Shteti i së drejtës në luftë kundër krimit të organizuar

Shteti i Kosovës ka ngelur i dobët sepse i kapur. Kjo duhet të marrë fund. Sistemi i drejtësisë dhe i sigurisë janë themelore. Ne do të sigurohemi që shumica jonë parlamentare ta ideojë dhe zbatojë procesin e përgjithshëm të vettingut për prokurorinë, gjykatat, drejtuesit e lartë të Policisë dhe Agjencisë për Inteligjencë të Kosovës. Ne kemi planifikuar që të sigurojmë ekspertizë me integritet të lartë, mosbllokimin e sistemit nga brenda dhe buxhetimin. Për ta krijuar besimin dhe sigurinë se drejtësia do të bëhet, planifikojmë krijimin e mekanizmit të vetting-ut të përhershëm. Kështu sigurohemi që mbrohet integriteti i sistemit prokurorial e gjyqësor pavarësisht ndërrimit të konjukturave drejtuese. Ky proces do të shoqërohet nga hartimi e zbatimi i Ligjit Antimafia, ku barra e provës për pasurinë e pajustifikueshme bie mbi zyrtarin e personin e hetuar.

Ne do të themelojmë institucionet për dokumentimin dhe arkivimin e krimeve të luftës. Sistemit të pavarur të drejtësisë do t’u krijohen kushtet institucionale për hetimin dhe gjykimin e krimeve të Serbisë në Kosovë.

Kontribo