Sot, kryekuvendari Glauk Konjufca qëndroi për vizitë në Kaçanik, duke i dhënë përkrahje maksimale kryetarit në ardhje Jeton Raka. Në këtë takim të organizuar bashkë me biznese të ndryshme u fol për problematikat që ata kanë në këtë kohë pandemie, mbështetjen e munguar nga ana e komunës, nga ku premtuam dhe u zotuam se me ardhjen e LVV-së në krye të pushtetit, qasja ndaj bizneseve do të jetë më e madhe duke krijuar fonde të posaçme në ndihmë të tyre.
Do t’i përmirësojmë kushtet infrastrukturore për bizneset që ato të shfrytëzojnë gjithë potencialin e tyre
Në vizitat e organizuara në biznese të ndryshme, përfshirë “Flora”, “Efekos”, “Vali al-pvc” dhe “Dita GSH”, u njoftuam me problemet e tyre.Kryetari Alban Hyseni, shpalosi pjesë të rëndësishme të programit, ku më e rëndësishmja është Zona Ekonomike, ku përmes saj, bizneseve do i krijohen kushte më të mira dhe mundësi më të mëdha të rritjes së bizneseve e zhvillimit.
Fryma e fitorës së koalicionit bashkëqeverisës Vetëvendosje-AAK po ndjehet kudo. Dje, sot e nesër kjo frymë vetëm se po rritet, sepse qytetari e ka kuptuar se ne jemi mundësia e tyre e vetme dhe e duhur për të bërë punë të mira, të ndershme e parimore. Ne jemi zotuar që me përkushtim të madh do të punojmë për Dardanën, qytetin tonë.
Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, bashkë me deputetë të Republikës së Kosovës, mbrëmë i dhanë theks të veçant mbështetjes së nivelit qendror dhe premtuan se do të jenë pranë neve përgjatë qeverisjes sonë të ardhëshme. Dardanën e presin ditë të ndritshme me ne në qeverisje, ne do bëjmë çdo gjë për qytetarët tanë, në mënyrë që ata të kenë një jetë me të lehtë e dinjitoze.
Bashkë me Ministrin e Financave dhe Transfereve Hekuran Murati, Kryetaren e Qendrës Albana Gashi si dhe asambleistin Vlonjat Hasani, u takuam me banorët e fshatit Miradi e Epërme. Bashkë me ta diskutuam për mungesat që ka fshati si dhe për programin tonë qeverisës për mandatin 4- vjeçar. Në program kemi paraparë këto projekte:- Mirëmbajtja e objektit shëndetësor;-Pajisje për shëndetësi;-Renovimin e shtëpive për rastet sociale;
-Zëvendësimin e ngrohjeve qendrore me pompa termike në objekte shëndetësore;
-Subvencione për shëndetësi;
-Mirëmbajtja e objetit shkollor;
-Dixhitalizimi, kabinetet dhe kamerat në shkollë;
-Zëvendësimi i ngrohjeve qendrore me pompa termike ë objektin e shkollës;
-Subvencione- bursa për studentë dhe nxënës;-Mirëmbajtja e sallës dhe fushës së sportit;
-Subvencione për rini, kulturë dhe sport;
-Ujësjellës dhe Kanalizim;
-Asfaltim;
-Ndriçim publik dhe mirëmbajtje;
-Trotuare;-Shtegun e biçikletave;
-Projekti “Smart City”
-Ndërtimi i urës.
Në anën tjetër, ministri Murati, premtoi përkrahjen e qeverisë në realizimin e projekteve për komunën tonë, dhe bëri thirrje për angazhim e mobilizim për dalje sa më masive në ditën e zgjedhjeve, për ta nxjerrë komunën nga kaosi i shkaktuar nga pushteti në ikje.
Kryetari në ardhje Dr.sc. Arsim Ademi, bashkë me deputetët Nijazi Isaku, Mirlinda Tishukaj Sadiku, po ashtu edhe deputeti Valon Ramadani, ishin në takim në fshatin Drobesh, nga ku përpos që zhvilluan diskutim, njëherit paraqiten arsyet pse i duhen Vitisë ndryshimet. Kryetari shkurtimisht paraqiti zotimet që ndërlidhen me ujin e pijshëm, infrastrukturën, zhvillimin ekonomik dhe atë të bujqësisë, si dhe qerdhet publike, duke qenë edhe përgjigje adekuate për të lehtësuar jetën e dinjitetshme.Vitisë i duhen ndryshimet, ato do të ndodhin më 14 nëntor, kur edhe fillon e kthehet përspektiva dhe transparenca.
Kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kryetar Komune, Prof.Enver Bajçinca, bashkë me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, u takuan me banorët e fshatit Harilaq. Në këtë takim u prezantua plani për Fushë Kosovën, dhe në veçanëti për këtë fshat.
