25 01 2025

Halil Thaçi

Halil Thaçi është lindur më 9 shtator 1981, në Prishtinë dhe jeton në Obiliq. Ai ka përfunduar
studimet në Fakultetin Ekonomik, në Banka, Financa dhe Kontabilitet. Prej vitit 2000, Halili ka
menaxhuar me sukses biznesin e tij familjar.
Në angazhimin politik, Halili është në mandatin e tij të dytë si kryetar i Qendrës së Lëvizjes
VETËVENDOSJE! në Obiliq. Si deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!,
ai është anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Gjatë mandatit të tij parlamentar,
ka kontribuar si anëtar i dy komisioneve hetimore: Komisionit për Rezervat Shtetërore dhe
Komisionit për Energjinë.
Kandidatura e tij për mandatin e dytë si deputet është një zotim për të çuar përpara drejtësinë,
barazinë dhe zhvillimin ekonomik – tri shtylla kryesore që përbëjnë vizionin për një Kosovë të drejtë,
të barabartë dhe me mundësi të përbashkëta për të gjithë qytetarët e saj.

Kontribo

25 01 2025

Triera Kasumi Berisha

Triera Kasumi Berisha është lindur më 19 korrik 1990 në Prishtinë. Me një formim akademik në
shkencat ekonomike, të përqendruar në menaxhment dhe administrim biznesi, të përfunduar në
Prishtinë dhe Londër, ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme profesionale prej 16 vitesh në
fushën e biznesit, të cilën e nisi si ndërmarrëse që në moshën 18-vjeçare.
Triera ka punuar në sektorin bankar dhe ka ofruar shërbime konsulence për zhvillimin,
dokumentimin dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë. Si pronare dhe drejtuese
biznesi, Triera ka themeluar dhe menaxhuar brende inovative në fushat e marketingut, artit dhe
teknologjisë, duke operuar në tregjet lokale dhe ndërkombëtare, si Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar.
Në politikë, ajo iu bashkua Partisë Guxo, duke kandiduar si këshilltare komunale dhe u rendit ndër
gratë më të votuara në Prishtinë. Si një nga themelueset e Partisë Guxo, ajo mban pozitën e
Sekretares dhe është anëtare e Kryesisë në nivel qendror. Në Qeverinë “Kurti 2”, Triera ushtron
detyrën e shefes së kabinetit të Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Përveç karrierës së saj profesionale dhe politike, ajo është një sportiste. Si zhytëse profesionale
shpëtimtare, ka marrë pjesë në misione kërkimore nënujore dhe ka përfaqësuar Kosovën në garat
ndërkombëtare të skijimit.
Në kandidaturën e saj për deputete, Triera Kasumi Berisha synon të promovojë fuqizimin e grave, të
kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe të avancojë sportin si një faktor kyç për përfshirjen dhe
zhvillimin shoqëror.

Kontribo

25 01 2025

Labinotë Demi Murtezi

Labinotë Demi Murtezi është lindur më 6 janar 1982 në Gjilan. Ajo ka përfunduar studimet për
Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Gjatë kohës së studimeve ka qenë e

angazhuar në gazetari dhe ka marrë pjesë në hulumtime të ndryshme të organizuara nga organizata
joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare. Për dy vite radhazi, ka qenë Koordinatore e projektit
anglez “Euro Management Training and Educational Center.”
Karriera e saj profesionale ka përfshirë një gamë të gjerë angazhimesh institucionale dhe politike.
Fillimisht ka shërbyer si këshilltare në Kuvendin Komunal të Gjilanit, më pas si drejtoreshë e
Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, si dhe ka punuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Labinota ka shërbyer si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në legjislaturat V, VII dhe VIII.
Në dy legjislaturat e fundit, ka qenë anëtare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie
Sociale, Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e
pandemisë së virusit “COVID-19”.
Labinota mbetet një zë aktiv për kauzat gjinore dhe problemet sociale, me fokus të veçantë në
shëndetësi dhe mirëqenie sociale. Përkushtimi i saj ndaj barazisë dhe përmirësimit të kushteve
sociale ka shënuar një angazhim të pandërprerë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Ajo është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve.

