Pakti i mbrojtjes së mjedisit

Në të gjitha rastet e dëmtimit, abuzimit, tejkalimit të autorizimit do të ndalen ndërtimet e minihidrocentraleve private sepse prioritet të lartë kemi mbrojtjen e pellgjeve lumore dhe shtrirjen e rrjeteve të ujitjes e ujit të pijes.

Vendosja e rregullit dhe kontrollit për gurëthyesit që kanë shkelur normat apo kanë rrezikuar zonat e banuara shoqëruar me mbylljen e atyre që ilegalisht pa standarde po operojnë si dhe moratorium ndaj licencave të reja deri në stabilizimin e situatës mjedisore, do të jenë dy hapat e tjerë për ndaljen e ndotjes dhe dëmtimin mjedisor. Po ashtu do të mbështesim projektet që sigurojnë filtra të teknologjisë bashkëkohore në termocentrale.

Tokat bujqësore shpallen të paprekshme dhe të patjetërsueshme. Hapësirat e mbuluara nga sistemet e ujitjes dhe komasacioni merren në mbrojtje efektive. Veprojmë intensivisht dhe pa tolerancë ndaj ndotësve masiv industrial duke i izoluar, mënjanuar, penalizuar dhe rikthyer gjendjen para ndotjes.

Peizazhin pyjor dhe shtretërit e lumenjve i restaurojmë dhe rregullojmë duke buxhetuar e punuar intensivisht.

Deponitë e hapura të mbeturinave dhe kanalizimet e hapura të ujërave të zeza do të transformohen në sisteme bashkëkohore të përpunimit dhe pastrimit.

Planifikojmë politikë të re për materialet e plastikës dhe zëvendësimit të tyre gradual.

Kontribo