28 09 2021

Bizneseve duhet t’u krijohen kushte më të mira për punë!

Sot ishim për vizitë tek “Grid group”, biznes i cili 80% të të punësuarve i ka të gjinisë femërore, gjë që na gëzoi shumë.

Kjo kompani përballet me probleme të ndryshme, si rritja e çmimit të çelikut, problem me transport të lëndës së parë, kosto të lartë të transportit, si dhe kamata të larta nga bankat komerciale në Kosovë.

Kandidati për kryetar, Alban Hyseni bashkë me kandidatët për asamble Naser Sejdiu, Ajsun Abdullahu Sadiku e Violeta Behluli, u zotuan se me qeverisjen e re pas 17 tetorit, prodhuesi vendor do ketë trajtim të veçantë, si dhe përmes Bankës Zhvillimore do të mundësohen kredi të buta, me kosto minimale të interesit.

Më 17 tetor, qytetarët do të votojnë për numrin 144, numër i cili ia kthen atyre ditët e mira!

Kontribo

28 09 2021

Takim me ish mësues e profesorë të Gjakovës!

Takimet me Mësuesit e Profesorët tanimë në pension, na japin kurajo për punën tonë drejt ndryshimit.

Kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila e shoqëruar nga kandidatët për Këshilltar Komunal nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, zhvilluan një takim të këndshëm e miqësorë me ish mësues e profesorë tanimë në pension.

Takimet e kafet me këto zonja e këta zotërinj të cilët tërë jetën e tyre ia kushtuan zhvillimit të arsimit e shkencës për gjenerata e gjenerata në komunën tonë e më gjerë, janë takime të frytshme e shpresëdhënëse për punën që kemi nisur.

Sfidat që vijnë nga mosha e pensionit, nevoja për shërbime më cilësorë e adekuate, nevoja për vlerësimin e kontributit të dhënë për vite të tëra në shoqëri, na tregon për punën që ka mbetur për tu bërë me qëllim të kthimit të borxhit të madh që kemi ndaj kësaj kategorie të shoqërisë tonë.

Kontribo

28 09 2021

Takim me mësimdhënësit e Ferizajit!

Sot, mësimdhënës të shkollave të ndryshme të qytetit tonë, u takuan me Kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryetarin e ardhshëm të Ferizajt, Valon Ramadani.

Diskutimet janë të gjata, ngase problemet janë të shumta, e për shkak të mangësive me të cilat përballet sistemi ynë arsimor, masat të cilat duhet të ndërmerren në këtë drejtim duhet të jenë të shpejta.

Me vullnetin për punë që në arsim të investohet, e ai te prioritetizohet, me qeverisjen tonë nxënësve do t’u ofrohet mësim cilësor, e të gjithë punonjësve të arsimit ambiente të përshtatshme për mësimdhënie.

Është e rëndësishme që pa humbur kohë, vëmendja të kthehet aty ku nis e ardhmja!

#BASHKËLËVIZIM

#VALONIpërKRYETAR

Kontribo

28 09 2021

Gratë paraprijëse të ndryshimit të 17 tetorit!

Në takimin e mbajtur me gratë, pamë një frymë të fitores së re për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Duke u nisuar nga fakti që më 14 shkurt, 65% e votuesve të referendumit kanë qenë gra, na bën edhe me entuziast për ndryshimin që na pret në komunë.

Kandidati për kryetar, Alban Hyseni, bashkë me kandidaten për asamble Ardhmërie Jakupi, si dhe deputeten Arijeta Rexhepi, u zotuan për krijimin e kushteve më të përshtatshme për gratë. Lista jonë e fitores ka 42% gra e vajza të reja, të cilat janë plot vullnet, të ndershme e të gatshme për ndryshimin e madh në komunën tonë. Sepse me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, nuk do ketë pabarazi e diskriminim për gratë.

Numri 144 është numri i fitores pa balotazh më 17 tetor!

Kontribo

28 09 2021

Koncept-Dokumenti për Vettingun

Koncept-Dokumenti për Vettingun është finalizuar dhe dorëzuar për t’u votuar në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. Është punuar që të garantohet proces i drejtë dhe vëmendje i është kushtuar praktikave të mira. Dokumenti në fjalë është komentuar edhe nga ekspertë ndërkombëtarë dhe përmban 5 opsione, tha sot ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila rikujtoi që zotimi ynë për ta jetësuar shtetin e së drejtës po përmbushet.

Kontribo

28 09 2021

Vizitë në fshatin Kurillë dhe Ralin të Prizrenit!

Vazhdojmë me angazhimin tonë shtëpi për shtëpi, rrugë për rrugë, në Kurillë dhe Ralin, që edhe nga banorët e këtyre lagjeve ta marrim rikonfirmimin për një fitore pa balotazh, pa pasur nevojë të humbim kohë dhe pas reformave që i kemi bërë, Prizreni të filloj me zhvillimin ekonomik.

