Drejtësia për pronësinë e trashëgiminë

Prioritet yni do të jetë reforma në Sistemin Kadastral të Kosovës duke mundësuar qasjen publike në Sistemin e informativ të Agjensionit Kadastral të Kosovës për noter e përmbarues si dhe për publikun e gjerë.

Duke i ditur kushtet dhe vështirësitë e mijëra familjeve e qytetarëve tanë për ta regjistruar pronën e trashëguar, në emër të tyre do të hiqen të gjitha pagesat dhe do të thjeshtohen procedurat për regjistrimin e pronës. Ne do të bëjmë edhe rishikimin e tarifave për shërbimet kadastrale dhe ato noteriale sa i përket regjistrimit të pronës së paluajtshme.

Në mbështetje e përmbushje të të drejtave do të strukturojmë e garantojmë përftimin e pronës së trashëguar nga vajzat e gratë në familjet e tyre, do të sanksionojmë shpërndarjen e drejtë të pasurisë së fituar pas martesës si dhe do t’i ndryshojmë normat ligjore për të përshpejtuar procedurat gjyqësore kontestimore objekt i të cilave janë gratë.

Meqë kadastri është informacion jetik për të gjitha veprimtaritë, do ta rindërtojmë informacionin kadastral edhe nëpër Komuna e që ka të bëjë me harmonizimin e të dhënave tekstuale dhe grafike si dhe përputhjen e tyre me gjendjen reale në terren.

Kontribo