Mbështetja e Mërgatës – investimi i Mërgatës

Bashkatdhetarëve tanë ndërmarrës u ofrojmë partneritet të plotë për jetësimin e projekteve të tyre investuese në Kosovë, si dhe mundësi investimi në letrat me vlerë të garantuara nga shteti.

Për bashkatdhetarët tanë do të garantojmë të drejtën e votimit në Ambasadat e Konsullatat e Republikës së Kosovës.

Qeveria jonë do të ketë pjesëmarrje aktive të bashkatdhetarëve në drejtimin e sektorëve strategjik të vendit.

Arritja e marrëveshjeve për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe ose futjen në kurrikulat zyrtare të vendit pritës të gjuhës shqipe është prioritet yni. Kjo së bashku me themelimin e rrjetit të qendrave kulturore aty ku jeton mërgata jonë, si organizim i qëndrueshëm dhe i përhershëm.

Pa vonesa, do të fillojnë veprimet për zgjidhjen përfundimtare në heqjen e pagesave të sigurimit kufitar për bashkatdhetarët tanë. Do ta realizojmë marrëveshjen bilaterale me byronë nacionale të një vendi anëtar në Këshillin e Byrove që të sigurohet pajisja me Karton të Gjelbër.

Adresimi me prioritet i shërbimit diplomatik të Kosovës në zgjidhjen e problemeve me dokumentet para pavarësisë së Kosovës dhe shtetësitë e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë e veprojnë jashtë vendit.

Kontribo