Banimi i përballueshëm për çiftet e reja, gratë kryefamiljare, shërbyesit publikë

Zgjidhja e problemit të banimit sot përbën një sfidë të papërballueshme për shumë kategori shoqërore apo grupe profesionistësh. Kjo vlen si për çiftet e reja, gratë kryefamiljare por edhe shërbyesit publik si arsimtarët, infermierët, policët, zjarrfikësit apo edhe administrata publike. Si përgjigje ndaj këtij problemi do të mundësojmë banim të përballueshëm për 4.000 familje vetëm gjatë mandatit të parë qeverisës. Kjo do të arrihet përmes programit “150×150”, ku familjet përfituese do bëhen pronarë të banesave me këste mujore prej vetëm 150 eurove maksimumi dhe për një periudhë kohore prej jo më shumë se 150 muajve. Kostoja vjetore e këtij projekti është rreth 22 milionë euro, por kjo shumë gradualisht i kthehet institucionit i cili do të themelohet dhe ngarkohet me implementimin e projektit.

Kontribo