08 11 2021

Arben Vitia viziton kompaninë “KiKxxl-evroTarget”

Në vizitën tonë në kompaninë “KiKxxl-evroTarget”, kryetari Arben Vitia, takoi pronarët dhe punëtorët. Në këtë takim u diskutua për sfidat e tyre dhe potencialin që kanë veçanërisht në krijimin e vendeve të reja të punës. Po ashtu, me theks të veçantë u diskutua për infrastrukturën që komuna duhet të ofrojë në mënyrë që të lehtësohet operimi. Kryetari i njoftoi edhe për shkollën profesionale që do të krijohet në Prishtinë, në mënyrë që tregut të punës t’ia shtojmë dijen profesionale.

Kontribo