Granti i katërt për transformimin zhvillues të komunave

Ne do ta mbështesim pa rezerva qeverisjen vendore komunale andaj kemi hartuar një politikë krejt të re e transformuese. Prej keqpërdorimit të buxhetit qendror e trajtimit të pabarabartë të komunave do të kalojmë tek krijimi i “Grantit të katërt” për komunat, që do të jetë granti për investime kapitale. Përmes këtij granti, në katër vitet e ardhshme, komunave do t’u alokohen 600 milionë euro, dhe komunat do të vendosin vetë për alokimin e këtyre shumave për projekte të ndryshme kapitale, prej sistemeve të ngrohjes qendrore, zhvillimit ekonomik lokal, turizmit rural, mbështetjes së projekteve inovative, sporteve, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, artit, infrastrukturës publike, furnizimit me ujë të pijshëm e kanalizime.

Gjatë shpërndarjes së kësaj shume do të synohet ulja e pabarazisë zhvillimore mes komunave me kapacitet të ndryshëm fiskal.

Kontribo