Shëndet publik me shëndetësi publike
Prioritet kryesor në qeverisjen e shëndetësisë i kemi Sigurimet shëndetësore publike të paraprira nga Sistemi informativ shëndetësor dhe Udhërrëfyesit klinikë.
Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, pacientëve tanë, e punonjësve shëndetësor nuk do t’i mungojnë mjetet e barnat. Lista esenciale e barnave do të buxhetohet ashtu që për rezultat të kemi barna të cilësisë më të lartë të mundshme dhe e bazuar në protokollet shëndetësore.
Rivitalizimi i Klinikës Onkologjike dhe klinikave të tjera të lëna pas dore së bashku me mbështetjen e profesionistëve shëndetësorë janë nga prioritet kryesore. Si dhe do ta avancojmë shërbimin gjinekologjik në të gjithë vendin.
Do ta forcojmë shërbimin parësor në bashkëpunim me komunat e Kosovës duke funksionalizuar e standardizuar mjekësinë familjare.
Do ta fillojmë projektin e ri për mbështetjen e pacientëve me sëmundje malinje dhe familjeve të tyre, me shërbime të plotësuara edhe në spitalet rajonale si dhe duke u siguruar që ata të mos humbin vendin e punës për sa që janë nën trajtim.
Kontribo