09 11 2021

Jeton Raka takohet me mësues e profesorë

Së bashku me ministren e Arsimit dhe Shkencës, znj. Arbërie Nagavci, kryetari në ardhje i komunës sonë, Jeton Raka ka takuar mësues e profesorë të sferave të ndryshme duke u njoftuar për nga afër me problemet që ata dhe shkollat tona kanë, si mungesën e çerdheve dhe poligonet sportive.

Me ardhjen e LVV-së në krye të komunës dhe me Jeton Rakën si udhëheqës, komuna do të jetë një shembull në mënyrën drejtuese duke krijuar kushte cilësore për nxënësit dhe profesorët tanë njëkohësisht si dhe duke ndërtuar çerdhe të reja e duke i rikonstruktuar ato të vjetrat.

Kontribo