22 02 2019

Kontrata me Z-mobile skadoi – Kryeministri mban përgjegjësi nëse kjo vazhdohet

Vala e Telekomit ka humbur nga kontrata me Z-Mobile 9-11 milionë euro në vit.

Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi konferencë në lidhje me përfundimin e kontratës së Telekomit të Kosovës me Z-Mobile. Në konferencë folën deputeti i Lëvizjes, Liburn Aliu dhe drejtuesi i Komitetit për Komunikime Elektronike dhe Postare, Fatban Bunjaku.

Më 17 janar 2019 është ngritur komision nga Bordi i Telekomit me përshkrimin e punës ‘Negociim i kontratës me Zmobile’. Komisioni duket sikur është formuar për zgjatjen e kësaj kontrate korruptive sesa për ndërprerjen apo rinegociimin e saj në favor të Telekomit.

Fatban Bunjaku u shpreh se, “ky është momenti që pa hezitim Telekomi së paku të shpëtojë të ardhmen e tij nga dëmi i kësaj kontratë, pa harrur që për këtë kontratë duhet të ndodhë një proces gjyqësor i cili duhet të kishte dhe pasoja financiare për Z-mobile. Dëmi i është shkaktuar Valës për përfitim vetanak dhe jo vetëm, edhe për gjunjëzim të Valës me plan për ta blerë vetë në një privatizim të orkestruar. Edhe lëvizja e stafit në pozita të larta në Telekom drejt Z-Mobile, duke i komprementuar interesat e operatorit publik, flet në këtë llogari.”

Cilësia e shërbimit është degraduar së tepërmi dhe resurset e Valës janë mbishfrytëzuar nga Z-Mobile. Vala e Telekomit ka humbur nga kontrata me Z-Mobile 9-11 milionë euro në vit si pasojë e të hyrave të munguara, zhvatjes së abonentëve, shitjen e shërbimeve nën kosto dhe praktikat e tjera “dumping” nga Z-Mobile, ndarja që përllogaritet vetëm nga raportimi i Z-Mobile e jo nga barazimi i të dhënave të dyanshme, si dhe 30 milionë gjobë nga arbitrazhi.

Deputeti Liburn Aliu tregoi përbërjen e komisionit, me anëtarë Trim Musliun, ish drejtor i marketingut, ish ud ekzekutiv, aktualisht nuk dihet qartë pozicioni i tij nw Telekom, Drejtori Financiar Armend Osajn, Drejtori i Zyrës Ligjore Sebaudin Ramaxhiku, zyrtari Arben Shabani, pozicioni i të cilit nuk dihet përpos që është afër menaxhmentit, dhe u.d. Drejtor Teknik Faton Isufi.

Nuk jemi të sigurtë që ky komision ka marrë udhëzimet e duhura nga menaxhmenti për ta mbrojtur interesimin e Telekomit. Kjo kontratë duhet të ishte ndërprerë prej kohësh. Përmbajtja dhe pasojat e kësaj kontrate duhet të ishin tashmë të hetuara e të gjykuara nga organet e drejtësisë.

“I bëjmë thirrje Kryeministrit Haradinaj dhe Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, si përfaqësues të aksionarit të vetëm të Telekomit të Kosovës, pra Qeverisë, të japin udhëzimet për bordin e Telekomit, rrjedhimisht për komisionin e ngritur për këtë temë, që ta konkretizojnë ndërprerjën përfundimtare të kësaj kontrate. Pra, mos të lenë hapur asnjë shteg për vijimin e saj”, u shpreh deputeti Aliu.

Kontratës me Z-mobile i ka skaduar afati. Nëse Kryeministri lejon vazhdimin e kësaj kontrate në heshtje, atëherë edhe ai i nënshtrohet dhe bëhet partner në kontratën më korruptive dhe të dëmshme të këtij sektori të rëndësishëm.

Kontribo

21 02 2019

Bllokimi i KQZ-së nga Presidenti

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencë për bllokimin një vjeçar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Hashim Thaçit. Në konferencë folën deputetja e Lëvizjes Albulena Haxhiu dhe anëtari i deritanishëm në KQZ nga Lëvizja Adnan Rustemi.

KQZ-ja është organ i rëndësishëm kushtetues për të garantuar integritetin e zgjedhjeve, por një pakicë qeveritare e politike po përpiqet artificialisht të bëhet shumicë në KQZ. Vetë Presidenti ende nuk po mund të pajtohet me faktin se Lëvizja VETËVENDOSJE!, mori mbështetjen më të madhe në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017. Përbërja e KQZ-së, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për zgjedhje, duhet të reflektoj rezultatin e zgjedhjeve. Pra, LVV duhet të ketë dy përfaqësues sikurse edhe LAA dhe koalicioni PAN.

Deputetja Haxhiu shpjegoi se, “një ditë para se të votohej rezoluta për dialogun që tenton ta shuaj vetminë e Hashim Thaçit në ndërmarrjen e tij të rrezikshme për shkëmbimin territorial, nga Zyra e Presidencës iu është dërguar të gjitha grupeve parlamentare kërkesa për dërgimin e emrave në KQZ. Përpjekjet për të përdorur institucionet kushtetuese, siç është KQZ për të paguar shërbimet e PSD-së, AAK-së dhe NISMA-s ndaj Thaçit, janë të papranueshme dhe paralajmërim i thellimit dhe zgjerimit të kapësve e të kapjes së shtetit”.

Pavarësisht kërkesës së Thaçit për dërgim të një emri, Lëvizja ka dorëzuar dy emra për dekretim në zyrën e presidencës, bazuar në Kushtetutë dhe Ligj, anëtarin e deritanishëm të KQZ, Adnan Rrustemi si dhe zonjën Nazlie Bala. Por po bëhet një vit nga kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është bllokuar nga Presidenti dhe një vit e gjysmë nga kur është dashur që përbërja e KQZ-së të reflektojë rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Shumë punë të vitit të kaluar dhe të këtij viti të KQZ-së të po pamundësohen.

