Rinia e inovacionit dhe teknologjisë

Programi ynë për mbështetjen e rinisë përfshin një paketë masash që do të implementohen për herë të parë në Republikën e Kosovës. Ne e kemi konceptuar një paketë, që na siguron se talenti, dija dhe puna e rinisë do të optimalizohet duke e vendosur shtetin tonë në hartën botërore të inovacionit dhe teknologjisë.

Për përforcimin e kësaj politike do ta themelojmë e jetësojmë një tekno-park, një fakultet për teknologji informative dhe hapësira për start-ups. Shtrirja e kësaj politike në të gjitha komunat e Kosovës, brenda rrjetit të shkollave me hub-et rajonale na siguron kushtet për krijimin e një ekosistemi që vetëushqehet me ide dhe me financim.

Për vajzat dhe djemtë nga i gjithë vendi që orientohen nga ndërmarrësia në këtë fushë, do të vihen në dispozicion deri në 2 mijë grante në vit, me një vlerë totale prej 20 milionë euro, destinuar për qira dhe pajisje. Kështu për herë të parë dhe për çdo vit, 2000 grupe entuziastësh të rinj do t’i kenë kushtet për t’i avancuar idetë e tyre.

Kontribo