Kontribo

25 01 2025

Ilir Kërçeli

Ilir Kërçeli është lindur më 21 korrik 1990 në Prishtinë. Fëmijërinë e hershme e kaloi në lagjen
Dardania, ku përfundoi shkollën fillore, ndërsa arsimin e mesëm e vazhdoi në Gjimnazin “Sami
Frashëri.” Studimet universitare për Ekonomi dhe ato master për Administratë Publike dhe Qeverisje
Dixhitale e kanë përgatitur atë për sfidat moderne të qeverisjes dhe zhvillimit ekonomik.
I apasionuar pas basketbollit që në moshë të hershme, Iliri mësoi rëndësinë e punës ekipore dhe
disiplinës, vlera që e kanë udhëhequr në jetën profesionale. Teknologjia dhe inovacioni janë fusha
që e kanë motivuar për më shumë se 15 vite. Si themelues i kompanisë “OnAir,” Iliri ka sjellë risi dhe
mundësi të reja për tregun kosovar.
Në vitin 2019, ai iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE! si këshilltar për strategji mediale në Ministrinë
e Punëve të Jashtme. Nga viti 2021, ka shërbyer si shef i kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, Glauk
Konjufca, duke dëshmuar përkushtim dhe profesionalizëm në sfida institucionale. Aktualisht, Iliri
është anëtar i Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë dhe anëtar në Këshillin e
Përgjithshëm.
Si kandidat për deputet, Ilir Kërçeli synon të jetë zëri i rinisë së Kosovës. Ai angazhohet për drejtësi
sociale, mundësi të barabarta dhe një të ardhme të sigurt për të rinjtë, duke besuar se Kosova
ndërtohet në Lëvizje, së bashku për të mirën e përbashkët.

Kontribo

25 01 2025

Vendenis Lahu

Vendenis Lahu është lindur më 6 nëntor 1992 në Podujevë, ku dhe jeton.
Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Besianë, ndërsa studimet universitare në
Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Me profesion mjek, ai është në përfundim të
specializimit në lëminë e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Më parë ka
shërbyer si mjek në Klinikën Emergjente dhe atë të Neurologjisë në QKUK.
Vendenis Lahu është i angazhuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! që nga viti 2010.
Në vitin 2017, është zgjedhur asamblist në Kuvendin Komunal të Besianës dhe ka mbajtur pozitën e
kryesuesit të grupit të asamblistëve të LVV-së në këtë Kuvend. Aktualisht, është deputet i

    legjislaturës së VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e
    Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
    Në politikë, Vendenis Lahu angazhohet për avancimin e sistemit dhe politikave shëndetësore,
    shtytjen para te kauzave rinore dhe forcimin e shtetit të së drejtës e krijimin e mundësive të
    barabarta për të gjithë qytetarët.

    Kontribo

    25 01 2025

    Adelina Grainca

    Adelina Grainca ka lindur më 19 gusht 1997 në fshatin Cërnillë dhe jeton në Rahovicë, Komuna e
    Ferizajt. Është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Studimet Master i ka përfunduar në “American
    University of Kosova” (AUK), Studime Profesionale – Parashikimi Strategjik dhe Inovacion.
    Para se të zgjidhej deputete në vitin 2021, Adelina ka dhënë kontribut në sektorin privat, duke u
    angazhuar në menaxhimin efikas të kompanive të ndryshme. Gjatë mandatit të saj si deputete, ka
    shërbyer si anëtare në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe në Komisionin për
    Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

    Kontribo

    25 01 2025

    Luan Gacaferi

    Luan Gacaferi është lindur më 23 mars 1970 në Junik. Ai është i martuar dhe baba i tri vajzave.
    Shkollimin fillor e ka përfunduar në Junik gjatë viteve 1977-1985, ndërsa gjimnazin e ka ndjekur në
    Deçan, në shkollën e mesme “Vëllezërit Frashëri,” nga viti 1985 deri në 1989.
    Gjatë periudhës 1989 – 1991 ka ndjekur për një kohë studimet në Fakultetin Juridik.
    Prej vitit 1992 jeton dhe punon në Gjermani, ku është i angazhuar në sektorin e logjistikës.

