01 10 2021

Topanica e Dardanës hap dyert e odës për Lëvizjen!

Kandidati i Lëvizjes për kryetar të Dardanës, Kadri Rahimaj, deputetja e Republikës Arta Bajralija e cila vjen nga po i njejti fshat, Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari dhe kandidati për Asamble Blerim Morina, u takuan dhe bashkëbiseduan me banorë të këtij fshati.

Njëra ndër prokupimet kryesore të banorëve ishte mungesa e vendeve të punës dhe zhvillimi ekonomik, gjendje kjo që po shtynë shumë të rinjë të largohen nga vendlindja. Ministrja theksoi faktin se me ndryshimin që ka filluar më 14 shkurt, Qeveria Kurti ka filluar të punoj drejt zhvillimit ekonomik, mirëpo, ajo ka thënë se për të arritur sa më shpejtë te progresi i madh, krijimi i vendeve të punës dhe ndalja e migrimit, duhet ta shtrijmë ndryshimin edhe në komuna.

Kurse, kandidati ynë për Kryetar të Dardanës, ka theksuar faktin se është fat i madh për Dardanën që për herë të parë do ta ketë mbështetjen e plotë të Qeverisë Kurti në të gjitha projektet zhvillimore, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve në komunën tonë.

Andaj, e kemi rastin bashkë të punojmë, bashkë të zhvillojmë, si dhe bashkë të qeverisim.

144,  numri i vetëm i shpresës.

Kontribo

30 09 2021

Në takim me banorët e fshatit Roganë të Dardanës

Mikpritje, entuziazëm dhe mbështetje për Lëvizjen po marrim vazhdimisht në Roganë. Isha i ftuar në takim me disa banorë nga kandidatët për Kuvend Komunal Valentina Kastrati-Kryeziu dhe Lirim Kryeziu.

Banorët e Roganës gjithmonë kanë ditur të rreshtohen kah progresi dhe interesi i përgjithshëm shoqëror. Gjatë bashkëbisedimit u pajtuam se ndryshimi që ka ndodhur në nivelin qendror me 14 shkurt, dhe, pas 17 tetorit, kur ndryshimi do të bëhet në Dardanë, do të reflektoj në projekte konkrete zhvillimore jo vetëm në Roganë por në gjithë komunën tonë.

#BashkëQeverisim për Roganën e gjithë Dardanën! 144❤️ VETËVENDOSJE!

Kontribo

30 09 2021

Në fshatin Strezoc të Dardanës vizituam minierën “XIM Strezoci”

Në fshatin Strezoc, bashkë me ish-drejtorin Shaip Hyseni, vizituam minierën ‘’XIM Strezoci”. Pamë për së afërmi gjendjen në të cilën është katandisur kjo minierë e lënë anash nga qeveritë e kaluara. Dikur kjo minierë pati punësuar rreth 400 punëtorë, ndërsa sot, pas procesit të privatizimit të egër ka mbetur në një gjendje jo-funksionale.

Diskutuam mbi kapacitetin dhe mundësitë e riaktivizimit te minierës dhe industrisë se përpunimit të Magnezitit dhe pasurive të tjera minerale. Lëvizja VETËVENDOSJE! në krye me Qeverinë Kurti përmes Fondit Sovran, kanë për synim që të bëjnë riaktivizimin e të gjitha minierave dhe aseteve industriale shtetërore në Kosovë.

#BashkëQeverisim

144 VETËVENDOSJE!

Kontribo

30 09 2021

Përkrahje dhe mbështetje për vajzat dhe gratë në Dardanë!

Përkrahja dhe mbështetja e vajzave dhe grave për Lëvizjen në gjithë Dardanën sa vjen e intensifikohet. Ky zgjerim i Lëvizjes është padyshim kontribut i angazhimit dhe përfshirjes së rinisë dhe grave në VETËVENDOSJE!.

Në fshatin Muqivërc, bashkë me deputeten e Republikës Arta Bajralija dhe kandidaten për Kuvend Komunal Artizana Krasniqi, bashkëbiseduam me disa vajza e gra të këtij fshati. Si në gjithë vendin tonë preokupimi kryesor për gjeneratat e reja mbetet mungesa e vendeve të punës si dhe drejtësia e barazia në punësim.