Aktivisti Adnan Rustemi tregoi se, “rreth 40 asambleistë presin më shumë së një vit për të marrë detyrën, shumë kuvende komunale janë dëmtuar nga moscertifikimi i këtyre asambleistëve, shumë projekte e aktivitete të KQZ-së janë pamundësuar, shumë iniciativa të mbështetura nga organizata ndërkombëtare që kanë të bëjnë më ngritjen e kapaciteteve vepruese të KQZ-së kanë dështuar, e shumë detyrime tjera ligjore që janë në kompetencë të KQZ-së janë bllokuar, nga bllokimi që i ka bërë Presidenti”.

Prej dy muajsh dhe për të dytën herë, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dorëzuar dy të nominuarit për anëtarë të KQZ-së, por Presidenti në kundërshtim me afatet ligjore nuk i ka dekretuar dhe kështu po e mban peng institucionin.

Ne kërkojmë nga Presidenti që në përputhje me obligimet të konfirmojë sa më parë dy anëtarët tanë të KQZ-së dhe kështu të funskionalizohet KQZ-ja. Çfarëdo vendimi tjetër do të jetë i papranueshëm dhe do të kundërshtohet me të gjitha mjetet ligjore.

Kontribo

20 02 2019

RTK paguan 540,000 euro për makina me qira 

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti sot konferencë për media mbi përkeqësimin e gjendjes së Transmetuesit Publik të Kosovës (RTK) nga menaxhmenti aktual. Në konferencë foli aktivisti i Lëvizjes Avni Zogiani, duke renditur lidhjet politike, nepotike dhe biznesore të menaxhmentit të RTK-së dhe implikimin e këtyre lidhjeve në përkeqësimin e shërbimit.

Marrëdhënia e RTK-së me PDK-në është si ajo mes dy duarve, ku njëra kruan tjetrën dhe anasjelltas. Pikërisht falë shërbimit ndaj PDK-së menaxhmenti i ka shpëtuar ndëshkimit për rastet e shumta të korrupsionit, nepotizmit, klientelizmit dhe keqmenaxhimit. Marrëdhënia me PDK-në dallohet nga mënyra sesi ky transmetues shpërfytyron lajmet mbi veprimtarinë e opozitës dhe prodhon lajme në shërbim të pushtetit.

Transmetuesi ka diku 800 deri në 1,000 punëtorë, por një numër i madh i tyre janë anashkaluar për vite me radhë ngaqë një pjesë e konsiderueshme e programit blihet nga jashtë. Për më tepër, përmbajtja e programacionit karakterizohet nga mediokriteti dhe mungesa e seriozitetit.

Aktivisti Avni Zogiani renditi katër rastet e fundit korruptive që shpërfaqin bashkëpunim problematik të RTK-së me PDK-në:

Së fundmi, një produksion që RTK-së i kushtoi 216,000 euro iu dha motrës së shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqit, pa patur konkurrencë mes kërkuesve;
540,000 euro është tenderi i shpallur për marjen me qira të 16 makinave për nevoja të operimit të televizionit dhe të u.d. të drejtorit menaxhues, Mentor Shalës. Një makinë me qira për RTK-në kushton 33,750 euro, pra më shtrenjtë sesa të blihet e re;
Tenderi prej afro gjysmë milioni euro për serverët i është dhënë një kompanie, pronari i të cilës është akuzuar për korrupsion në lidhje me disa tenderë në policinë e Kosovës dhe madje njëra prej kompanive ku ai është i përfshirë e ka të ndaluar të aplikojë për tenderët publik;
Dhënia e hapësirave reklamuese për bizneset private të anëtarëve të menaxhmetit përmes segmenteve të marketingut në kohën e pikut të shikueshmërisë.

RTK ka një mundësi të pafund për të shkelur konkurrencën në fushën e transmetuesëve, pasi ka pasur të hyra direkte nga buxheti publik, marketingu dhe donacionet. Ndërsa, në projektligjin aktual për RTK-në, PDK-ja është më e zëshmja për rikthimin e taksës për RTK-në brenda faturës së rrymës me arsyetimin e ri-vendosjes së RTK-së në financim direkt nga publiku. Praktika ka treguar të kundërtën. Kështu po përgatiten t’i jepen KEDS-it mes 1,3 e 2 milionë euro për komision. Vendosja e RTK-së në varësi të KEDS do të thotë vetëm thellim i varësisë së saj nga PDK dhe nga Hashim Thaçi.

Prandaj, ne insistojmë që me projektligjin e ri Kuvendi të mos përqendrohet vetëm te financimi, por të krijojë një ligj që garanton pavarësinë, paanshmërinë dhe profesionalizmin e këtij transmetuesi. Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është kundër një transmetuesi publik të fortë. Mirëpo, ne kërkojmë një transmetues që i shërben publikut dhe jo një transmetues që përpiqet të krijojë opinion publik të përshtatshëm për interesa të ngushta politike e klanore të forcave në pushtet.

Kontribo

20 02 2019

30 vjetori i grevës së minatorëve

Sot kujtojmë rezistencën heroike të minatorëve të Trepçës, grevën që shënoi fundin e Jugosllavisë dhe fillimin e çlirimit nga Serbia. Pas ngjarjes së studentëve në 81, kjo është ngjarja tjetër e rëndësishme që edhe e shënoi Kosovën në hartën ndërkombëtare, edhe e mobilizoi popullin në rezistencë ndaj agresionit të Serbisë. Ato tetë ditë të grevës, në zgafellën e errët të minierës së Stantërgut, kujtohen si ditë që nxorrën në dritë atë që është më e çmueshme për një popull: besimin se një luftë e përbashkët drejt çlirimit nga një Serbi okupatore, e shoviniste – është i mundshëm, dhe kjo na bënë të jemi krenar në çdo përvjetor. Sot, Trepça ka potencialin që sërish të kontribuojë në nxjerrjen e një të ardhme për shqiptarët dhe gjithë të tjerët që jetojnë në Kosovë, por nuk është se po punohet në atë drejtim. Qeveritarët e kanë lënë këtë ndërmarrje pa investime, e punëtorët me paga e pensione aq të ulëta sa nuk kanë siguri as të punojnë e as të banojnë në ato anë. Kjo duhet të ndryshojë, ndërmarrjes duhet t’i kthehen investimet e punëtorëve, minatorëve dinjiteti, në mënyrë që gjithë qytetarët të përfitojnë një të ardhme më prosperuese në këtë vend.

