Me fermerët, për bujqësi bashkëkohore

Politikat tona për bujqësinë e kanë në thelb mbështetjen e drejtpërdrejtë të fermerëve. Do ta ndërrojmë në themel politikën e granteve dhe subvencioneve. Çdo aplikim i vlefshëm i fermerëve në bujqësi e blegtori do të miratohet si grant apo si subvencion. Kjo mbështetje financiare do të shtrihet deri tek përpunimi i ushqimeve duke siguruar këshillim dhe orientime në prodhime me potencial të lartë ekonomik.

Do t’i sigurohet treg prodhimit të subvencionuar, e do ta jetësojmë sigurimin e prodhimit. Po ashtu, në mënyrë që të sigurojmë një treg vendor që nuk përbuz mundin e fermerëve, do të sigurohemi që të ketë çmim dysheme për kulturat kryesore bujqësore e blegtorale, kështu shteti garanton blerjen në njërën anë dhe mbush rezervat shtetërore në anën tjetër.

Kontribo