02 11 2021

Arben Vitia viziton TERMOKOS-in

Në vizitën në “TERMOKOS”, në takim u pritëm nga kryeshefi i kësaj ndërmarrje, z. Arsim Fetahu.Bashkëbiseduam për rëndësinë e kësaj ndërmarrje për qytetarët e Prishtinës, sfidat dhe projektet e ardhshme.Folëm për rëndësinë e shtrirjes së rrejtit të ngrohjes në lagjet me dendësi të lartë banimi, sepse përveç ofrimit të shërbimit të ngrohtores tek sa më shumë lagje të Prishtinës, është jetike të intervenojmë menjëherë në uljen e ndotjes së ajrit në qytet.

Gjatë mandatit tonë rrjeti i ngrohjes do shtrihet në disa lagje të Prishtinës, përfshirë lagjet: Dodona, Tophane, Mati I, Kalabria dhe një pjesë e lagjes Kodra e Diellit.

Kontribo