Kontribo

19 02 2019

Qendra Artanë: padit Kryetarin e Komunës për konflikt të interesit

Qendra në Artanë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! përmes Kryetarit të saj Abdyl  Gashi ka parashtruar kallëzim penal ndaj Kryetarit të Komunës së Artanës (Novoberdës), Svetislav Ivanoviq për punësimin e paligjshëm, pa asnjë konkurs publik të bashkëshortes së tij, Vesna Ivanovic, duke e paguar me pagë mujore në shumën prej 555.62 € (bruto).

Lëvizja e akuzon Ivanoviqin për veprën penale të konfliktit të interesit, sipas nenit 424 par.1 të KPRK-së. 

Po ashtu, Qendra e Lëvizjes në Artanë e akuzon bashkëshorten e Kryetarit të Artanës edhe për faktin se pothuajse asnjë ditë deri më tani nuk është paraqitur në vendin e saj të punës, duke lënë të mendohet fakti se i pandehuri Sevtislav Ivanoviq e ka punësuar bashkëshorten e tij vetëm me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten e tij.

Qendra në Artanë i bën thirrje Prokurorisë Themelore në Gjilan, që në bazë të autorizimeve ligjore, të fillojë hetimin kundër të pandehurit  Svetislav Ivanovic, ndaj të njëjtit të ngrejë aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan-Departamenti i Përgjithshëm dhe të kërkojë shpalljen e tij fajtor dhe dënimin e parashikuar nga ligjet përkatëse.

Kontribo

19 02 2019

E ardhmja e arsimit parauniversitar – kurrikula dhe tekstet shkollore

Cikël diskutimesh profesionale mbi 10 vitet e decentralizimit në arsimin parauniversitar

Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon angazhimin intensiv për trajtimin e problemeve të arsimit parauniversitar.

Në ambientet e Kuvendit, Komiteti për Arsim dhe Shkencë mbajti sot tryezën e dytë të cilklit të tryezave profesisionale. Temat kryesore ishin mbi problematikat e zbatimit të Kurrikulës së re dhe tekstet e materialet mësimore.

Parashtrimin kryesor e mbajti drejtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës Selim Mehmeti, ndërsa profesionistët e pranishëm shpalosën kritikat dhe sugjerimet për kurrilën e re shkollore dhe problematikat e lidhura me të.

Reforma kurrikulare ka filluar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës që prej vitit 2008. Udhëheqja e këtij procesi parashihej të bëhej nga divizioni i kurrikulës në ministri, drejtoria komunale e arsimit dhe drejtoritë e shkollave. Mirëpo, divizioni vuan nga mungesa e stafit, detajimi i përgjegjësive dhe mosimpenjimi në proces, ndërsa drejtoritë komunale dhe ato shkollore i shmangen problematikave të zbatimit të reformës.

Po ashtu, kurrikula e re nuk i përfshin ekspertët e fushës, madje deri në atë pikë sa fakulteti i edukimit ndihet i lënë jashtë këtij procesi. Ekspertët e fushave nuk po ia mbërrijnë që ekspertizat e tyre të futen në kontakt me mësimdhënësit.

Përsa i përket zhvillimit të mësimdhënësve, mungesa e standardeve të lëndëve mësimore, ndryshimi i vazhdueshëm i normativave dhe i kualifikimeve, trajnimet me bazë kompetencat dhe jo ato me qasje të integruara e kanë cënuar së shumti zhvillimin e mësuesve. Nga ana tjetër, trajnimet e mësimdhënësve përgjithësisht janë të varur nga projektet dhe financimet ndërkombëtare dhe politikat tona për kanalizimin e këtyre mbështetjeve mungojnë. Ndërsa për sa i përket teksteve mësimore, ata vuajnë nga mbigarkesa me përmbajtje, kompozimi i dobët dhe gjuha diskriminuese, sidomos ndaj grave.

Në përfundim, u përmblodhën edhe rekomandimet e dala nga tryeza, ku u tha:

Duhet një analizë, strategji dhe vizion për përmbajtjen dhe metodat për të cilat kanë nevojë mësimdhënësit tanë;
Zbatimi i kurrikulës së re duhet avancuar me sugjerimet dhe kritikat për të;
Shkollat duhet të jenë vendi kryesor ku punohet me kurrikulat;
Planifikimi i kurrikulave duhet parë si i vetmi mekanizëm krijues për mësimdhënësit dhe jo si procedurë administrative;
Duhet ngritur një komision për vlerësimin e gjuhës dhe vlerave shoqërore të përdorura në tekstet shkollore;
Duhet mbështetje më e madhe buxhetore për zbatimin e reformës kurrikulare dhe mbikqyrje zbatimit të tij;
Mekanizmat mbështetës si shërbimet dhe aktivat profesionalë kanë nevojë për forcim;
Sistemi ka nevojë për një institucion përgjegjës për orientimin dhe koordinimin e politikave të partnerëve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve;
Mënyra e dhënies së trajnimeve është për t’u ndryshuar dhe institucionalizuar;

Lëvizja do ta vazhdojë përpjekjen për cilësinë në arsimin parauniversitar, duke u organizuar me profesionistët e dashamirësit e arsimit.

Në radhë është diskutimi për arsimin profesional dhe këshillimin e karrierës për nxënësit në vendin tonë.

Kontribo

15 02 2019

Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet t’i bashkohen një Kosove të bashkuar

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencë në lidhje me të drejtat e shkelura të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ku foli anëtari i Kryesisë dhe deputeti Rexhep Selimi. Gjendja e shqiptarëve në Kosovën Lindore mbetet e nderë, pa zgjidhje dhe shumë herë e manipuluar nga forcat politike shqiptare.