Qeverisja e mirë Lëvizjes VETËVENDOSJE! në nivel qendror ka filluar ndryshimin më 14 shkurt, kurse pas 17 tetorit qeverisjen e mirë do ta shtrijmë bashkë edhe në Dardanë me qëllim që të arrimë te zhvillimi sa më shpejtë. Bashkë punojmë; Bashkë qeverisim; Bashkë zhvillojmë.

144 VETËVENDOSJE!

Kontribo

30 09 2021

Takim me banorët e lagjes Kurilla të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit prof. dr. Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, nga deputetët Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj dhe kandidatët për asamblistë, Dafina Alishani, Ilir Gashi dhe Nita Shala mbajtën një tubim në lagjen ” Kurilla”, me qytetarët e kësaj lagjeje.

Kryetari Haskuka theksoi se para katër viteve se bashku me aktivistin e ndjerë Hysni Hyseni-Doda, kishin kërkuar derë më derë votën për ndryshimin e madh. Doda nuk mjaftohej, ai ishte aktivist që nuk pushonte. Nuk u ndal deri sa ndodhi ndryshimi në vitin 2019, kur për herë të parë u bë Albin Kurti, kryeministër.

Po ashtu kryetari Haskuka tha se në lagjen “Kurilla” janë bërë shumë investime, të cilat e kanë lehtësuar jetën e qytetarëve aty.Ndërsa, kryeparlamentari Konjufca tha se Prizreni nuk është i rëndësishëm vetëm për Kosovën, po për mbarë shqiptarinë dhe se Prizreni i bukur, është bërë edhe më i bukur me Mytaher Haskukën në krye të tij.

Kryetari Haskuka, një njeri i përgatitur intelektualisht, i ngritur profesionalisht, i ndershëm, i drejtë dhe i sinqertë dhe se kushdo që ka bashkëpunuar me të, ia njeh vlerat dhe virtytet. Prandaj këto vlera dhe virtyte i duhen Prizrenit dhe ai që i ka këto vlera është Mytaher Haskuka, prandaj ai edhe e uroi për fitoren #pabalotazh.

Të gjithë u pajtuan se në Prizren do të shtohen edhe më shumë investimet dhe se Prizrenin po e presin ditët, javët, muajt dhe vitet shumë më të mira!

#BASHKËQEVERISIM✅

144#MëshumëpërPrizrenin!

#LëvizjaVETËVENDOSJE!

Kontribo

30 09 2021

Kryetari Bahtiri përkrah gastronomët

Së bashku me Ministrin Faton Peci dhe kandidatin për asamblist, Fidan Ademi sot pata kënaqësinë të takohem me gastronomët e Mitrovicës, para të cilëve u zotova se do të jem në shërbim të tyre çdo herë për t’i përkrahur maksimalisht.

Mitrovica viteve të fundit ka filluar të kthehet në qytet turistik, gjë që i favorizon specifikisht gastronomët. Para tyre shpreha keqardhjen për dëmet qe iu kanë shkaktuar gjatë pandemisë, por të gjithë jemi të pajtimit se prioritet i yni duhet të jetë shëndeti i qytetarëve.

Komuna është munduar t’iu dalë në ndihmë, duke i liruar nga pagesa e taksës për shfrytëzimin e hapësirave publike. Përkrahja për Lëvizjen Vetëvendosje vetëm sa po rritet. Fitore pa balotazh më 17 tetor.

LVV144 | AB +4

Kontribo

30 09 2021

Takim me Klubin e Futbollit “Lepenci” dhe Klubin e Hendbollit “Lepenci”

Së bashku me kandidatët për Kuvend Komunal, z. Raif Kasa, znj. Ernesta Krasniqi dhe znj. Donjeta Livoreka, takuam e biseduam me futbollistët dhe hendbollistët tanë, të rinjtë me vullnet të hekurt, por të lënë pasdore nga ana e atyre që duhet t’i përkrahin, përveç moralisht, edhe financiarisht e që për fat të keq, ata nuk e bëjnë asnjërën.

