SHËNDETI PUBLIK

Për shumë gjatë shëndetësia u shqua si një nga sektorët më të keqmenaxhuar. As pacientët nuk i marrin shërbimet e sigurta por as profesionistët shëndetësor nuk i kanë kushtet elementare për punë. Pandemia COVID-19 e shpërfaqi brutalisht pamundësinë e sistemit tonë për të ofruar shërbimet më bazike shëndetësore.


Ne ia nisëm por edhe do ta ndërtojmë sistemin shëndetësor me standarde të vendosura qartë dhe monitorim të vazhdueshëm që eleminojnë pabarazitë. Funksionalizimi i sigurimeve shëndetësore publike është detyrë e jonë për të cilën zotohem para jush se do të përmbushet.


Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, pacientëve tanë, e punonjësve shëndetësor nuk do t’i mungojnë mjetet e barnat. Qendra Klinike Universitare ka nevojë për një ritëm të ri, në hap me kohën dhe me nevojat e mëdha që kemi. Nuk do të ketë më spitale rajonale të harruara, jashtë vëmendjes dhe buxhetit.


Lista esenciale e barnave do të buxhetohet ashtu që për rezultat të kemi të gjitha barnat nga kjo listë e cilësisë më të lartë të mundshme. Prandaj, përveç racionalizimit do të rritet edhe buxheti për shëndetësi. Çdo vit buxhetit për shëndetësi do t’i shtohen 40 milionë euro. Kjo do të përmisojë edhe infrastrukturën e kushtet e punës për personelin shëndetësor.


Do të investohet në zhvillimin mjeksisë preventive, në atë shkollore dhe shumë më shumë se deri tani në mjekësinë familjare.


Do ta bëjmë rritjen e bashkëpunimit midis Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe shërbimit primar, që është hallka e parë e sistemit shëndetësor në drejtim të promovimit të shëndetit. Dhe, zhvillimin dhe funksionalizimin e plotë të IKShP-së e bashkëpunim me shërbimet tjera shëndetësore vendore dhe organizmat ndërkombëtarë. Edukim dhe aftësim i stafit të IKShP-së, si dhe përkrahje institucionale dhe materiale për përpilimin e një strategjie për rreziqet, nevojat dhe sugjerimet për shëndetin publik. Kjo strategji duhet të jetë bazë e politikave shëndetësore në drejtim të parandalimit të sëmundjeve dhe investimeve në segmente prioritare.
Do të rrisim numrin e qendrave dhe shërbimeve të shëndetit mendor, dhe të bëjmë përmirësimin teknik të qendrave ekzistuese. Si dhe rritjen e numrit të profesionistëve për parandalimin dhe mjekimin adekuat të këtyre sëmundjeve.


Do të rrisim numrin e qendrave dhe shërbimeve për gjendje të caktuara si autizmi, sindromi Down etj. Dhe zhvillimin e promovimin e programeve për zvogëlimin e paraqitjes së sëmundjeve profesionale.

Kontribo