Të gjithë mekanizmat diplomatikë të Kosovës dhe Shqipërisë janë pezulluar nga revanshi i Thaçit dhe nuk po merren me kritikat zyrtare ndaj Serbisë për kapitujt 23 dhe 24 kushtëzuar nga BE-ja, që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë, të drejtat e pakicave kombëtare dhe krimet e luftës. Po ashtu, këtu nuk përjashtohet edhe kapitulli 35, që ka të bëjë me Kosovën. Ndërkohë, aktualisht Serbia vepron në mënyrë të organizuar drejt zmbrasjes së heshtur të luginës së Preshevës nga shqiptarët.

Në këtë vit po bëhen 20 vite prej masakrave që shteti serb ka kryer anëkend Kosovës dhe nuk gjendet aktualisht asnjë i dënuar apo i hetuar për krime lufte lidhur me këto masakra. Edhe një që ishte për rastin e krimeve në Podujevë u lirua pa përfunduar dënimin vitin që shkoi nga gjykata. Deputeti Selimi kujtoi edhe vizitën e Ramës në Preshevë para disa vitesh për të vënë në pah faktin se personat që kishin ngritur flamujt kombëtar shqiptar gjatë vizitës ishin arrestuar menjëherë pas largimit të Kryeministrit të Shqipërisë, duke qenë se flamujt kombëtarë shqiptarë janë të ndaluar në këtë rajon. Qasja e Serbisë nuk ka ndryshuar as ndaj krimeve kundra Kosovës as ndaj shtypjes mbi shqiptarët e luginës.  

Deputeti Selimi përsëriti qëndrimin e Lëvizjes për Kosovën Lindore duke thënë se, “nuk duhet të harrojmë se atje ka ndodhur një referendum në vitin 1992 dhe ai referendum do të duhej të respektohej dhe të ishte bazë për të avancuar të drejtat e tyre deri në të drejtën për bashkimin me Kosovën. Po ashtu, ka pasur një deklaratë të udhëheqësve politik shqiptarë të këtyre komunave në vitin 2006 në të njëjtën frymë dhe për të njëjtën gjë si referendumi i vitit 1992. Pra, çfarë duhet të ndodhë? Po, duhet të ndodhë bashkimi i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, por me Kosovën e bashkuar. Pra, bashkimi i tyre nuk do të duhej ta kishte çmimin e ndarjes së Kosovës, por një Kosovë e bashkuar do të duhej të ishte mikpritësja e bashkimi edhe të atyre tri komunave shqiptare si rrugë dhe hap i domosdoshëm drejt bashkimit kombëtar”

Ky nuk është momenti që shqiptarët të bëjnë lëshime nga rruga e tyre e drejtë, por ta shfrytëzojnë faktin se e kemi në dorë procesin e integrimit të Serbisë në BE. Kjo mundësi duhet shfrytëzuar për ta kushtëzuar Serbinë dhe për ta ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve të Luginës. Integrimi i Serbisë në BE duhet të kushtëzohet të drejtat e shqiptarëve të Luginës dhe jo të manipulohen shqiptarët e asaj ane që Serbia të integrohet.

Kontribo

14 02 2019

E ardhmja e arsimit parauniversitar

Cikël diskutimesh profesionale mbi 10 vitet e decentralizimit në arsimin parauniversitar
Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet intensivisht për trajtimin e problemeve e arsimit parauniversitar. Në dekadën që po lemë pas kanë ndodh shumë ndryshime në këtë nivel të arsimimit, jo patjetër për të mirë.

Po ashtu, në ambientet e Kuvendit Komiteti për Arsim dhe Shkencë nisi sot një cikël tryezash profesionale ky tre temat e sotme ishin menaxhimi i institucioneve shkollore, partizimi dhe sigurimi i cilësisë.

Dikustimin kryesor mbi këto çështje e mbajti prof. Dukagjin Pupovci. Ndërsa në prezantimin e të gjithë profesionistëve të pranishëm shpalosën kritikat dhe defektet e këtyre 10 viteve të decentralizimit të kompetencave.

Të pranishmit në tryezë treguan se si instrumentalizim partiak i arsimit parauniversitar në kombinim me mungesën e politikave zhvillimore arsimore ka sjellë një gjendje të shkollave ku inspektimi i tyre është tepër i dobët, ka shumë shkolla me paralele të ndara, ka tepri mësimdhënësish, shkollat profesionale s’ndërlidhen me praktikën, prindërit e nxënësve nuk angazhohen në shkolla dhe nuk u kushtohet vëmendje fëmijëve me aftësi të kufizuara. Më së shumti, sistemi vuan nga mungesa e një analize totale të gjendjes, shkaqeve dhe të propozimeve që do ta nxirrnin nga kjo situatë.

Në përfundim të tryezës u renditën edhe rekomandimet e dala prej saj:
• Nevoja për studim të gjerë në nivel vendi mbi procesin e decentralizimit në arsimin parauniversitar dhe mbi politikat e reformat e ndjekura për të;
• Angazhimi kundër pabarazisë midis nxënësve dhe mësimdhënësve;
• Një vizion për arsimin për të ardhmen e vendit;
• Departizimi i emërimeve në drejtori, shkolla dhe në institucionet e tjera arsimore;
• Mbështetja në nivel komunal me resurse, decentralizim kompentencash në nivel shkolle dhe rritje e llogaridhënies ndaj tyre;
• Përfshirja e prindërve të nxënësve në punën e shkollave dhe në lehtësimin e punës së mësimdhënësve;
• Standardizimi dhe transparenca e veprimtarive të shkollave;
• Mekanizma të rinj institucional për garantimin e cilësisë së arsimit;
• Gjithpërfshirja në arsimimi me fokus të posaçëm për fëmijët me nevoja të posaçme.

Tryeza e ardhshme mbahet me 19 shkurt dhe do të trajtojë temën e teksteve shkollore dhe kurrikulës.

Gjatë ditës së djeshme grupi jonë parlamentar i dorëzoi kërkesë Kuvendit për organizimin e një Debati të veçantë mbi përgjegjësinë e Qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse mbi organizimin arsimit parauniversitar në Kosovë.