    Kontribo

    25 01 2025

    Nijazi Isaku

    Nijazi Isaku është lindur më 22 nëntor 1981 në Viti. Ai ka përfunduar medresenë “Alaudin” në
    Prishtinë dhe studimet universitare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Nga viti 2014
    deri më 2021, ka punuar si Sekretar Korporativ në Ndërmarrjen Publike Banesore SH.A., Prishtinë,
    Në politikë, angazhimi i tij ka nisur që nga themelimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në vitin 2005. Nijazi
    Isaku ka shërbyer si kryetar i Pikës së qytetit të Vitisë në dy mandate dhe Sekretar Organizativ i
    Qendrës për një mandat, ndërsa ka qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm për tre mandate. Nga viti
    2018 deri më 2022, ka mbajtur pozitën e Kryetarit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti
    dhe aktualisht është Nënkryetar i Parë i Qendrës.
    Në zgjedhjet e vitit 2017, Nijazi Isaku u zgjodh asambleist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin
    Komunal të Vitisë, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2021, u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës për
    legjislaturën e VIII-të, për periudhën 2021-2025.
    Nijazi Isaku është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

    Kontribo

    25 01 2025

    Fitim Haziri

    Fitim Haziri është lindur më 7 mars 1982 në Podujevë, ku jeton dhe punon. Shkollimin fillor dhe të
    mesëm e kreu në vendlindje, ndërsa studimet universitare i përfundoi në drejtimin e stomatologjisë

    në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë në Sana. Prej vitit 2006 punon si stomatolog,
    fillimisht në klinikën e tij private “Avicenna Dent” dhe aktualisht në klinikën “Fleoa Dent”.
    Përveç profesionit, ka qenë aktiv në organizata joqeveritare nga viti 2005 deri më 2017. Angazhimi i
    tij politik nisi në vitin 2017 kur u zgjodh këshilltar komunal në Komunën e Podujevës dhe kryesues i
    grupit të asamblistëve.
    Në vitin 2019 u zgjodh deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës në legjislaturën VII dhe shërbeu
    si anëtar i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.
    Në legjislaturën VIII u rizgjodh deputet dhe u angazhua në Komisionin për Administratë Publike,
    Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. Ai është gjithashtu kryetar i Grupit të Miqësisë me
    Arabinë Saudite. Si deputet i zgjedhur nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, angazhimi i tij do të
    fokusohet në shëndetësi, zhvillimin e rajonit të tij, fuqizimin e mediave dhe çdo çështje që
    përfaqëson interesat dhe nevojat e qytetarëve.
    Fitimi është i martuar dhe ka katër fëmijë.

    Kontribo

    25 01 2025

    Agon Batusha

    Agon Batusha është lindur më 11 shkurt 1993 në Gjakovë, ku ka përfunduar shkollën fillore dhe të
    mesme. Në vitin 2015, ka mbaruar studimet në Integrime Evropiane dhe aktualisht vazhdon
    studimet postdiplomike në Shkenca Politike pranë Universitetit të Prishtinës. Ai është pjesë e rrjetit
    të Shkollës Politike të “Friedrich Ebert Stiftung” dhe ka marrë pjesë në trajnimin ballkanik të FES-it
    për “Politikanët Premtues”.
    Në periudhën 2010-2011, Agoni ka qenë kryetar i nxënësve të Komunës së Gjakovës. Më pas, nga
    viti 2011 deri në 2013, është angazhuar si koordinator projektesh te Këshilli Rinor Kosovar në
    Prishtinë, duke bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare si GIZ, Banka Botërore, Save the
    Children, UNICEF për të promovuar politika rinore dhe ambientale.
    Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, është zgjedhur asambleist në Komunën e Gjakovës nga radhët e
    Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe ka ushtruar këtë detyrë deri në vitin 2017, kur u rizgjodh dhe mori
    detyrën si Kryesues i Grupit të asambleistëve të LVV-së në Gjakovë. Në vitin 2018, u zgjodh kryetar i
    Qendrës së Lëvizjes në Gjakovë për t’u rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2022.
    Në 2019, Agon Batusha u zgjodh deputet dhe u rizgjodh në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Në
    legjislaturën e VII-të të Kuvendit të Republikës, ka shërbyer si anëtar i Komisionit për Administratë
    Publike, Pushtet Lokal, Zhvillim Rajonal dhe Media, ndërsa në legjislaturën e VIII-të ka qenë anëtar i
    Komisionit për Integrim Evropian. Gjithashtu, në dy legjislatura ka udhëhequr Grupin joformal të
    Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës.
    Agoni është i martuar me Liriken dhe baba i një fëmije, Bato.

    Kontribo

    25 01 2025

    Mirlinda Tishukaj-Sadiku

    Mirlinda Tishukaj-Sadiku ka lindur më 19 shkurt 1976 në Isniq, Komuna e Deçanit. Studimet themelore i
    ka përfunduar në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës në vitin 2000,
    kurse ato master në Kolegjin AAB në vitin 2012.

