Ndërmarrësit e Republikës

Ne e shohim ndërmarrësin si partner kyç në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin ekonomik. Parakusht për çlirimin e potencialit të sektorit privat është që shteti të sigurojë një ambient të barabartë, duke hequr monopolet zhvatëse, duke eliminuar evazionin fiskal klientelist, duke siguruar furnizimin me energji elektrike me çmim të përballueshëm, dhe veçanërisht duke bërë pagesat me kohë për ndërmarrjet që kryejnë punë të kontraktuara nga autoriteti publik. Qeveria jonë zotohet se do t’i plotësojë këto parakushte.

Ndërmarrësit që duan të ngrenë kapacitetet dhe të rrisin punësimin do të mbështeten nga Banka Zhvillimore, me kredi të buta e me grejs periudha të gjata.

Në këtë bashkërendim të qeverisë tonë me ndërmarrësit, prodhuesit vendorë do të mbështeten veçanërisht në ngritjen e cilësisë, duke shtuar mundësitë për gjetjen e tregut dhe rritur eksportet.

Kontribo