Kontribo

14 02 2019

Nga takimi i gjashtë i përbashkët i KPSA-së, BE-Kosovë

Drejtuesi i Grupit Parlamentar të LV-së, Glauk Konjufca dhe deputetja Albulena Haxhiu, po qëndrojnë në Strasburg në takimin e gjashtë të përbashkët të KPSA-së, BE-Kosovë.

Temat e këtij takimi do të jenë dialogu me Serbinë, situata sociale dhe ekonomike, transformimi i FSK si dhe liberalizimi i vizave.

 

Kontribo

14 02 2019

Kërkesë për debat të veçantë parlamentar mbi organizimin e arsimit parauniversitar

Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dorëzoi kërkesën që Kuvendi i Republikës së Kosovës të organizojë një Debat të veçantë parlamentar në lidhje me përgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve përgjegjëse mbi organizimin arsimit parauniversitar në Kosovë.

 

Debat parlamentar organizimi i arsimit parauniversitar

Kontribo

13 02 2019

Nga prezantimi i Komitetit për Shëndetësi

Sonte në mbrëmje me një panel të gjerë të specialistëve të shëndetësisë u mbajt prezantimi i Komitetit për Shëndetësi. Shëndetësia në epokën e maksimumit të avancimit teknologjik gjendet sot në Kosovë pa sistem informativ, pa pajisje të sallave operatore, pa imazheri diagnostifikuese, etj. Kosova në 2019 nuk ka kushte për sigurime shëndetësore publike. Ato po vonohen nga praktika çnjerëzore korruptive. Ka ministër që shpenzon kohë dhe vëmendje për reklamë, për tenderim të fshehur pas “reformave” por nuk ka dezinfektim të sallave të operimit dhe nën buxhetim të mbështetjes së qendrave të mjekësisë familjare. Ka shkelje të dinjitet të punonjësit shëndetësor sikundër ka promovim të një palice konjukturale që e kanë humbur raportin me integritetin nëpër përkuljet ndaj pushtetit. Kosova i ka stafet dhe vetura për mbi 80 zëvendësministra por jo dhe për mjekët epidemiologë të cilët duhet të punojnë në terren me popullatën. Për barnat ndahet buxhet publik për çdo vit, edhe autoriteti i prokurorimit prodhon vendime për kontraktimin e tyre. Kompanitë private shpërndarëse operojnë madje fitim por barnat nuk gjenden në klinikat tona apo në qendrat e mjekësisë familjare. Shpesh na kanë krijuar përshtypjen që në këto kushte nuk ka zgjidhje brenda këtij sistemi kështu të sulmuar nga të gjitha anët. E vërteta është se mjaft që të lirojnë udhë ata që e bllokojnë organizimin e shëndetësisë dhe gjendja ndërron. Një shembull i vogël por i madh ishte riorganizimi në vitet 2014-2018 i shëndetësisë primare në Prishtinë. Lëvizja VETËVENDOSJE! po përditëson alternativën sektoriale mbi shëndetësinë me synim një plan dinamik qeverisjeje. Këto paraqitje e analiza mbi mjekësinë primare, institutin e shëndetit publik, nivelin dytësor e tretësor, sistemin e sigurimeve dhe politikat e problemet e farmacisë nga doktorët e specialistët shëndetësorë si Jusuf Ulaj, Fatmire Kollçaku, Arben Vitia, Dafina Gexha, Baton Kelmendi, Merita Kasumi, Artan Krasniqi, Mirsad Shkreta, Suliote Aliu, do të pasohen nga diskutimi publik mbi buxhetimin e sektorit të shëndetësisë.

Kontribo

13 02 2019

Degët e pushtetit në Telekom

Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi sot aksion simbolik në Telekomin e Kosovës për të vazhduar denoncimin e shfrytëzimit partiak të kësaj ndërmarrjeje publike. Pas aksionit të ngjitjes së parullave ku shkruheshin emrat e partive kryesore në pushtet dhe poshtë tyre fraza “dega Telekom”, anëtarja e Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë Rinë Zhitia mbajti një komunikatë.

Kjo ndërmarrje shumë fitimprurëse për gjithë këto vite të pasluftës është shfrytëzuar, dëmtuar dhe vjedhur si nga punësimet partiake dhe nepotike të pushtetarëve, po ashtu edhe nga kontratat e dëmshme korruptive si ajo e Z-Mobile. Telekomi është shndërruar në hambar të punësimeve partiake. Qëllimi pas këtyre politikave shkatërruese është privatizimi i ndërmarrjes. Javën e kaluar, Lëvizja VETËVENDOSJE!, por edhe mediat e vendit, vunë në pah skandalin e punësimeve të fundit të 200 personave në Telekom, ku të gjithë të punësuarit ishin familjarë dhe miltantë partiak. Ndërsa ditë më parë dëgjuam nga mbledhja e Qeverisë për fillimin e vlerësimit të Telekomit për ta çuar atë drejt privatizimit.

Aktivistja Rinë Zhitia pas aksionit u shpreh se, “subjektet e koalicionit qeverisës PDK, AAK dhe NISMA e kanë bërë Telekomin e vendit si Degë të tyre partiake ku rehatohen njerëzit dhe klientela e tyre. Meqenëse vetëm kohëve të fundit janë bërë qindra punësime të tilla, ne sot, në mënyrë simbolike, po vendosim llogot e këtyre partive me degën e tyre në Telekom. Kjo sepse sot hapësirat e punës së Telekomit, janë shndërruar në zyre të partive në pushtet”.

Nga zyrat e Telekomit, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatojë Rezolutën e Kuvendit të Kosovës të nxjerrë në verën e vitit të kaluar, e cila thotë saktësisht të kundërtën e kësaj që po bën aktualisht kjo Qeveri. Po ashtu, Prokurorisë i bëjmë thirrje të fillojë hetimet e menjëhershme në lidhje me këtë skandal të punësimeve pa kriter, pa nevojë dhe me qëllim shkatërrimin e Telekomit. Telekomi ka potencial për t’u zhvilluar financiarisht dhe për t’u zgjeruar në tregun e Kosovës. Privatizimi i Telekomit është thjeshtë privatizim i fitimit dhe nacionalizim i humbjes.