Dikur të dy këto klube ishin në majat e sportit kosovar, ndërsa tani janë në ligat më të ulëta. Sportet duhet të jenë në vëmendjen tonë të vazhdueshme, t’i rrisim subvencionet e t’u krijojmë ambiente të përshtatshme për funksionimin në mënyrën e duhur të këtyre sporteve, të jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta për t’i dëgjuar preokupimet e tyre dhe që bashkërisht e me vullnet të fortë të zhvillohemi e të ecim përpara!

Kontribo

30 09 2021

Vizitë në bizneset e dy poqarëve në Komunën e Gjakoves

Kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjakoves, Mimoza Kusari-Lila e shoqëruar nga kandidatët për Kuvend Komunal nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, vizituan bizneset e dy poqarëve në Komunën e Gjakoves.

Fatos Lleshi, poqari autodidakt i cili nga zelli dhe dashuria për poqarinë mësoi vetë zanatin e poqarisë, aktivitetin e tij e zhvillon tash e 15 vite, ndërsa poqari tjetër, Luan Qukani është gjenerata e katërt e poqarëve në Gjakovë.

Luani vjen nga një familje punëtore dhe me traditë në poqari, ai është vlerë e qytetit të Gjakovës. Programi ynë për ndërmarrësit parasheh fondin për NVM-të, i cili do të shërbejë si një ndërmjetësim mes nevojave të komunitetit të bizneseve dhe mundësive të komunës dhe donatorëve për mbështetje financiare.

Ky fond do t’i financojë ndërmarrjet, si prodhues potencial qe gjenerojnë vende pune dhe eksporte, si dhe zanatet tradicionale dhe artizanatit si biznese me vlerë të trashëgimisë kulturore.

#BashkëQeverisim

#voto144

Kontribo

30 09 2021

Vizitë ndërmarrjes publike komunale KRM “Çabrati”

Kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e shoqëruar nga kandidatët për Kuvden Komunal nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, vizituan ndërmarrjen publike komunale KRM “Çabrati”.

Fatkeqësisht, pushteti komunal në largim, e ka përdorur kompaninë për pazare politike dhe prishja e tyre i ka sjellë dëme të konsiderueshme kompanisë. Plani ynë për menaxhimin e mbeturinave përfshinë:

– Ristrukturimin e njësisë së menaxhimit të mbeturinave në Kuvendin Komunal dhe bashkërendimin e ri të aktiviteteve me kompaninë “Çabrati”.

– Eliminimi i hedhjes ilegale të mbeturinave

– Zvogëlimi i shkallës së deponimit final të mbeturinave

– Rritja e shkalles së riciklimit dhe ripërdorimit të mbeturinave

– Zhvillimi i pilot projekteve për një mjedis pa mbeturina

– Shndërrimi i Stacionit Transfer të mbeturinave në qendër riciklimi rajonale.

#BashkëQeverisim

#voto144

Kontribo

30 09 2021

Takim në Gaçkë të Ferizajit

Në takimin e mbajtur në Gaçkë morën pjesë Kryekuvendari Glauk Konjufca, kryetari i ardhshëm i Ferizajt, Valon Ramadani, deputetët Enver Haliti dhe Shqipe Metaj-Isufi, si dhe kandidatët për asamble komunale Mensur Sejdiu, Hysnije Shamolli dhe Edita Jashari.

Edhe këtu, ashtu si në shumë fshatra të tjerë gjithandej, na u dëshmua edhe një herë se ky tetor nuk shënon vetëm fitoren e Lëvizjes, por të të gjithë qytetarëve, për të cilët nevoja për ndryshim është jetike, ndryshim ky që vije e formësohet vetëm me Lëvizjen, si shpresa e vetme, e nevoja e domosdoshme.

Kontribo

30 09 2021

Vizitë në kompaninë Fidani-Beton në Deçan

Kandidati për kryetar në Komunën e Deçanit, Orges Tafilaj së bashku me kandidatët për asamble ishin për vizitë te kompania Fidani-Beton, aty u mirëpritën nga pronari Lulzim Beqiraj.

Kjo kompani, si njëra ndër ndërmarrjet më të mëdha në komunën tonë, ka rreth 100 punëtorë. Ndër të tjera, biseduam rreth punës që bën kjo kompani, mundësitë e ndërmarrjeve të tilla në komunën tonë, disa nga problemet në fshatin Baballoq ku edhe gjendet kjo ndërmarrje, diskutuam edhe për shumë gjëra që preokupojnë ndërmarrje të tilla në punën e tyre.

