11 10 2021

“Më 17-tetor do të festojmë për fitoren e madhe për Prizrenin”

Ishin këto fjalët me të cilat kryetari i Komunës së Prizrenit prof.dr. Mytaher Haskuka filloi fjalimin e tij, në mesin e shumë banorëve të Zhurit, të pranishëm që fuqishëm dëshmuan për fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Për qeverisjen më të mirë që njeh historia e Prizrenit, për zhvillimet më të mëdha që ndodhën dhe për shumë zhvillime edhe më të mëdha që do të bëhen, prof.dr. Mytaher Haskuka ftoi qytetarët që më 17-tetor ta votojnë numrin 144, t’i votojnë asamblistët e listës Vetëvendosje dhe të festojmë për fitoren e madhe, për një tjetër mandat të suksesshëm. Prizreni e ka kryetarin, kryetari e ka besimin e qytetarëve, andaj bashkë do të triumfojmë e bashkë do të qeverisim.

#BASHKËQEVERISIM

#MëshumëpërZHURIN

#LëvizjaVETËVENDOSJE

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

11 10 2021

Mushnikova e Prizrenit ka ndarë mendjen për numrin 144!

E ajo çfarë na jep neve vullnet për një të ardhme më të mirë së bashku është entuziazmi dhe mikpritja e ngrohtë e banorëve të fshatit Mushnikovë. Kryetari i Komunës së Prizrenit dhe kryetarI i ardhshëm prof.dr. Mytaher Haskuka së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrin Almir Veliji, deputetin Arbër Rexhaj dhe kandidatin për Kuvendin Komunal të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Emell Dilji mbajtën tubim me banorët e fshatit Mushnikovë.

Banorët e këtij fshati gjithmonë kanë ditur të organizohen dhe të rreshtohen drejt. Ky fshat është vetëm një shembull se si kemi punuar në adresimin e kërkesave të të gjithë qytetarëve të Komunës. Nuk ka asnjë lagje dhe asnjë fshat të komunës ku nuk kemi investuar. Në mandatin e dytë do ta vijojmë këtë bashkëpunim të shkëlqyeshëm të bashkëqeverisjes.Lëvizja Vetëvendosje, VAKAt-i, SDU-ja dhe partitë tjera të komuniteteve bashkë qeverisin lart, kjo gjë është reflektuar edhe në nivelin komunal, që fitoren ta sigurojmë në raundin e parë, sepse nuk duhet humbur kohë.Një gjë është e sigurt, Prizreni nuk do të kthehet në kohën e krimit të organizuar, por do ta vazhdojë zhvillimin me bashkëqeverisje.

#BASHKËQEVERISIM

#MëshumëpërPrizrenin

#LëvizjaVETËVENDOSJE

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

11 10 2021

Lëvizja përkrah ndërmarrësit

Sot, kryetari Shpejtim Bulliqi ka vizituar fabriken e tekstilit, Co-Tex, me pronar Fidaim Blakçori. Një ndërmarrës i ri por shumë i suksesshëm.

Ai sot me punën e tij në fabrikë i ka të punësuar 128 punëtorë, ku 118 janë gra dhe 10 burra. Kryetari, Bulliqi shprehu përkrahjen e plotë institucionale ndaj ndërmarrësve dhe punëtorëve.

#bashkëqeverisim144

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

11 10 2021

Komunitetet jo shumicë në përkrahje të ndryshimit!

Sot takuam komunitetin Rom, ku u njoftuam me problemet e shumta në integrim dhe lënien anash të tyre. Kandidati Alban Hyseni, bashkë me ministrin Elbert Krasniqi, si dhe me kandidatët për asamble Ganimet Sabedini e Doruntina Hasani, u zotuan se me qeverisjen e re pas 17 tetorit, do të ketë vendime që prekin këtë komunitet, vendime që do të bënin që ata të mos ndihen të diskriminuar, si dhe do të sigurohen kushte të favorshme për zhvillim e integrim në shoqëri për ta. Sepse bashkë qeverisim!

#përtëgjithashtresat

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

11 10 2021

Mërgata prijëse e ndryshimit

Sot, kandidati për kryetar Alban Hyseni mbajti një takim virtual me bashkatdhetarë nga mërgata.Mërgata përveç që është përkujdesur për të ndihmuar ekonominë tonë, ajo gjithmonë i ka prirë edhe ndryshimit politik në Kosovë.Edhe kësaj radhe mërgata e ka filluar ndryshimin që do të përmbyllet më 17 tetor.