    Gjatë viteve 1999-2006, punoi si përthyese e gjuhës serbo-kroate dhe angleze në Stacionin Policor të
    Vitisë. Nga viti 2001 deri më 2003, shërbeu si profesoreshë në shkollën e mesme profesionale “Jonuz
    Zejnullahu” në Viti për të vazhduar prapë në po të njëjten shkollë në Viti si profesoreshë deri në vitin
    2021 ku pezulloi punën në arsim pasi mori mandatin si Deputete në Parlamentin e RKS-së.
    Mirlinda është aktive në politikë që nga viti 2013, ku ka shërbyer për dy mandate.
     Si kryesuese e grupit të asambleistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti sherbeu nga viti 2017-2021. Ka
    qenë nënkryetare dhe udhëheqëse e Sekretariatit të Gruas Aktiviste dhe, në zgjedhjet e fundit,
    nënkryetare e dytë e qendrës së Lëvizjes në Viti.
    Në vitin 2021, Mirlinda u zgjodh deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ka kontribuar në
    Komisionin për Menaxhimin e Financave Publike dhe në dy komisione hetimore: për subvencionimin e
    teksteve shkollore dhe në atë për dhunën në familje.
    Mirlinda është e martuar dhe nënë e një fëmije. Ajo synon të avancojë politikat për zhvillimin e arsimit,
    sportit dhe mirëqenies sociale.

    Kontribo

    25 01 2025

    Bajram Mavriqi

    Bajram Mavriqi është lindur më 19 qershor 1985 në Dardanë, ku jeton dhe vepron.
    Ka studiuar Ekonomi, mban titullin master në Menaxhment.
    Që nga viti 2008 udhëheq shërbimet e kontabilitetit në disa prej ndërmarrjeve më të suksesshme në
    Anamoravë, kurse ka përvojë mbi 10 vjeçare edhe si Përgjegjës i Sektorit të Rinisë në komunë,
    ndërsa në vitin 2018 ka qenë Kryesues i Kuvendit Komunal për një periudhë.
    Që nga viti 2015 e udhëheq qendrën e Lëvizjes
    VETËVENDOSJE! në Dardanë, duke i prirë të gjitha fitoreve të njëpasnjëshme në çdo
    garë zgjedhore.
    Në legjislaturën e ardhshme si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës do të merret intensivisht
    me politikat rinore si dhe politikat fiskale të cilat do të kenë për bazë krijimin e një ambienti sa më
    miqësor për operimin e bizneseve prodhuese në Kosovë, si një garancë për zhvillim dhe punësim.
    Bajrami është i martuar dhe ka katër fëmijë.

    Kontribo

    25 01 2025

    Imri Demelezi

    Imri Demelezi është lindur në vitin 1985, në Viti. Ai është diplomuar në Agroekonomi në Fakultetin e
    Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës dhe ka përfunduar studimet master për
    “Zhvillim të Qëndrueshëm të Hapësirave Bujqësore dhe Rurale” në Universitetin e Bolonjës në Itali.
    Gjithashtu, ka specializuar për “Bujqësi Organike Mesdhetare” në IAM Bari, Itali.
    Me përvojë të pasur akademike dhe profesionale, Imri ka punuar si asistent në FBV të UP nga viti
    2010 deri në 2012 dhe si hulumtues shkencor në BOKU, Vjenë nga viti 2013. Më pas ka ligjëruar në
    Kolegjin UBT deri në marrjen e pozitës së zëvendësministrit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe
    Zhvillimit Rural në Qeverinë Kurti I dhe II.
    Imriu është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga viti 2012 dhe ka udhëhequr nënkomitetin për
    Bujqësi në Viti. Ai është bashkëthemelues i Grupit Punues të LVV në Vjenë dhe koordinator i
    komitetit për bujqësi. Në zgjedhjet parlamentare të 2019 ishte kandidat për deputet nga Lëvizja
    VETËVENDOSJE!.

