Fondi Sovran i Republikës së Kosovës
Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës. Fondi do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Korporatës së Thëngjillit, PTK-së. Brenda Fondit do të themelohet komponenti kreditues i cili do të financohet nga paratë publike, Fondi i privatizimit dhe shitja e letrave të borxhit, dhe që do të investojë në degë të caktuara të industrisë që krijojnë vende pune e zbusin bilancin tregtar duke u përqendruar në rritjen e eksporteve e zëvendësimin e importeve. Fondi do t’i vë në dispozicion 200 milionë euro për investime në ndërmarrje të reja në sektorë të caktuar të industrisë.
Plani zhvillimor do të bashkërendohet nga Agjencia Zhvillimore e Kosovës.
Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet. Ndërmarrjet nën menaxhimin e saj do t’i kalojnë në pronësi Fondit Sovran.
Privatizimet e deritashme do të hetohen dhe do të vlerësohen në mënyrë transparente për t’i ndjekur rastet e transaksioneve të korruptuara dhe për të rregulluar të gjitha dëmet ekonomike e shkeljet e të drejtave të njeriut eventuale që janë bërë gjatë privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore.
Kontribo