Mbështetje prindërve, mirëqenie fëmijëve

Fillojmë nga zbatimi i Programit të shtesave për fëmijët. Ne duam ta adresojmë situatën tonë demografike, ta shtojmë solidaritetin dhe ta çlirojmë gruan nga barra e madhe në kujdesin brenda familjes.
E kemi avancuar skemën tonë në mënyrë që të gjithë fëmijët nën moshën 2 vjeçare do të përfitojnë shtesa mujore në vlerë prej 20 eurove, kurse për fëmijët nën moshën 16 vjeçare, shuma që përfitojnë do të jetë 10 euro në muaj. Shtesat për fëmijë do të paguhen në llogari të grave anekënd Kosovës, do të lirohen nga çfarëdo obligimi tatimor si dhe nuk do të kihen parasysh gjatë përcaktimit të përfitimeve nga skemat tjera sociale në vend.

Siç e kemi thënë tashmë, ne jemi për tatim të përshkallëzuar dhe për rritjen e pagës minimale për orë pune. Askush nuk duhet të paguajë tatim për të ardhurat minimale. Gjatë mandatit tonë, 300 eurot e para të pagës së secilit do të jenë të liruara nga tatimi.

Po ashtu, të gjitha familjet që kanë të ardhura të ulta, do të rimbursohen varësisht prej të ardhurave vjetore që familja merr. Nga 150 euro për secilin fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 5 mijë euro, nga 100 euro për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 6 mijë euro, dhe nga 50 euro për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 7 mijë euro.

Kontribo