Kthimi kah Sportet

Ne e duam sportin si prioritet shtetëror. Andaj do të financojmë projektet e qendrave multifunksionale sportive, me buxhet vjetor prej 15 milionë euro. Si dhe një program intensiv për të mbështetur financiarisht shkollat e sportit me theks edukimin sportiv të moshave të hershme, me 10 milionë euro në vit.

Përveç ndërtimit të Stadiumit kryesor e të cilin do ta përfundojmë e funksionalizojmë, ne angazhohemi për edukimin e fëmijëve me sportin. Kjo na garanton që e zbulojmë e mbështesim talentin kudo që ai paraqitet në shkollat e sporteve.

Kontribo