Në Kosovë mosha mesatare e popullsisë është mjaft e re. Kjo bënë që Kosova të ketë potencial për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror. Por, për ta shfrytëzuar këtë potencial fillimisht shteti dhe shoqëria, e kanë për obligim të investojnë në të. Në frymën e kësaj, kandidati për kryetar komune, prof.Bajçinca bashkë me Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, si dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, kanë takuar një grup të të rinjëve nga Fushë Kosova, ku kanë shpalosur programin qeverisës komunal dhe atë qendror, për rininë.
Në takimin e mbajtur në fshatin Zhegër, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, Zhegra e Agim Ramadanit na e konfirmoi mbështetjen masive për Lëvizjen. Kryetari Alban Hyseni, u zotua se me qeverisjen e re Gjilani do të orientohet kah zhvillimi e kah e mbara. Regresit në fusha të caktuara, e stagnimit ekonomik, do i vie fundi më 14 nëntor. Mobilizimi e përkushtimi i qytetarëve të Zhegrës për ndryshim, do jenë vulë për fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.Sepse bashkë jemi më mirë!
Në takimin e mbajtur në fshatin Cërnicë, gjetëm frymën e fitores edhe aty, si ngado tjetër. Kryetari Alban Hyseni, në praninë e Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, u zotua se pas 14 nëntorit, Gjilani do të kthehet kah e mbara. Vetëm 3 ditë jemi larg ndryshimit të domosdoshëm që i duhet Gjilanit. E kur jemi të bashkuar kështu si sonte, e edhe pasi të jemi në krye të ekzekutivit në komunë, rruga drejt zhvillimit nuk do ketë alternativë.Bashkë jemi më shumë, e bashkë jemi më mirë!
Livoçi i Poshtëm i konsoliduar për t’ia dhënë ndryshimin e nevojshëm komunës
Në takimin e mbajtur në Livoç të Poshtëm, gjetëm mobilizimin e fuqishëm për ndryshimin e nevojshëm në komunë. Kryetari Alban Hyseni, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, shpalosi pjesë nga programi qeverisës, pjesë të cilat prekin edhe interesin e këtij lokaliteti. Zgjidhja e problemeve me kanalizim, e ujit të pijshëm, si dhe problemeve infrastrukturore, janë prioritet mbi prioritete, sepse vetëm zgjidhja e këtyre problemeve siguron nivelin minimal të jetesës, i cili i ka munguar këtij fshati, dhe jo vetëm këtij, por këto probleme po i gjejmë ngado, andaj vetëm zgjidhja e tyre garanton jetesë më të mirë.
Kalaja e Pogragjës është një nga monumentet me vlerë historike e kulturore në qytetin e GjilanitKalaja e Pogragjës fatkeqësisht as nuk mirëmbahet e as nuk ka përkujdesje. Një hapësirë si kjo, do të duhej të ishte pikë e rëndësishme për vizitorë e turistë.Investimi në qasjen e saj (rruga e shtegu për ecje), si dhe mirëmbajtja e saj është shumë e nevojshme.Kalaja e Pogragjës do ta ketë kinemanë e hapur afër saj, e cila do ta shtonte atraktivitetin turistik të kalasë.
Ura mes Kryetarit Haskuka e Kryeministrit Kurti e shpejton zhvillimin në Prizren
Kryetari Mytaher Haskuka tash e ka një qeveri qendrore që e mbështet për ta zhvilluar më shumë e më shpejtë Prizrenin. Ura mes Kryetarit Haskuka dhe Kryeministrit Kurti është ura që e solli projektin e rrugës Prizren-Tetovë, e që do të sjellë edhe shumë projekte të tjera që shtojnë aktivitetin ekonomik, kulturor, e turistik, në drejtim të krijimit të vendeve të reja të punës e rritjes së mirëqenies qytetare.
Me datë 14 nëntor votojmë kundër partive që kanë penguar dhe diskriminuar Prizrenin, e për qeverisjen e mirë të Haskukës. Me 14 nëntor votojmë numrin 144 që sjell Bashkëqeverisjen dhe Fitoren tonë në Prizren.
Marshi i fitores në Podujevë tregon se qytetarët e kanë ndarë mendjen për të ecur përpara e për të qeverisur bashkë
Kryetari Shpejtim Bulliqi në mandatin e tij të plotë do e realizojë programin zhvillimor e progresistë për Podujevën, e për këtë do ta ketë mbështetjen e plotë të Kryeministrit Kurti.
Me 14 nëntor, të bashkuar e besimplotë drejt një të ardhme prosperuese, votojmë numrin 144, dhe festojmë fitoren tonë.
Shansi është unik, data është 14 nëntor, e Kryetari është Kadri Rahimaj!
Qeverisja që respekton vullnetin qytetar e në qendër ka nevojat dhe interesat e tyre po jetësohet në Dardanë. Programi ynë qeverisës do t’ia shtoj mundësitë zhvillimore Dardanës për shkak se ndërlidhet dhe mbështetet nga niveli qendror. Me 14 nëntor votojmë 144 për ta bërë ndryshimin në Dardanë.
