KOSOVA ME POLITIKË TË JASHTME


Politikat tona të brendshme dhe ato të jashtme do të jenë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Fuqizimi i shtetit tonë brenda është kusht për ta faktorizuar atë jashtë. Ne jemi për vlerat e parimet e bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe parimeve reciproke të marrëdhënieve ndërkombëtare.


Andaj zotohemi për të vijuar me politikë të jashtme aktive, inovative parimore.

Me partnerët tanë strategjik si Shqipëria, ShBA, vendet e Bashkimit Evropian dhe Britania e Madhe na duhet të shtojmë fushat e bashkëpunimit sikundër dhe koordinimin për t’i mbërritur synimet tona.


Ne i konsiderojmë polikat e mbrojtjes dhe të sigurisë si vektorë të politikës së jashtme. Si kurrë më parë do ta organizojmë diplomacinë përmes artistëve, sportistëve e ndërmjet qyteteve.


Këto synime kërkojnë shpejtësi veprimi e mprehtësi planifikimi. Andaj vëmendja jonë për shërbimin diplomatik do të pasohet me reforma të thella, me fuqizimin e Akademisë Diplomatike, verifikimin e gradave, kthimin e mundësisë për diplomatët e karrierës që ta vijojnë ecjen e tyre para në përfaqësimin me dinjitet të Republikës. Dinjitetin e diplomatëve tanë do ta sigurojmë edhe nëpërmjet reformave legjislative, ku do te garantohet mirëqenia e tyre në raport me kushtet e jetesës së vendit pritës.


Bashkimi Evropian është bashkim me dijen dhe zhvillimin. Do ta rikthejmë adresën politike të Kosovës për BE-në, pra Ministrinë e Integrimit. Bashkëpunimi me shtetet kryesore të BE-së dhe vendet e tjera anëtare me të cilat nuk ka ende marrëdhënie të thelluara bilaterale do të jetë një nga veprimet më të para të qeverisë sonë. Por, ne e duam dhe do ta sjellim europianizmin nëpërmjet bashkëpunimit intensiv për të marrë dijen, projektet e ekspertizën si fuqizim i arsimit profesional si dhe mbështetjen për realizimin e paktit për mjedisin. Ne i duam standardet e Bashkimit Evropian edhe për profesionistët tanë në institucionet e ndërmarrjet publike andaj do të organizojmë specializimin e tyre drejt vendeve ku ky zhvillim i hovshëm ka ndodhur.


Bashkimi Evropian ndan për Kosovën Fondet IPA. Ne do të punojmë me ta që planifikimi i fondeve të shkojë në vijë me strategjinë tonë të zhvillimit, më kërkesat e vendit tonë pra për arsimin, shkencën, shëndetësinë, aftësim profesional, bujqësinë e mjedisin. Kështu ne mund të përgatitemi në të ardhmen për aplikimin për statusin e shtetit kandidat.


Bashkëpunimi me Shqipërinë do të shprehet në mekanizma të përbashkët për interesin kombëtar dhe të mirën e përbashkët. Do të krijojmë regjistra të përbashkët civilë dhe biznesorë, qarkullim e bashkëpunim pa pengesa të qytetarëve, profesionistëve dhe prodhimeve, si dhe komisione të përbashkëta qeveritare dhe parlamentare për siguri kombëtare, politikë të jashtme, burime natyrore.


Kontribo