Alban Hyseni
Alban Hyseni u lind më 23 tetor 1990 në Gjilan. Ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik dhe ka vijuar masterin në programin Juridik Penal. Alban Hyseni ka filluar punën si tutor studentësh në vitin e katërt të studimeve. Më pas, gjatë viteve 2013-15, ka vazhduar punën si asistent në lëndët e fushës juridiko-penale. Ka qenë i angazhuar edhe në pozitat si Zyrtar për Marrëdhënie me Jashtë (2013 – 2014), Zyrtar i Cilësisë (2014-2016) dhe më pas edhe si Sekretar i Përgjithshëm i Kolegjit “ARBËRI” si dhe ishte i angazhuar poashtu si Koordinator i UBT-së në Gjilan, si dhe është pjesë e stafit akademik në kuadër të Fakultetit Juridik, për lëndët e fushës Penale. Ai vazhdon të jetë i angazhuar me orar të kufizuar në Kolegjin UBT.
Alban Hyseni i është bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE! në vitin 2010. Në legjislaturën e fundit ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku u angazhua në Komisionin Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.