Çlirimi i energjisë
Pa vonesa si qeveri e re i ndërmarrim hapat finalë për funksionalizimin e Interkonjeksionit me Shqipërinë, me rezultat garancinë e furnizimit me energji elektrike, ndërprerjen e varshmërisë energjitike nga Serbia dhe çlirimin e sistemit tonë nga mafia energjitike. Do të formojmë Komision të Përbashkët qeveritar me Republikën e Shqipërisë për burimet energjetike dhe natyrore.
I zhvillojmë projektet e rivitalizimit të kapaciteteve ekzistuese gjeneruese bazuar në nevoja, pasi të kemi llogaritur drejtë kërkesën për energji elektrike në vend. Do t’i mbështesim projektet për energji të ripërtërishme duke ekonomizuar sipërfaqet e përdorura dhe do të fuqizojmë projektet e paneleve për vetëkonsum.
Do të sigurohemi që asnjë kilovat nuk humbet me programin që mbështesim ekonomitë familjare për të rritur efiçiencën dhe zvogëluar humbjen e energjisë. Si masë të parë planifikojmë mbështetjen direkte në përmirësimin e izolimit termik, ndërrimin e pajisjeve elektro-shtëpiake të vjetruara dhe joefiçiente.
Ofrojmë politikë të re me çmime të përballueshme të energjisë elektrike për amviserinë dhe ndërmarrësinë prodhuese drejt sigurimit të furnizimit të qëndrueshëm me energji.
Kontribo
