MBROJTJA DHE FORCA E SIGURISË SË KOSOVËS
Ne do t’i japim përparësi gatishmërisë luftarake të FSK-së ashtu siç e ka misionin dhe detyrën. Qeverisja jonë do t’i orientoj politikat e mbrojtjes në zhvillimin e kapaciteteve për të përmbushur detyrën parësore të FSK-së atë të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial.
Do të ketë thellim dhe rritje të bashkëpunimit bilateral me partnerët strategjik në krijimin e aftësive dhe kapaciteteve të plota ushtarake theks të veçantë me Shqiperinë dhe ShBA-të. Ne do të përgatitemi për ta bërë Kosovën anëtare të Kartës së Adriatikut.
Dhe, në bashkëpunim të ngushtë më Aleancën e Atlantikut Verior ta kompletojmë Forcën e Sigurisë me tiparet e ushtrive simotra.
Ne do të përgatisim planin për shërbimin ushtarak të kombinuar në 3+3 muaj për të rinjtë tanë duke u kujdesur për shtimin e kapaciteteve trajnuese dhe edukuese të FSK-së.
Kontribo