Alban Hyseni Kryetar është përgjigjja kur në pyetje është Gjilani
Modestia dhe thjeshtësia me qytetarë, guximi dhe vendosmëria për një qytet të zhvilluar e të drejtë, janë cilësi dhe përcaktime që e bëjnë Alban Hysenin Kryetar fitues në Gjilan. Me 14 nëntor, votojmë numrin 144, dhe festojmë fitoren tonë.
Katër ditë deri në mandatin Katërvjeçar të Arsim Ademit si Kryetar në Viti
Qeverisja profesionale, demokratike, e zhvillimore po vjen me 14 nëntor. Nuk do të ketë më nevojë të nënshtrohet askush për të siguruar atë që i takon në Viti. Punësimi, Arsimi, shëndetësia, infrastruktura, bujqësia, kultura, janë në qendër të programit tonë zhvillimor dhe kanë mbështetjen e Kryeministrit Albin Kurti.
Me 14 nëntor votojmë numrin 144 për Bashkëqeverisje!
Jeton Raka është Kryetari që programin e Lëvizjes do ta zbatoj bashkë me qytetarë e për qytetarë
Qeverisja e tij do ta ketë mbështetjen e plotë të qeverisjes qendrore për shkak se ne besojmë që Kaçaniku duhet të qeveriset drejtë e të zhvillohet si komunë që u shërben të gjithëve e pa dallim. Me 14 nëntor, festojmë katër vitet e reja në Kaçanik.
Pritje e mrekullueshme nga banorët e lagjes “Qerim”
Me banorët e lagjes biseduam më gjerësisht për problemet e tyre aktuale të cilat do t’i rregullojmë bashkë, duke filluar nga rrugët e papërfunduara, kanalizimi e ndriçimi. Me Kryetaren në ardhje të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila do të bashkëqeverisim, do të rregullojmë probleme nga më të ndryshmet në lagjet tona, do ta zhvillojmë Gjakovën e ta bëjmë vend sa më të mirë.
Arben Vitia viziton Shtëpinë e të Moshuarve në lagjen Taslixhe
Gjatë vizitave në lagjen Taslixhe, kryetari Vitia takoi shumë qytetarë dhe vizitoi edhe Shtëpinë e të Moshuarve. Programi ynë është program që i përshtatet secilës kategori të qytetarëve. Komuna do të përkujdeset për infrastrukturën e qytetit por edhe për mirëqenien e qytetarëve të saj.
-Do të krijojmë qendra të qëndrimit ditor për të moshuarit ku ata mund të socializohen me njëri-tjetrin.
-Përmirësim i infrastrukturës në shkollën “Gjergj Fishta” dhe ndërtimi i shkollës së re në Sofali.
-Zgjerimi i parkut të “Tauk Bahqes”.
-Rritje e kapaciteteve të bibliotekës përkujtomore “Hivzi Sulejmani”.
-Vazhdim i rrugëve dhe lirimi i trotuareve.Jetë e dinjitetshme për secilin është zotimi ynë.
Në tubimin e mbajtur sot në Pozheran, ku të pranishëm ishin kryetari i ardhshëm i Vitisë, Dr. Arsim Ademi, ministri i Financave z. Hekuran Murati, zv. ministri i Mbrojtjes z. Shemsi Syla, zv. ministri i Infrastrukturës z. Hysen Durmishi, zv. ministri i Bujqësisë z.Imri Demelezi dhe deputetët Enver Dugolli, Nijazi Isaku, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, qytetarët u shprehën mëse të gatshëm që fitores së 14 nëntorit t’i kontribuojnë së bashku. Pasqyrimi i ndryshimit të nisur në nivelin qendror, edhe në atë lokal është i domosdoshëm, andaj numri 144, Lëvizja VETËVENDOSJE! është e vetmja zgjidhje.
Qeverisja jonë në Obiliq do të jetë gjithmonë përkrah komponentës më të rëndësishme të shoqërisë tonë e që janë të gjithë veteranët e anëtarët e organizatave të dalura nga lufta dhe për ta ne zotohemi se:
1. Do të ndërtojmë kompleksin banesor;
2. Do të dyfishojmë buxhetin vjetor në Komunën e Obiliqit;
3. Do të bëjmë mbulimin e shpenzimeve të reprezentacionit të OVL-së;
4. Do të bëjmë organizimin dhe mbulimin financiar të datave të shënuara;
5. Do të bëjmë sigurimin e automjetit për nevojat e OVL-së.Këto janë disa nga nevojat më urgjente dhe sigurisht se në të ardhmen ne do të jemi të përditësuar me kërkesat e tyre dhe do tu gjindemi gjithmonë afër me të gjitha format e mundshme sepse përveç tjerash e kemi obligim!