Bashkë me qeverisjen qendrore do të përkujdesemi që mërgatës t’ia mundësojmë të shfrytëzoj gjithë potencialin që ajo ka, për të kontribuar në zhvillim të vendit.Sepse bashkë do të qeverisim!

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

10 10 2021

Kandidati Enver Bajçinca vizitoi Harilaqin

Destinacion tjetër për takime me qytetarë, sonte e patëm Harilaqin. Bashkë me kandidatin për asamble nga ky fshat, Blendrit Zogjani, kandidati për kryetar komune, prof.Enver Bajçinca sonte u takua dhe prezantoi programin qeverisës lokal, për katër vitet e ardhëshme.

Harilaqi është fshat me pamje të bukur, por që i mungon infrastruktura. Veçori e kërij fshati është Kalaja e Harilaqit. Aty duhen investime, gërmime arkeologjike, për ta shndërruar në fshat turistik, e tërheqës për vizitorët.

#BashkëPunojmë

#bashkëqeverisim144

#enverbajçinca

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

10 10 2021

Lagjja “Dardania” e Fushë Kosovës është për Lëvizjen!

Mbrëmë, bashkë me kandidatët e lagjes Dardania: bartësin e listës Habib Mekolli, Durim Hajra, Edona Zeqiri Sllamniku dhe Vjollca Breznica, si dhe me prezencën e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Haki Abazi, kandidati për kryetar të komunës, prof.Enver Bajçinca, ka mbajtur takim me banorë të lagjes Dardania. Në këtë tubim kandidatët kanë diskutuar për problemet që ka qyteti, të cilat kanë ardhë si pasojë e keqqeverisjes nga niveli komunal. Mungesa e trotuareve, parkingjeve, mosndarja e kanalizimeve për reshje e ujëra të zeza, kaosi urbanistik, janë disa probleme të cilat kanë vështirësuar jetën e banorëve në zonën urbane.

Poashtu, në theks të veçantë u diskutua për mungesën e hapësirave nëpër shkolla, çka bënë që cilësia të jetë e dobët, e poashtu u trajtua edhe mungesa e çerdheve publike, krahas numrit të banorëve.Para të pranishmëve u shpalos programi qeverisës i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i cili mes tjerash, parasheh shetitorën në lagjen Dardania, rregullimin e trafikut, zgjidhjen e problemit me parkingje dhe investimet në infrastrukturë.

#bashkëqeverisim144

#enverbajçinca144

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

10 10 2021

Të rinjtë do e vulosin fitoren e 17 tetorit!

Në takimin me disa prej të rinjve të komunës tonë, u njoftuam me problemet që ata kanë, duke filluar me mungesën e literaturës në bibliotekën e qytetit, mungesën e terreneve rekreative, mosmbështetjen komunale, si dhe shumë shqetësime të tjera që ata kanë.

Kandidati për kryetar Alban Hyseni u zotua se pas 17 tetorit, kur në krye të komunës të jetë Lëvizja VETËVENDOSJE!, vëmendja do të kthehet kah rinia. Do të merren të gjitha masat në përmirësimin e cilësisë në mësim dhe mësimdhënie, do të krijohen terrene sportive, do pasurohet biblioteka me tituj të rinj, do të krijohet fondi për ndërmarrës të rinj, si dhe do të bëhen politika të tjera në interes të të rinjve. Bashkë fitojmë, bashkë qeverisim!

#Përtëgjithamoshat

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

10 10 2021

Mbështetje e madhe në fshatrat e Gjilanit për Lëvizjen

Sot, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, me deputetët Arijeta Rexhepi, Luan Aliu e Arbëreshë Kryeziu Hyseni, si dhe me kandidatët për asamble Ismajl Kurteshi, Naser Ahmeti e Krenare Latifi Kqiku, vizituan fshatrat Malishevë, Uglar e Pogragjë.

Fryma e 14 shkurtit, po bartet edhe në zgjedhjet lokale. Përkrahje të jashtëzakonshme për kryetarin Alban Hyseni dhe programin tonë qeverisës po gjejmë në çdo fshat e në çdo lagje. Me fitoren pa balotazh më 17 tetor, do ta bëjmë ndryshimin e madh për Gjilanin.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

10 10 2021

Livoçi i Epërm e rikonfirmon besimin për Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Sot ishim për vizitë në Livoçin e Epërm, ku mikpritja ishte e veçantë. Problemet që gjetëm në këtë fshat, nuk dallojnë në esencë nga shqetësimet e fshatrave tjera. Përgjithësisht ata ndihen të anashkaluar nga qeverisjet e kaluara, andaj edhe kanë vendosur për ndryshimin e madh. Kandidati për kryetar Alban Hyseni, bashkë me deputetët Avni Dehari e Hydajet Hyseni, si dhe me kandidatin për asamble Ismajl Kurteshi, u zotuan se modeli i mirë i qeverisjes qendrore, do të përcillet edhe në nivel lokal.