    Si deputet, Imriu do të angazhohet për avancimin dhe mbikëqyrjen e legjislacionit në bujqësi,
    ushqim, pylltari, siguri ushqimore dhe ujore. Ai synon forcimin e rolit të fermerëve, grave dhe rinisë
    në sektorin agro-ushqimor dhe përkrahjen e tyre për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

    Kontribo

    25 01 2025

    Sibora Kadriu

    Sibora Kadriu, e lindur më 18 mars 1999 në Tiranë, me prejardhje nga Gjilani dhe e rritur në
    Prishtinë. Në vitin 2021, përfundoi studimet Bachelor në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të
    Prishtinës dhe aktualisht është në përfundim të studimeve Master në Programin Financiar.
    Gjatë karrierës së saj, Sibora ka ndërtuar një përvojë të pasur në sektorin publik, joqeveritar dhe
    privat.
    Në periudhën 2021-2023, Sibora shërbeu si asistente në kabinetin e Zëvendësministres së Ministrisë
    së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Në sektorin joqeveritar, ajo ka koordinuar
    projekte të rëndësishme në fushën e mjedisit dhe mirëqenies sociale. Aktualisht, ajo është e
    angazhuar në sektorin privat si menaxhere në një kompani ndërkombëtare. Përtej angazhimeve
    profesionale, Sibora ka treguar edhe një pasion për sportin, duke u bërë kampione e dyfishtë në
    çiklizmin rrugor në vitin 2022.
    Në politikë, Sibora Kadriu është pjesë e subjektit Alternativa që nga viti 2020, ku shërben si anëtare
    e Kryesisë dhe Këshillit.
    Si kandidatja më e re, Sibora synon të përfaqësojë aspiratat e brezit të ri, duke u angazhuar për
    politika që mbështesin inovacionin, punësimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e
    sportit. Me përkushtimin e saj, Sibora synon të angazhohet për politikat e rinisë dhe përfshirjen e
    tyre në ndërmarrësi.

    Kontribo

    25 01 2025

    Vlora Limani Hajnuni

    Vlora Limani Hajnuni e lindur më 5 qershor 1982 në Lipjan, ku dhe jeton, studimet doktorale i ka
    kryer në specializimin shkencor “Organizimi dhe Menaxhimi në Prodhim” në vitin 2023 dhe Masterin
    në Shkencat e Kimisë në drejtimin Kimi Analitike dhe Ambientale në vitin 2010. Karriera e saj
    akademike përfshin angazhimin si ligjëruese në Kolegjin “Pjetër Budi” në Prishtinë dhe pesë vite
    përvojë si Udhëheqëse e Shërbimit të Studentëve në Administratën e Kolegjit.
    Në sektorin publik dhe projekte ndërkombëtare, Vlora ka shërbyer si Eksperte e Jashtme në
    Projektin AQH (Accessible Quality Healthcare), duke kontribuar në draftimin e Strategjisë dhe Planit
    të Veprimit për Kujdesin Parësor Shëndetësor 2020-2025. Prej janarit 2023, Vlora është angazhuar si
    Këshilltare Politike në Kabinetin e Ministres së Drejtësisë, ku merret me hartimin e politikave dhe
    standardeve për organizimin e shërbimeve sociale dhe familjare.
    Karriera politike e saj ka filluar në vitin 2008, duke mbajtur pozita të ndryshme në nivel lokal dhe
    kombëtar, përfshirë: asambleiste në Kuvendin e Komunës së Lipjanit, Kryesuese e Kuvendit të
    Komunës, Drejtore e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Deputete në Kuvendin e
    Republikës së Kosovës dhe Kryetare e Grupit të Grave Deputete gjatë Legjislaturës VII.
    Nëse do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme, Vlora Limani Hajnuni synon të kontribuojë
    kryesisht në fushat e politikave të qeverisjes lokale, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale, duke
    avancuar mirëqenien e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve publike.

    Kontribo

    25 01 2025

    Burim Demiri

    Burim Demiri ka lindur më 11 shkurt 1987 në Gjilan. S
    Studimet i kreu në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin e Kantos. Aktualisht
    ndjek studimet postdiplomike për Master në Kanto në Universitetin e Arteve Shtetërore në Tiranë.
    Burimi është themelues i grupit muzikor “Bitonia” dhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në
    industrinë e turizmit dhe muzikës. Ai është pjesë e Resort Planet që nga viti 2006, fillimisht si pianist,
    më pas si agjent marketingu, dhe që nga viti 2014 si Drejtor Ekzekutiv. Në vitin 2021, themeloi
    projektin Kampus Planet, që mbështet të rinjtë duke u ofruar mundësi punësimi në Resort dhe më
    gjerë. Në vitin 2022, hapi biznesin e tij, “Restaurant Maestro” në Gjilan.
    Në vitin 2023, u angazhua si Këshilltar i Jashtëm për Kulturë pranë Alban Hysenit në Gjilan. Në
    politikë, Burimi nisi angazhimin si aktivist në vitin 2021, duke kërkuar ndryshime politike, dhe në
    vitin 2022 u bë pjesë e GUXO.
    Burimi vjen me një trashëgimi të pasur në arsim dhe kulturë. Kontributi i tij si deputet do të
    përqendrohet në zhvillimin e kulturës dhe artit.