Kontribo

13 02 2019

Ngushëllime për aksidentin e rëndë që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë

Është tronditës lajmi, ku raportohet se deri më tani trembëdhjetë persona kanë humbur jetën, kurse shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Të prekur nga kjo tragjedi njerëzore, humbje e madhe për familjarët që ka prekur opinion e gjerë, Lëvizja VETËVENDOSJE! u shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe të afërmeve të atyre që kanë humbur jetën në këtë aksident. Ndërsa, për të gjithë të lënduarit urojmë të marrin trajtimin e nevojshëm dhe të shërohen sa më parë!

Kontribo

13 02 2019

Takim me diplomatin Kai Eide

Në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, Kryetari Albin Kurti dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, pritën në takim diplomatin norvegjez, z. Kai Eide, dhe përfaqësuesen e Qendrës Norvegjeze për Zgjidhjen e Konflikteve, znj. Siri Skare. Mysafirët nga Norvegjia ishin të interesuar të mësonin më shumë mbi situatën në Kosovë dhe qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në lidhje me negociatat Kosovë-Serbi. Kryetari Kurti shpejgoi planin me katër hapa të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në lidhje me dialogun: (1) vlerësimin në Kuvend të 33 marrëveshjeve të arritura në periudhën 2011-2017, (2) shtrimin e kërkesave tona ndaj Serbisë si borxhli i yni, (3) hartimin e platformës me parimet e negociatave, dhe (4) ngritjen e ekipit negociator me udhëheqje kredibile. Ai më tej shtjelloi mënyrën se si Thaçi dhe Vuçiq janë kthyer në pushtetarë autoritarë dhe anakronikë, duke i përngjarë gjithnjë e më shumë feudalëve që bënin pazare të fshehta me territore.

Palët u dakorduan që t’i zhvillojnë më tej kontaktet edhe në të ardhmen.

Kontribo

12 02 2019

Tubim në Harilaq

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, Kryetarja e Qendrës në Fushë Kosovë, Albana Gashi, aktivisti Avni Zogiani dhe asambleistë të Lëvizjes në këtë komunë mbajtën takim me qytetarët e fshatit Harilaq për të diskutuar mbi problemet e fshatit dhe komunës në përgjithësi, por edhe mbi ngjarjet politike në Republikën e Kosovës.

Shqetësimi kryesor i banorëve të fshatit Harilaq është vendimi i Qeverisë që në këtë fshat të hapet deponia e madhe e mbeturinave të rrezikshme. Për këtë, qytetarët janë kategorikisht kundër. Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet qytetarët e këtij fshatit që nuk janë konsultuar fare nga Qeveria në lidhje me këtë vendim tejet të dëmshëm për një deponi të tillë që nuk ekziston askund në rajon.

Në këtë tubim, po ashtu u diskutua edhe mbi zhvillimet e fundit sa i përket procesit të dialogut dhe përpjekjen e rrezikshme të presidentit Thaçi në aventurën e tij që tashmë i është bashkuar edhe ekipi negociator. Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të jenë të bashkuar në kundërshtim të çdo përpjekje për të coptuar a dëmtuar integritetin dhe sovranitetin e vendit.

Kontribo

11 02 2019

Fjalimi i Albin Kurtit në Samitin për Paqe, Siguri dhe Zhvillim Njerëzor në Seul

Në vijim është teksti i fjalimit Kryetarit Albin Kurti në anglisht në një samit ndërkombëtar kushtuar paqes, sigurisë dhe zhvillimit njerëzor e cila u mbajt në Seul të Koresë Jugore. Këtu merrnin pjesë krerë dhe ish krerë shtetesh e qeverish nga mbarë bota, si dhe deputetë, akademikë e liderë fetarë. Nga Kosova e Shqipëria edhe ish presidentët tanë Fatmir Sejdiu e Alfred Moisiu si dhe ish kryeministri Bajram Kosumi.

Excellencies, Ladies and Gentlemen, Sisters and Brothers, Dear Friends,

I am honored and excited to participate in the International Summit of the Universal Peace Federation. This is my first time at a UPF event and my first time in Seoul and Korea. But, I feel as if I have been here before, and I have seen all of you somewhere else. Perhaps I feel this way because we have come together as people who are together even when we are not, as we share a joint battle – one for peace and unity, equality and security, prosperity and justice.

Thank you for the invitation and the opportunity to join you here today.

“The most beautiful dreams about freedom are dreamed in prison” said Friedrich Schiller back in his time. Similarly, one could hold that the best dreams about peace are dreamed at a time of war. Likewise, the best aspirations for unification and integration are dreamed by people who are divided, by members of families who are separated, by citizens who are kept apart forcefully.

I have personally known and experienced oppression and prison, war and separation; however, I have only found them blended into one, as never before, in the forerunner of our liberation movement, the ambassador for peace, and laureate of the Saharov peace prize, Mr. Adem Demaçi, whose biography and life experience so closely resemble the martyrized and triumphant experience of the freedom and peace-loving spirit of the founder of the Universal Peace Federation, Reverend Sun Myang Moon.

I was lucky to have had the extraordinary opportunity to be an activist and work with Mr. Demaçi when he was the political representative of the Kosova Liberation Army in the late 1990s.

As a writer, a dissident intellectual, a liberator and a progressive politician, he was unjustly convicted to 28 years in prison. However, this long suffering in prison, Demaçi would compare to a candle that burns and fades in the dark to make light for those around it – his friends, his people. He passed away last summer but will keep lighting us forever and ever.

For Demaçi, his release from prison, at a time when Kosova and other Albanian lands were still under occupation, was, in his words, like walking out of one smaller prison and back into a larger prison that had locked an entire nation inside its walls.

Upon the successful conclusion of the joint international campaign to liberate Kosova, Adem Demaçi advised his Albanian compatriots to restrain from identifying innocent Serb citizens with proponents of the invasive Serbian regime. “Yesterday, we fought against Serbian chauvinists,” – he would say, – “Now, it is our responsibility to protect our Serbian neighbors, who should be treated as equal citizens in the Republic of Kosova.” He would then conclude in his style: “If any Albanian thinks of attacking an innocent Serb, let them come and attack my son, Shqiptar (trnl. Albanian)”.