Transparenca, përgjegjshmëria e qeverisja e mirë, do e karakterizojnë mandatin tonë të parë. Parasë publike dhe kursimit të saj, bashkë me barazinë, do i kushtojmë rëndësi të veçantë, sepse bashkë qeverisim!

#pergjilanin

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

10 10 2021

Rinia e Deçanit me Lëvizjen!

Ishte kënaqësi të kishim në mesin tonë deputetin Ardian Gola, në aktivitetin e rinisë së Lëvizjes në Deçan. Të gjithë këta të rinj të frymëzuar me frymën e ndryshimit, na e dëshmuan edhe njëherë se Deçani ka nevojë për rininë dhe se Komuna duhet të jetë në përkrahje të rinisë, e jo siç ka ndodhur deri më sot.

Orges Tafilaj si Kryetar i ardhshëm, është përfaqësuesi më i denjë dhe zëri i rinisë. Të gjithë të rinjtë të cilët besuan në ndryshim e madh të 14 shkurtit, e besojnë edhe ndryshimin e 17 tetorit.

#riniamelëvizjen

#riniamedeçanin144

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

10 10 2021

Prilepi i Deçanit ka ndarë mendjen për numrin 144!

Së bashku me Zëvendës Ministrin e Mbrojtjes Shemsi Syla, me kandidatin për Kryetar Orges Tafilaj dhe me asambleistët tanë, ishim për vizitë në fshatin Prilep. Qytetarët e Komunës sonë, fillimisht duhet t’i kenë kushtet elementare për jetesë, duke filluar nga uji i pijshëm, kanalizimi, ndriçimi, asfaltimi etj.

Sepse këto probleme po i shohim ne, e, po i dëgjojmë çdo ditë nga qytetarët në secilin fshat. Gjithsesi mbi këtë bazë duhet të nisë edhe zhvillimi i Deçanit. Puna e Komunës duhet të vërehet çdo ditë brenda mandatit 4 vjeçar, e jo 2-3 muaj para zgjedhjeve, ngase besimi i qytetarëve nuk fitohet në këtë mënyrë.Andaj sikurse ju edhe ne besojmë se ka ardhur koha që të bëhet ndryshim në Deçan, e ky ndryshim bëhet vetëm me Lëvizjen VETËVENDOSJE!

#bashkëmëshumë144

#bashkëmëmirë

#bashkëqeverisim144

#orgestafilaj_kryetar

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

10 10 2021

Nga vizita në fshatin Muçivërc të Dardanës

Ishte kënaqësi që bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, deputeten e Republikës, Arta Bajralija, Kryetarin e Qendrës së Lëvizjes, Bajram Mavriqi, kandidatin për Asamble, Lulzim Spahiu, u takuam dhe bashkëbiseduam me banorët e fshatit Muçivërc. Sa mikpritje e ngrohtë! Sa mbështetje e madhe!

Çfarë entuziazmi i lartë! Qeverisja e drejtë dhe zhvillimore, vjen vetëm me Lëvizjen VETËVENDOSJE!.Ndryshimet në Republikë do ta takojnë edhe ndryshimin në Dardanë, më 17 tetor, do të fitojmë pa balotazh.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

10 10 2021

Hogoshti i Dardanës me Lëvizjen!

Sot, në fshatin Hogosht, bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufca, deputeten e Republikës, Arta Bajralija, Kryetarin e Qendrës së Lëvizjes në Dardanë, Bajram Mavriqi dhe dy kandidatët për Asamble, Ardianë Ahmeti e Augent Latifaj, bashkëbiseduam me banorë të fshatit.

Në Hogosht, Lëvizja çdoherë ka marrë mbështetje të madhe. Edhe sot, banorët dëshmuan me mobilizim se me 17 tetor ata do të jenë pjesë e ndryshimit që po vjen.

#BashkëQeverisim

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

10 10 2021

4 Çerdhe të reja për fëmijët e Besianës

A e dini se?

Gjatë mandatit tonë të plotë, kemi planifikuar ndërtimin e 4 çerdheve të reja në qytet dhe në fshatra, aty ku banojnë më shumë qytetarë dhe që lidhin fshatra përreth.

