Rritja e subvencioneve e granteve në bujqësi  dhe sigurimi i plotë i prodhimit bujqësor

Për çdo vit investimet në bujqësi do të ndahen në 65% subvencione dhe 35% në grante në mënyrë të drejtë e të studiuar, mbështetur nga Federata Sindikale e Bujqve. Kjo do të paraprihet nga rritja e buxhetit për të. Ne do t’i japim përparësi të veçantë mbështetjes së grave fermere, duke e sanksionuar përparësinë e tyre për përfitimin e kësaj mbështetje. Ne synojmë që ta rrisim deri në 240 milionë euro mbështetjen buxhetore për bujqësinë dhe zhvillimin e prodhimit vendor brenda mandatit të ardhshëm.

Kontribo