INSTITUCIONET E ARTIT DHE ARTISTËVE

Institucionet e artit do të kenë buxhet vetjak dhe të qëndrueshëm. Teatri Kombëtar dhe teatrot e qyteteve do të kenë të garantuar financimin e rregullt dhe fondin e shtuar për projektet artistike. Njëjtë dhe për baletin, ansamblin dhe institucionet e tjera.


Do ta themelojmë Teatrin e Operas dhe Baletit si institucion të vetëqëndrueshëm. Si dhe do të fillojmë të ideojmë Teatrin e ri Kombëtar. Ne do t’i japim prioritet buxhetimit serioz të institucioneve të artit dhe trashëgimisë kulturore. Subvencionet do të shumëfishohen por kryesisht për skenën e pavarur. Kosova për herë të parë do të ketë ndërtesë të dinjitetshme për operë dhe balet. Do të krijohen mundësi të reja për zhvillimin e kulturës përmes fondit të rritur për kulturën e pavarur. Shikueshmëria e filmit do të rritet dhe nxitet përmes formimit të kinemave të reja në komunat e Kosovës, me një program të veçantë për investime në infrastrukturë, dhe me mbështetje për programacion filmik.


Do t’i këndellim muzetë. Eksponatet në Kosovë do të regjistrohen me standarde ndërkombëtare dhe të ekspozohen sipas konventave më bashkëkohore. Ndër projektet konkrete që do të trajtohen me prioritet janë: Muzeu i Historisë së Natyrës, Muzeu i Burgut të Prishtinës, Muzeu Arkeologjik, dhe zhvillimi i projekteve të tjera muzeale kombëtare dhe komunale.

Kontribo