#bashkëqeverisim144

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

10 10 2021

LAJMËT E FUNDIT

09 10 2021

Rogana e Dardanës është gati për ndryshim!

Qeverisja e mirë vjen me Lëvizjen. Rogana ka dëshmuar se e do qeverisjen e ndershme dhe profesionale. E kanë kuptuar qytetarët se ndryshimi është i domosdoshëm të shtrihet edhe në Dardanë.

Lëvizja shpalosi programin e mirë për qeverisjen lokale me 50 zotime, dhe gjatë bashkëbisedimit, theksuam rëndësinë e qeverisjes qendrore në raport me disa investime të mëdha kapitale për të cilat Rogana nuk i mori asnjëherë.

Bashkë qeverisim për Dardanën!

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

07 10 2021

Lagjja “Tregu i Gjelbër” e gatshme për ta vulosur fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Edhe në këtë lagje, si kudo tjetër, na u konfirmua përkrahja e madhe për ndryshimin e 17 tetorit. Qytetarët, të pakënaqur me keqqeverisjet e kaluara, me padurim po e presin 17 tetorin për t’i dënuar ata me votë.

Kryetari Alban Hyseni, u zotua se me qeverisjen e re, qytetari do jetë në qendër. Bashkë me komunitetin, do t’i diskutojmë të gjitha modalitetet në çfarëdo projekti që i prek ata. Sepse bashkëpunimi me qytetarin në Lëvizjen VETËVENDOSJE! konsiderohet si vlerë, e cila nuk mund të tjetërsohet.

Bashkë qeverisim më mirë!

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

07 10 2021

Përkrahje për vajzat dhe gratë e Fushë Kosovës

Takimet e kandidatit për kryetar komune, prof. Enver Bajçinca, kanë vazhduar edhe sot.

Së bashku me kandidaten për asamble komunale, Shpresa Aliu- Maloku u takuam me gratë dhe vajzat nga lagja Marigona/ Nakaradë në Fushë Kosovë. Para tyre, kandidatët kanë shpalosur pikat e programit qeverisës, me të cilat parashihen zgjidhjet e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e Fushë Kosovës dhe këtyre lagjeve në veçanti.

#bashkëqeverisim144

#enverbajçinca144

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

07 10 2021

Bashkë qeverisim për Deçanin

Patëm nderin të kishim në mesin tonë Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Bashkë me Ministrin, kandidatin për Kryetar Orges Tafilaj dhe asamblistë e aktivistë, ishim në Odën e Tushukajve në Isniq.

Banorët e këtij fshati na i treguan hallet dhe problemet e tyre, duke bashkëbiseduar edhe me kandidatin për Kryetar Tafilaj, por edhe me Minsitrin Aliu.

Qeveria e Republikës së Kosovës, çdo ditë po e dëshmon se korrupsionit dhe vjedhjes së parave të qytetarëve siç ka ndodhur deri më sot, i ka ardhë fundi. Andaj ne zotohemi për të njëjtin qëllim, që edhe korrupsionit në nivelin komunal t`i vije fundi.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Mbetet zgjidhja e vetme për ju qytetarë të dashur.

#bashkëqeverisim144

#bashkëmëmirë

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT

06 10 2021

Takim me prindër të fëmijëve me nevoja specifike.

Kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, e shoqëruar nga Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci si dhe kandidatët për Këshilltar Komunal nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!: Shqipe Daija-Fejza, Ali Tafarshiku, Hekuran Soba dhe Dhurata Xhahnemi zhvilluan takim me prindër dhe familjarë të fëmijëve me nevoja specifike.

Mospërfshirja e plotë akoma edhe sot e këtyre fëmijëve në institucionet eduaktivo-arsimore, mungesa e një institucioni publik që ofron shërbime të vazhdueshme për këta fëmijë, mungesa e asistentëve për këta fëmijë në shkolla, sidomos në ato fillore, fakti që institucionet arsimore në vend duhet të akomodojnë këta fëmijë pavarësisht gjendjes së tyre fizike në mungesë të mundësisë së ndarjes, janë vetëm disa nga temat që u diskutuan në këtë takim.

Qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryetarja në ardhje Mimoza Kusari- Lila, do ti trajtojnë me prioritet e deri në zgjidhjen e tyre problemet dhe sfidat e kësaj kategorie kaq të ndjeshme të shoqërisë tonë.

Kontribo

LAJMËT E FUNDIT