Ladies and gentleman,

Now, I am a Member of Parliament and I represent and lead the new opposition in Kosova, which has at its core the goal of genuine peace. Experience has proven to us that false peace, as the philosopher Lu Xun says, is just a temporary truce and is conceived with new war. Bad peace agreements can become worse than their absence altogether. True and lasting peace is only righteous peace.

There is peace in prison, there is also peace in the cemetery. Unfair peace is a frozen conflict, an imminent conflict, and a potential outbreak. Without true freedom, we rather get the people’s suppression and social closure, similar to dynamite, the more suppressed it is, the stronger its later explosion.

The place where I come from, Kosova, and the Albanian lands, are a fertile ground for the healthy seed of peace. The universal values and principles for global peace and harmony are embodied in the code of life of the people of Scanderbeg and Mother Teresa. But, the Albanian people continue to be divided, fragmented and threatened by further division and fragmentation and a frozen and always threatening conflict. “Territory can be divided, but the people cannot”, emphasized Reverend Moon.

Such dangers and threats are becoming more and more common in our time. That’s why hard work is needed for peace, and, maintenance of peace demands much labour, too.

Peace without security is a temporary peace. Security without peace is a security for the few. We need both, peace and security, hand in hand, together, jointly. Yet, this remains a rather static vision, if there is no development. Whereas peace and security remind us of space, it is development which brings in time. Space-wise we should have peace and feel safe. Time-wise we should develop, we shall make progress, as humans, as citizens, as societies, as people.

In order to achieve this, we must win. And for the victory we are seeking, we must come together. What unites us as people is even more important than what leads us ahead. Struggle is togetherness. Interdependence and intersubjectivity comprise a plain of immanence as a platform where social engagement and political institutions emerge. We certainly have differences, but everywhere and all of the time, we have way more things in common. We shall always begin from what we have in common. And, that is another plain, the plain of universality. Therefore, to our insistence on universal values, I believe we could add universality as a value.

Dear participants of the Summit,

What may seem not that probable, together we make it more than possible. Peace unites us, and, for peace we come together. Because we learn peace, through education and life, at schools and at homes.

Just as Reverend Moon and Mother Teresa emphasized, peace begins at home, in the family, begins in the heart and soul of each.

Thank you.

Kontribo

10 02 2019

Homazhe në nderim të Monit dhe Arbenit

Jehona e 10 shkurtit nuk ka të sosur!

Me rastin e 12 vjetorit të demonstratës së 10 Shkurtit 2007 Lëvizja VETËVENDOSJE! vizitoi familjet e dëshmorëve të kombit Arben Xheladinit dhe Mon Balajt dhe mbajti homazhe në nder të tyre. Më 10 Shkurt Arben Xheladini dhe Mon Balaj marshuan paqësisht për Republikën dhe u vranë pabesisht nga forcat e UNMIK-ut.

10 Shkurti është vazhdimi i përpjekjes së popullit të Kosovës, e cila nuk u bë për zëvendësimin e shtypjes koloniale me sundim ndërkombëtar, por për pavarësi dhe barazi mes popujsh. Më 10 Shkurt u ngritëm kundër Planit të Ahtisaarit të 2 shkurtit 2007, i cili Republikën e mendonte jo të pavarur, por të mbikqyrur me sundimin politik dhe policor ndërkombëtar, dhe jo Republikë me vetëvendosje popullore, por si bashkësi komunitetesh etnike. 10 Shkurti ishte marshi paqësor i një populli për vetëvendosje, kundër një ideje që e mohonte me plumba edhe popullin, edhe parimin e vetëvendosjes, edhe sovranitetin e Republikës.

Për të rënët e 10 shkurtit kurrë nuk pati drejtësi. Përgjegjësit e dy vrasjeve dhe urdhëruesit e tyre nuk u përballën kurrë me drejtësinë.

Në homazhet e bëra, pranë varrit të djalit të tij, babai i Arben Xheladinit, Shaban Xheladini u shpreh duke thënë, “djemtë tanë nuk konsiderohen si mbrojtës të Kosovës. Bile, ish-Kryetari i qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi para do vitesh u vu në mbrojtje të policëve rumun botërisht në televizion duke thënë se Arbenin dhe Monin nuk i ka vrarë policia rumune, por i ka vrarë Lëvizja VETËVENDOSJE!. U vu në mbrojtje të atyre që me t’u kthyer në Rumani parlamenti rumun i dekoroi dhe shpërbleu se e kanë kryer punën mirë”.

Në homazhet për Mon Balajn, vëllai Fahri Balaj duke falenderuar të pranishmit për homazhet tha, “Ne si familje besojmë që Moni dhe Arbeni ishin në rrugën e drejtë, siç jemi të bindur se për çdo ditë dhe në vazhdimësi duhet të punohet për Kosovë dhe Shqipëri”.

Nderime u mbajtën edhe në vendin ku ranë Arbeni dhe Moni ku foli edhe Glauk Konjufca, “të mos harrojmë që Kosova i ka edhe dëshmorët e pas luftës, siç janë Arben Xheladini dhe Mon Balaj, sepse këta janë dëshmorë të vullnetit të popullit dhe të shoqërisë tonë për liri dhe vetëvendosje!”

Kosova me parimin e vetëvendosjes nuk është subjekt problematik, por mënyra e zgjidhjes së njërit prej problemeve të Serbisë dhe mënyra e zgjidhjes së një pjesë të çështjes shqiptare. Dëshmia e Arben Xheladinit dhe e Mon Balajt është dëshmia se paketa e Ahtisaarit për statusin e Kosovës ishte me kushtin që t’ua mbyllte gojën shqiptarëve, dëshmia e një Republike me gjuhën e prerë. Kosovës i janë kufizuar aftësitë me shtypjen e parimit të vetëvendosjes.

Lavdi Monit dhe Arbenit!

