01 11 2021

Bardhoshi, Bërnica dhe Sinidolli për Arben Vitinë

Fshatrat veriore të Prishtinës, Bardhoshi, Bërnica dhe Sinidolli, kanë potencial të madh të zhvillimit bujqësor andaj si komunë do t’i dyfishojmë subvencionet në bujqësi dhe do të sigurojmë qasje në treg për produktet e tyre.

-Komuna e Prishtinës do të ndërtojë një qendër grumbullimi të produkteve bujqësore me vlerë 2 milion euro.

-Do të ndërtohen tregje të vogla në disa lagje të qytetit ku bujqit mund të plasojnë produktet e tyre.

-Do të bëhet zgjerim i rrjetit të ujitjes, duke konsideruar inkuadrimin edhe të ujësjellësit nga Ibri në këtë zonë.

-Fshatrat do të jenë të barabarta në infrastrukturë me qytetin andaj do riparohen e rregullohen rrugët dhe do ndriqohen ato.

-Në planin tonë për çerdhe në çdo fshat me 100 fëmijë, do të ndërtohet edhe çerdhja në Bardhosh.

Kontribo