Kryetari i Komunës dhe njëherësh kryetar në ardhje, prof. dr. Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Artan Abrashi dhe Kujtim Shala-stomatolog, si dhe kandidatët për Kuvendin Komunal në Prizren, Dafina Alishani, Ilir Gashi dhe Nita Shala.

#BASHKËQEVERISIM! ✅144

Më shumë për Prizrenin!

Kontribo

28 09 2021

Fshatrat e Prishtinës do jenë më të zhvilluara me qeverisjen tonë.

Investimet në infrastrukturë, çerdhe të reja, ndriçim, rritja e subvencioneve në bujqësi dhe sigurimin e tregut për produktet bujqësore janë disa nga synimet tona.

Aktivistët tanë bashkë me deputeten Fitore Pacolli dhe kandidatët tanë për asamble, Arbnora Berisha, Feim Osmani dhe Fahri Sheqiri, bashkëbiseduan rreth këtyre zotimeve me banorët e fshatrave Besi, Prugoc dhe Bardhosh.

#bashkëqeverisim 144

Kontribo

27 09 2021

Vizitë biznesit “CONDOR” në Rahovec

Ishim në vizitë te biznesi lokal “CONDOR” bashkë me kandidatët tanë për asamble Merisa Sharku, Samir Pista dhe Leonard Morina ne krye me kandidatin tonë për kryetar z. Visar Korenica ku u njoftuam nga afër me veprimtarinë afariste të këtij biznesi të suksesshëm lokal.

Ata na informuan me mënyrën e funksionimit të kësaj ndërmarrjeje, me sukseset e realizuara, por edhe me vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë, në një treg jo fort të rregulluar e me kushte jo fort favorizuese për biznese lokale.

Kemi përsëritur dhe kemi theksuar se ekonomia është shtylla e zhvillimit të një shteti, ndërsa ekonomia lokale bazë e ecjes përpara të komunës.

17 tetori do të jetë dita nga ku Lëvizja Vetëvendosje do të jetë katalizatori I zhvillimit lokal në Rahovec.

#VV144

#VisarKorenicaKryetar

Kontribo

27 09 2021

NGA PANAIRI I BIZNESEVE TË GRAVE NË MITROVICË

Panairi i grave ka për qëllim që punën e kësaj kategorie ta paraqes para qytetarëve, punë e cila bëhet me shumë dashuri dhe përkushtim. Këto panaire, veç tjerash e demonstrojnë rëndësinë e grave në jetën shoqërore, andaj edhe politika duhet t’i kushtoj rëndësi të veçantë.

Adelina Muja Brahimi sot ka vizituar panairin e grave në Mitrovicë, ku për së afërmi u njoftua me produktet që ofrohen në këtë panair. Ajo u zotua se evente të tilla që e fuqizojnë gruan, do të jenë prioritet i saj gjatë mandatit katërvjeçar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

Kontribo

27 09 2021

Vizitë në fshatin Zllatar të Ferizajit!

Sot, në një ambient të këndshëm pikniku, me anëtarë e aktivistë të fshatit Zllatar, nën praninë e kryetarit të ardhshëm të Ferizajt, Valon Ramadani dhe kandidatit për asamble komunale Xhevat Sallahu, u diskutua për problemet me të cilat përballen banorët, jo vetëm të fshatit Zllatar, nevojat e përditshme të tyre e masat të cilat duhet të ndërmerren ashtu që tejkalimi i sfidave të jetë më i lehtë e ofrimi i zgjidhjeve sa më i shpejtë.

#BASHKËQEVERISIM

#VALONIpërKRYETAR

Kontribo

27 09 2021

Përlepnica me Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Mbështetja që po e marrim në Perlepnicë, është vazhdimësi e përqafimit të frymës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga banorët e zonës. U diskutuan disa çështje me rëndësi jetike.

Së pari do të mbyllet rrjeti i kanalizimit i cili derdhet në lum. Pastaj do të bëhet pastrimi i deponive ilegale të mbeturinave. Kjo do të shoqërohet me ndërtimin e parkut rekreativ tek liqeni i Përlepnicës, i cili do t’i sjellë gjallëri dhe do të tërheq banorët e komunës për të kaluar më shumë kohë në natyrë. Në takim ishte i pranishëm kandidati për asamble Bejtullah Osmani, si dhe na nderoi me prezencën e tij edhe Hydajet Hyseni.

Si qytetar i Përlepnicës, ai foli për ndryshimin që vjen nëpërmjet qeverisjes së kandidatit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kryetarit të ardhshëm të komunës, Alban Hyseni. Për zhvillimin e Përlepnicës, për zhvillimin e Gjilanit.

