Kapacitete të reja energjetike

Rindërtimi i TEC-it Kosova A, dhe ndërtimi i kapaciteteve të reja për B3 dhe B4.Funksionalizim pa vonëse i linjës së interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri dhe përpilimi i bilancit të përbashkët energjetik, dhënies së licencave reciproke në Kosovë dhe Shqipëri për operatorët/furnizuesit publik të të dyja vendeve drejt unifikimit të plotë të sistemeve energjetike të të dyja vendeve.Qeverisja jonë do të kërkojë me vendosmëri sipas ligjeve në fuqi rikthimin e tarifave para rritjes arbitrare dhe joligjore të viteve 2014-2015, si dhe do të shpallë të paligjshëm ngarkesën në faturat e qytetarëve të humbjeve komerciale (energjia që vidhet dhe energjia që nuk paguhet nga komunat në veri të vendit).Po ashtu do të rishikojmë edhe sistemin tarifor aktual me qëllim përshtatjen me interesin publik dhe të sipërmarrjes prodhuese.

Kontribo