TRASHËGIMIA KULTURORE

Shpëtimi i trashëgimisë në rrezik do bëhet përmes ndërhyrjeve emergjente dhe fuqizimit të inspektoriatit. Si hap i parë themelohet fondi për ndërhyrje emergjente për të shpëtuar mbi 100 asete të listës “trashëgimia në rrezik”. Krahas “ndihmës së parë”, do të fuqizohet inspektoriati për të siguruar mbikëqyrje efektive dhe parandalim të aktiviteteve që cënojnë asetet e trashëgimisë.


Do të kemi mbrojtje e përhershme ligjore e aseteve të trashëgimisë kulturore. Në afatin optimal dokumentohen të gjitha burimet e trashëgimisë kulturore me synim pasurimin e inventarit të aseteve. Paralelisht procedojmë me shpalljen e aseteve të trashëgimisë në mbrojtje të përhershme ligjore, duke përcaktuar autenticitetin, perimetrin e zonës dhe përshkrimin e kufizimeve.


Do të kemi përfshirje të trashëgimisë në plane hapësinore për të kontrolluar aktivitetin ndërtues brenda zonave të mbrojtura. Trashëgimia pra do të përfshihet në dokumentet hapësinore. Me rëndësi primare është përfshirja e zonave të trashegimisë në Planin Hapësinor të Kosovës, Hartën Zonale të Kosovës dhe Regjistrin Kadastral (planet kadastrale). Njëjtë do të veprohet edhe me dokumentet hapësinore të komunave për të kufizuar dhe kontrolluar aktivitetin ndërtues brenda këtyre zonave.

Kontribo