26 12 2018

Lëvizja vazhdon të rritet – 39 anëtarësime të reja në Klinë

Mbrëmë, në fshatin Rudicë të Komunës së Klinës në një takim të ngrohtë në odën e pasardhësve të bashkëluftëtarit të Shaban Polluzhës, Syl Mehmetaj, përveç diskutimit të situatës politike në vend, Kryetari Albin Kurti, Kryetari i Qendrës së Klinës Xhafer Berisha dhe anëtari i Kryesisë e deputeti Rexhep Selimi mirëpriten 39 anëtarë të rinj që iu bashkuan Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Qendra e LV-së në Klinë tash numëron 1003 anëtarë. Vetëm këtë vit janë bërë 450 anëtarësime të reja. Viti 2018 është vit në të cilin më së shumti anëtarë të rinj i janë bashkuar Lëvizjes prej ekzistencës së saj duke shkuar gjithsej në 5159 anëtarsime të reja. Anëtarët e rinj me angazhimin nëpër pika, fshatra dhe lagje prej nga vijnë forcojnë Lëvizjen e sigurojnë orientimin e saj të drejtë. Masa e njerëzve të pakënaqur me gjendjen socio-ekonomike në vend kthehet në organizim konkret për të ndryshuar orientimin e vendit kah zhvillimi e barazia.

Kontribo