Përkrahja e ndërmarrjeve të tilla do të jetë një ndër synimet tona.

Kontribo

29 09 2021

Dardania që jep zemër!

Sot në Dardani u pritëm nga banorët e lagjes, për të na e kumtuar sërish entuziazmin e tyre për angazhim drejt fitores së re.

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fitore Pacolli dhe Ardian Gola, së bashku me kandidatët për Kuvendin e Komunës së Prishtinës, Arbër Vokrri, Berat Lahu dhe Diana Mejzinolli, bashkëbiseduan me qytetarët për problemet dhe zgjidhjet që do ofroj qeverisja jonë.

Me Lëvizjen, me Arben Vitinë, do të qeverisim bashkë me qytetarët e në dobi të nevojave evidente që janë sot. Prandaj 144

Kontribo

29 09 2021

Kodra që na trimëron!

Në Kodrën e Trimave, banorët e së cilës angazhohen çdo herë pa kursim për të bërë ndryshimin e nevojshëm në Prishtinë, madje shpesh duke qenë përcaktues të rezultatit, sot rishfaqën gatishmërinë për edhe më shumë angazhim drejt fitores së Arben Vitisë, e listës së VETËVENDOSJE!-s.

Deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Fitore Pacolli dhe Eman Rrahmani, të shoqëruar nga kandidatët për Asamble, Besart Krasniqi, Violeta Salihu dhe Drilon Brahimi, diskutuan për rëndësinë e fitores, zotimet e Lëvizjes për ndryshim dhe dëgjuan propozimet e qytetarëve.

Bashkë fitojmë,
Bashkë qeverisim.
144

Kontribo

29 09 2021

Bashkë qeverisim për Kastriotin

Obiliqi që më së shumti ka votuar për VETËVENDOSJE!-n do e bëjë Halil Thaçin Kryetar! Në zgjedhjet e fundit qendrore, si në shumë palë zgjedhje të tjera, qytetarët e Obiliqit e kanë votuar më së shumti VETËVENDOSJE!-n. Ngjashëm, e me atë ritëm ata do të na votojnë edhe në këto zgjedhje lokale që po afrojnë sepse tani e kemi Kryeministrin në qendër dhe kandidatin tonë në Obiliq, Halil Thaçin. Bashkë qeverisim, Bashkë punojmë, Bashkë ndërtojmë e zhvillojmë prej dates 17 tetor! VOTO 144.

Kontribo

29 09 2021

Bashkë qeverisim për Fushë Kosovën

Me Enver Bajçincën Kryetar të Fushë Kosovës, po vjen një qeverisje që nuk i nënshtrohet mafias ndërtimore dhe që e kupton shërbimin publik për qytetarët. Bashkë qeverisim, Bashkë punojmë, Bashkë ndërtojmë e zhvillojmë prej dates 17 tetor! VOTO 144.

Kontribo

29 09 2021

Peja do të jetë qendër e Sportit dhe Kulturës!

Pas aktiviteteve ditore të fushatës u ndalëm për të bashkëbiseduar për bashkëqeverisjen tonë në Pejë me qytetarë që angazhohen në fushën e Sportit dhe Kulturës.

Peja dikur njihej si vend i Sportit e Kulturës. Gazmend Agusholli, si kryetar i ri i Komunës së Pejës bashkë me Hajrullah Çekun, Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u zotuan që do të jenë krah i sportistëve e njerëzve të Kulturës.

#144GazmendAgusholli

#BashkeQeverisim

Kontribo

29 09 2021

Bashkë qeverisim për Lipjanin

Kënaqësi e jashtëzakonshme kur sheh të rinj e të reja, të angazhuar për të mirën e përgjithshme, e aktivistë të përbashkuar përreth një qëllimi madhor, që është një qeverisje e drejtë për një komunë të zhvilluar, që prioritet ka vetëm interesin e qytetarëve të saj. Këtë e tha edhe Glauku sonte në ndejën e organizuar nga aktivistë e simpatizantë të Qendrës sonë në ballkonin e Lëvizjes.

