Siguria publike dhe Policia
Siguria e brendshme publike do të avancohet me themelimin e policimit në komunitet. Do të ketë përgjigje pa kompromis ndaj cenimit të integritetit fizik e moral të fëmijëve, vajzave e grave. Sigurimi i reagimit të menjëhershëm do të bëhet nëpërmjet riorganizimit të komponentës për parandalimin e dhunës brenda familjes dhe ndaj vajzave e grave.
Për punëtorët e sektorit publik, si policët, zjarrfikësit dhe të tjerët me rrezikshmëri të lartë, do të themelojmë Skemën publike të sigurimit të jetës. Për ata zyrtarë që humbin jetën gjatë ushtrimit të detyrës do të vazhdohet kompensimi i familjes deri në moshën e paraparë të pensionimit. Në respekt të punës dhe dinjitetit të policëve do ta miratojmë pa vonesë Ligjin për pensionimin e parakohshëm.
Kontribo