26 10 2021

Arben Vitia takohet me pensionistët

Sot, në zyret tona prita disa prej grave pensionsite. Hanife Azemi, 88 vjeçare, erdhi në zyre vetëm për të na dëgjuar e për të na dhuruar përkrahje në këtë kohë para fushate për Prishtinën. Pensionimi është një prej fazave të rëndësishme të jetës. Pas kontributit të dhënë në shoqëri, vjen koha kur shteti e komuna duhet të jenë nën shërbimin e më të dashurve tanë. Këto gra e burra janë pjesë qenësore e jetës tonë, me përvojën e dijën dhe urtësinë e tyre, janë kompasi i shoqërisë sonë.

Si qeverisje e ardhshme do të krijojmë hapësira atraktive nëpër lagje ku, pensionistët, do ta kalojnë kohën e tyre.

Forcimi i rolit të infermierëve në vizita shtëpiake dhe jo vetëm. Komuniteti e sidomos të moshuarit dhe të sëmurit kronik do të kenë kujdesin e duhur në shtëpitë e tyre.

Do shtojmë numrin e qendrave për të moshuar në lagjet e qytetit.

Qeveria e Kosovës është duke punuar që pensionet të rriten krahas pagës minimale dhe kësisojë ta tejkalojmë varfërinë e të bëjmë jetë më të mirë.

Bashkë qeverisim!

Kontribo