Kontribo

08 02 2019

Punësimet përmes të cilave po tentojnë të shkatërrojnë Telekomin

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencë për media në lidhje me punësimet shkatërruese për Telekomin ndër vite. Drejtuesi i komitetit për Komunikim Elektronik dhe Postar, Fatban Bunjaku dhe sekretari i Qendrës së Prishtinës, Valdrin Ahmeti në fjalët e tyre paraqitën me fotografi emrat e punësimeve të fundit arbitrare dhe partiake që po e thellojnë degradimin e këtij institucioni.

Telekomi i Kosovës është ndërmarrje strategjike për ekonominë dhe sigurinë e vendit. Pas luftës ndërmarrja u bë funksionale dhe fitim-prurëse. “Në vitet e fundit ky regjim është angazhuar për shkatërrimin e Telekomit dhe krijimin e një krize artificiale financiare, në mënyrë që t’i krijojnë argumentet e tyre për privatizim dhe që përgjatë kësaj rruge të përfitojnë edhe vet financiarisht nga zhvatja e kësaj ndërmarrje”, tha Bunjaku.

Kriza u krijua qëllimshëm përmes degradimit teknik, kontratave të dëmshme ku ajo me Z-Mobile është vetëm maja e Asjsbergut dhe përmes punësimeve partiake që po ia rrisin shpenzimet operacionale ndërmarrjes dhe duke ia bllokuar operacionet e tjera.

Punësimet partiake janë skemë kriminale për të cilat do të duhej të fillonin hetimet. Ndërkohë, funksionimi i auditimit të brendshëm në këtë kompani është paralizuar. Në krye të këtij funksioni është gruaja e deputetit të PDK-së – Mërgim Lushtaku, e cila prej emërimit në dhjetor të vitit të kaluar më shumë nuk vjen në punë.

Aktivisti Valdrin Ahmeti tregoi të dhënat e punësimeve të fundit partiake dhe problemeve që po vijnë prej tyre.

“Vetëm në vitin 2018 në Telekom janë punësuar mbi 200 persona që i bie rritje prej 8.5% e numrit të përgjithshëm të punëtorëve të kësaj kompanie. Prej këtyre 200 punëtorëve mbi 100 janë të regjistruar si agjent të shitjes në këtë kompani. Më e rënda është që gjatë vitit 2018 në bazë të publikimit të ARKEP (Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare) nr.04/2018 thuhet se gjatë vitit 2018 edhe sipas të hyrave edhe sipas përdoruesve Telekomi i Kosovës ka shënuar rënie. Tek përdoruesit nga 56% e tregut në fund të vitit 2017 në 50 % e tregu në fund të 2018-tës. Ndërsa nga të hyrat nga 55.5% e tregut në fund të vitit 2017 në 52.2% të tregut në fund të vitit 2018”, tha Ahmeti.

Në përfundim të fjalës Ahmeti listoi me emra dhe fotografi lidhjet familjare e partiake të të punësuarve të vitit të fundit në Telekomin e Kosovës. Ky është vetëm fillimi i denoncimeve të proceseve përmes të cilave këta qeveritarë qëllimshëm po tentojnë ta shkatërrojnë Telekomin në mënyrë që ta privatizojnë mëtej.

Kontribo

07 02 2019

Kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për rastin e përdhunimit të së miturës nga Drenasi

Lëvizja VETËVENDOSJE! së bashku me Grupin parlamentar të LDK-së dhe Alternativa-s, dorëzoi kërkesën për seancë të jashtëzakonshme lidhur me ngacmimin seksual, përdhunimin dhe kryerjen e abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale.

Kontribo

07 02 2019

Glauk Konjufca dorëzon Padinë për shpifje dhe fyerje ndaj tij

Drejtuesi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes, Glauk Konjufca, sot dorëzoi Padinë ndaj Dardan Molliqajt për shpifje dhe fyerje në lidhje me deklaratat e tij në Kuvendin e Kosovës dhe njërin nga mediumet e vendit.

Me rastin e dorëzimit të kësaj Padie Glauk Konjufca u shpreh se: “Është një shpifje e patolerueshme e cila dënohet me ligjet e Kosovës. Ne kemi një legjislacion që e trajton këtë çështje dhe se ky ka qenë një mashtrim për të cilin ai duhet të jep llogari. Ai ka thënë publikisht që unë duhet ta demantoj dhe unë jo që po e demantoj, por po e padis Dardan Molliqajn”.

Ai po ashtu i bëri thirrje publike këtij të fundit që të publikojë gjithë çfarë ka për SHIK-un dhe për të.

Kontribo

06 02 2019

Reagim për ngjarjen e rëndë në Drenas

Në shoqërinë tonë hetime zhvillohen në formë aktive vetëm kur është fjala për persekutime politike. Në rastet e ngacmimit, dhunimit dhe shfrytëzimit të gruas sa më të hetueshme që janë rastet aq pa hetuar mbesin. Denoncuesit përqeshen, madje deri në pikën sa hetuesi vetë, polici, gjen hapësirën për t’u shndërruar në dhunues dhe shfrytëzues – sikur në rastin e mbrëmshëm ku u kuptua që për një vit të tërë u shfrytëzua seksualisht një e mitur 16 vjeçare nga Drenasi.

Për çfarë shteti mund të flasim, kur policët që zënë me drogë djalin e Shefit të AKI-së suspendohen, ndërsa policët që dhunojnë dhe shfrytëzojnë seksualisht të miturën dekorohen? Iu bëjmë thirrje organeve të drejtësisë, të merren seriozisht me rastin, në mënyrë që kjo tragjedi të mos ndiqet nga skandali i lirimit të dhunuesit në fjalë, siç edhe ndodh zakonisht. Rastet e tilla janë të shpeshta, ku me raportimin bëhet shaka. Kjo gjendje është e patolerueshme më. Përçmimi që institucionet shtetërore i bëjnë rasteve të raportuara të dhunimit është po aq i rëndë sa vetë dhunimi.

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet protestën e ditës së nesërme në ora 12:00 para stacionit kryesor të Policisë në Prishtinë dhe marshin protestues në Drenas para policisë ditën e premte në ora 12:00.

Kontribo