Mobilizimi vazhdon më shumë se asnjëherë, e shpresa për ndryshim në komunën e Lipjanit vetëm sa na e rritë motivin për punë e angazhim.

Kontribo

29 09 2021

Takimi me fermerët dhe bletarët e Kaçanikut

Në vazhdën e takimeve të përditshme, vizituam edhe fermerët e lagjeve Vogliqi, Hasaj, Mema, Topalli dhe Dashi. Në këto takime kishim nderin ta kemi të pranishëm edhe zv.Ministrin e Bujqësisë, Imri Demelezi.

Gjithashtu, vizituam dhe bletarët në Stagovë dhe Gjurgjedell. Me të dy palët bashkëbiseduam për sfidat dhe ballafaqimet e tyre me probleme të natyrave të ndryshme. Përveç infrastrukturës përkatëse që nevojiten për këto lëmi, ata ankoheshin se, edhe pse këtë punë e bëjnë ndër vite, ende nuk kanë përfituar asnjë grant, në mënyrë që sado pak t’ua lehtësojë veprimtarinë.

I përgëzuam që të gjitha të arriturat deri tani i kanë bërë në mënyrë vetanake, por ju premtuam e u zotuam që asnjëherë nuk do t’i lëmë pas dore.

Kontribo

29 09 2021

Bilinica e Gjilanit ka vendosur për ndryshimin e madh!

Në takimin e mbajtur në fshatin Bilinicë, përveç shqetësimeve të shumta, aty gjetëm edhe shpresën për ndryshim. Mungesa e infrastrukturës, diskriminimi i përgjithshëm i fshatrave e pabarazia në subvencione, ishin vetëm disa nga problemet që ata kanë.

Kandidati për kryetar Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Arianit Sadiku, Krenare Latifi Kqiku, Nuhi Duraku dhe Naser Ahmeti, u zotuan se pas 17 tetorit, kur në krye të komunës do të jetë qeveria e re, e mirë dhe e drejtë, diskriminimi e pabarazia do të ndalet, si dhe fshatrat do kenë vëmendjen e duhur.

Bilinica me numrin 144, për një qeverisje të re e të mirë!

Kontribo

29 09 2021

Takim me infermierë të Komunës së Gjakovës

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, e shoqëruar nga zv. Ministrja e Shëndetësisë Dafina Gexha-Bunjaku dhe kandidatët  për kuvend komunal nga lista jonë, zhvilluan një takim me infermierë të sistemit primar, sekondar dhe atij terciar në Komunën e Gjakovës.

Rrethanat në të cilat gjendemi me pandeminë Covid-19 dhe beteja që këta infermierë e staf shëndetësor po e bëjnë në luftimin e kësaj pandemie, ka shpërfaqur edhe një herë rolin që këta profesionistë kanë, dhe vlerësimin maksimal që duhet dhënë për punën dhe kontributin e tyre ndër të tjera.

Fuqizimi i kujdesit parësor shëndetësor, funksionalizimi sipas standardeve i QKMF-së dhe AMF-ve kudo në fshatra dhe në qytet, rritja e kapacitetit me staf esencial dhe kujdesi ndaj punonjësve shëndetësor, janë vetëm disa nga punët që do të kryhen me kryetaren në ardhje Mimoza Kusari-Lila dhe qeverinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Kontribo

29 09 2021

Gratë janë promotori i ndryshimeve në shoqëri

Gratë janë promotori i ndryshimeve në shoqëri. Andaj këto zgjedhje në çdo lagje të qytetit e në çdo fshat, Sekretariati i Gruas Aktiviste bashkë me gratë kandidate për asamble si Edona Hajrullahu e Valmira Zhitia – Selimi, do të jenë të zëshme për të ngjallur aktivizmin shoqëror tek çdo grua e në çdo familje.

Për të qenë aksionar të ndryshimit, trajtimit të problematikave të grave, trajtimit të barabartë nga institucionet, barazisë shoqërore kërkohet angazhim, e pikërisht për zbatimin e politikave që fuqizojnë gruan do angazhohet kryetari i ardhshëm i Ferizajt, Valon Ramadani.

#BASHKËQEVERISIM

#VALONIpërKRYETAR

Kontribo