Kontribo

27 09 2021

Nga vizita në Kalanë e Harilaqit në Fushë Kosovë!

Kandidati për kryetar komune, prof. Enver Bajçinca, bashkë me deputetin Mefail Bajçinovci, me aktivistë, kandidatët për asamble dhe struktura të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kaluan pasditen e djeshme te kalaja e Harilaqit. Disa vendbanime në Fushë Kosovë kanë nevojë për gjurmime arkeologjike. Gjurmimi dhe ruajtja e kësaj kulture është e domosdoshme.

#bashkëqeverisim144

Kontribo

27 09 2021

Bashkë qeverisim për Gjakovën

Kryetarja në ardhje e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, bashkë me Kryeministrin, Albin Kurti, qëndruan dje në Gjakovë ku u pritën me entuziazmin e fitores për zgjedhjet e 17 tetorit. Gratë, të rinjtë, artistët e qytetit por edhe bizneset dhe fermerët e Gjakovës tashmë e kanë ndarë mendjen për alternativën qeverisëse në krye me Mimoza Kusari-Lilën që e ka mbështetjen e plotë të qeverisjes qendrore për ta zhvilluar Gjakovën. Bashkë qeverisim, Bashkë punojmë, Bashkë ndërtojmë e zhvillojmë prej dates 17 tetor! VOTO 144.

Kontribo

27 09 2021

Takim me këngëtaren e njohur të muzikës popullore, Shkurte Fejza

Shoqëria kulturore-artistike “Afërdita” gjatë viteve të 70-ta u bë qendër e muzikës së mirëfilltë shqiptare. Kjo shoqëri për vite më radhë i kultivoi këngët popullore shqiptare dhe frymëzoi shumë te rijnë për kundërshtim ndaj sistemit të atëhershëm. SH.K.A “Afërdita” nga Mushtishti i Therandës, pas shumë sukseseve të arritura përmes shumë anëtarëve të saj u bë e njohur në të gjithë botën, e ndër anëtaret e para ishte Shkurte Fejza.

Sot, kandidati për kryetar Salih Zyba i shoqëruar nga dy kandidatët për asamble nga fshati Mushtisht, Erlida Bajrami dhe Jetmir Durmishi, ishin për vizitë tek ikona e këngës shqipe, Shkurte Fejza në Mushtisht. Në takim u diskutua për idetë dhe përkrahjen që mund të japin artistët tanë në zhvillimin e mëtejmë të artit dhe kulturës në komunën tonë.

Një shoqëri e tillë që ndikon në rritjen e kulturës dhe promovimin e saj, e në socializimin e të rinjve, sot i mungon Therandës.

#BashkëQeverisim
#NdershëmpërTherandën
#144SalihZyba

Kontribo

27 09 2021

Vizitë në fshatin Kramovik të Rahovecit!

Në një vizitë në fshatin Kramovik të komunës së Rahovecit, kandidati ynë për kryetar, Visar Korenica bashkë me prijësin e Listës tonë fituese, Leonard Morina dhe kanidaten Doruntina Halilaj kanë takuar e bashkëbiseduar me banorët e këtij lokaliteti.

Në vazhdën e fushatës sonë për ndryshimin e 17 tetorit, aktivistët tanë dëgjuan brengat e banorëve për anashkalimin që i është bërë këtij fshati nga pushteti aktual, për shumë halle e derte me të cilat kramovikasit përballen në baza ditore.

Si shqetësime të mëdha, banorët kanë përmendur rrugët e pashtruara, mungesën e parqeve, pastaj problemet me energji elektrike si pasojë e neglizhencës së komunës, probleme me derdhjen e ujërave të zeza e probleme me ujë të vaditjes.

Lëvizja VETËVENDOSJE! premton se do t’i trajtojë këto probleme me përkushtim të sinqertë, duke u koordinuar edhe me nivelin qëndror për t’i dhënë zgjidhje të merituar problemeve që banorët tash e shumë vite po përballen.

Kontribo

27 09 2021

Vizitë në fshatin Kotorr të Skënderajt

Sot, kryetari i qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skënderaj, njëherish bartës i listës tonë garuese Hysni Mehani, së bashku me disa aktiviste, ishin për vizitë në fshatin Kotorr, në mbështetje të kandidates, Egzona Xhemajli. Problemet me rrugë, kanalizim e ujësjellës ishin ndër temat kryesore që u diskutuan në këtë takim.

☑144
☑21
#VVendosMeLëvizjen
#BashkëQeverisim

Kontribo

27 09 2021

Bashkëbisedim me të rinjtë e Mitrovicës

Ndejat me të rinjtë janë gjithmonë të këndshme. Ashtu ishte edhe kafja që pimë së bashku me rininë mitrovicase dhe deputetin Armend Muja.

Shumë prej tyre tashmë kanë kryer shkollim, e të tjerët janë në prag të daljes në treg të punës. Ne po kujdesemi që me politikat zhvillimore të hapim rrugë për të rinjtë.

Në bashkëpunim me Qeverinë Kurti do të kthehemi edhe njëherë në kohën kur të diplomuarve mitrovicas, nga fakulteti u duhej vetëm të shkonin deri në Trepçë, pjesa tjetër ishte karrierë dhe krenari.

Kontribo

27 09 2021

Më shumë për Prizrenin!

Kryetari i komunës dhe kryetari në ardhje, prof. dr. Mytaher Haskuka, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Kulturës, deputetët Arbër Rexhaj e Erxhan Galushi, si dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, Faruk Tahiri, Violeta Turtulla, Shaban Kalanderi, Lindita Purova dhe Ejona Hoxha, mbajtën një tubim në lagjen “10 Qershori”.

Banorët e lagjes “10 Qershori” gjithmonë kanë ditur t’i mbështesin njerëzit e duhur në kohën e duhur, ta shfaqin madhështinë e tyre dhe ta marrin përgjegjësinë.

Të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe kësaj radhe, duke i votuar kandidatët e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 17 tetorit, të cilët do të jenë vlerë e vendimmarrjeve dhe e diskutimeve në Kuvendin Komunal.

Pas reformave të kryera në këtë mandat dhe me fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren, më 17 tetor, me Albin Kurtin kryeministër, komuna e Prizrenit do të jetë në qendër të ekonomisë dhe të zhvillimit.

#BASHKËQEVERISIM

Kontribo

27 09 2021

Vizitë në Isniq të Deçanit

Kandidati ynë për kryetar të komunës së Deçanit Orges Tafilaj së bashku me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, shoqëruar edhe nga kandidatët për asamble nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kanë vizituar sot lagjen Maksutaj në Isniq.

Gjatë vizitës sonë kemi diskutuar së bashku me qytetarët mbi problematikat e qeverisjes selektive në komunën tonë, trajtimin e qytetarëve në mënyrë të pabarabartë dhe me preferenca partiake, nevojat e tyre duke filluar nga ato bazike dhe shumë tema të tjera të cilat na bëjnë të kuptojmë se Deçani ka nevojë urgjente për drejtësinë, sinqeritetin dhe parimin vetëvendosës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Qytetarë, faleminderit që po na dëshmoni rëndësinë e ardhjes sonë.

#bashkëqeverisim144

Kontribo

27 09 2021

Bashkëbisedim me të rinjtë në Shtime

Energjia e mirë e të rinjve shtimjanë është ngjitëse, të entuziazmon për të çuar përpara çdo punë të dobishme dhe projekt që kemi menduar për qytetin tonë. Jam krenar për çdo të ri që na është bashkuar për më shumë punë, për më shumë ide dhe më shumë mundësi të reja.

Në shoqërinë e deputetes Fjolla Ujkani dhe kryetarit të qendrës Adnan Ademi diskutuam për çështjet që i preokupojnë të rinjtë e Shtimes.

Shumë nga punët që ne do të bëjmë në Komunën e Shtimes, duke filluar nga rritja e numrit të bursave, rregullimi i shkollave,  funksionalizimi i ambienteve rekreative, qendrat inovative, kurset e gjuhëve të huaja dhe ato kompjuterike, kanë përputhshmëri me çështjet ku rinia ka interes.

Qeverisja e tanishme ka minuar shpresat dhe perspektivën e të rinjve që të zhvillojnë talentet e tyre në dobi të komunitetit ku jetojnë. Papunësia dhe mungesa aktiviteteve rinore e sportive e karakterizon sot rininë tonë të harruar nga komuna.

Të rinjtë janë gjeneratori i çdo shoqërie, andaj meritojnë dhe do të kenë vëmendje dhe angazhimin tonë të plotë me ardhjen e frymës së re të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

#144

Kontribo

27 09 2021

Takim me banorët e fshtatit Veriq të Istogut

Banorët e fshatit Veriq përballen me probleme të shumta siç janë ujë, kanalizimi e gjatë gjithë verës edhe kontaminimi nga deponia e Tuçepit.

Së bashku me bartësin e listës Florin Dreshaj dhe me kandidatin për Kuvend Komunal, Astrit Bujupaj, takuam dhe bashkëbiseduam me banorët e fshatit Veriq, ku morëm mbështetjen e tyre të plotë dhe i siguruam se si qeverisje e ardhshme në Istog, do të fillojmë me punë për t’i evituar problemet me të cilat përballen banorët e kësaj ane.

144✅

Bashkëqeverisim

Kontribo