    Kontribo

    25 01 2025

    Agim Bahtiri

    Agim Bahtiri u lind në fshatin Gushavc të Mitrovicës në mars të vitit 1960. Shkollën fillore dhe atë të
    mesme i ka përfunduar në Mitrovicë. Në shkurt të vitit 1993 u zhvendos në Holandë, për shkak të
    përndjekjeve politike.
    Pas përfundimit të arsimit në menaxhment dhe pasi përfundoj me sukses gjuhën holandeze të
    shkallës së katër  z. Bahtiri u angazhua të punonte në Kompaninë “Laura Special” në Den Hagë, si
    menaxher marketingu dhe në kompaninë “Green Shamp”, si menaxher i blerjes dhe shitjes dhe
    është licencuar në shumë trajnime në fushat për lidership dhe menaxhment.
    Z. Bahtiri  u shpërblye në vitin 2009, në Seul të Koresë se Jugut, me çmimin e parë për import të 13
    produkteve nga Koreja e Jugut në Evropë.  Është i pari në Evropë që u shpërblye nga presidenti,
    Chang, Tae-Pyong.
    Përveç angazhimeve të tij profesionale, z. Bahtiri ka shërbyer si kryetar i Komunës së Mitrovicës për
    dy mandate (2013-2021), duke luajtur një rol kyç në zhvillimin e qytetit të tij. Aktualisht, është
    drejtor i kompanisë, AB Advisory L.L.C. dhe mbikëqyr dy biznese familjare në Holandë, “Green
    Mushroom Farm” dhe “Mitrofresh,” të udhëhequra nga familja e tij.
    Z. Bahtiri zotëron rrjedhshëm gjuhën holandeze, serbo-kroate, si dhe ka njohuri të mira në anglisht
    dhe gjermanisht.

    Kontribo

    25 01 2025

    Dafina Alishani

    Dafina Alishani ka lindur më 7 korrik 1989, në Prizren ku jeton edhe sot.
    Ka përfunduar studimet themelore në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare në Istanbul University
    në Turqi dhe gjithashtu në The Hague University of Applied Sciences në Holandë. Aktualisht, është
    në përfundim të mikrotezës së masterit.
    Dafina ka përvojë të pasur profesionale, duke filluar si praktikante në Ambasadën e Kosovës në Hagë
    dhe më pas si Asistente Administrative në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Stamboll.
    Gjithashtu, ka shërbyer si Koordinatore e Mikëpritjes në Dokufest.

    Nga viti 2021, Dafina është Koordinatore e Asambleistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në nivel vendi,
    si pjesë e Sekretariatit të Përgjithshëm. Ajo ka shërbyer për dy mandate si asambleiste më e votuar
    në Kuvendin e Komunës së Prizrenit dhe është Nënkryetare e Parë e qendrës së LVV-së në Prizren që
    nga viti 2022.
    Si deputete e zgjedhur nga lista e LVV-së, Dafina do të angazhohet për avancimin e zhvillimit
    ekonomik dhe infrastrukturor të Kosovës, duke i dhënë një fokus të veçantë qytetit të Prizrenit. Ajo
    do të punojë për rritjen e mirëqenies së qytetarëve, forcimin e shërbimeve publike dhe mbrojtjen e
    të drejtave të të gjithë qytetarëve. Ndër prioritetet e saj është lobimi për Ligjin për Transplantim të
    Organeve, duke përfaqësuar komunitetin e pacientëve të hemodializës.

    Kontribo

    25 01 2025

    Besim Muzaqi

    Besim Muzaqi ka lindur më 5 dhjetor 1979 në Mitrovicë dhe jeton në Vushtrri. Studimet i ka
    përfunduar në Fakultetin e Farmacisë në Universitetin e Prishtinës. Magjistraturën e dytë e kreu në
    Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore.
    Me përvojë të pasur në sektorin farmaceutik, Besimi ka shërbyer si Kryetar i Shoqatës Farmaceutike
    të Kosovës, Gjyqtar në Gjykatën e Nderit të Odës së Farmacistëve të Kosovës dhe anëtar i
    organizatave prestigjioze ndërkombëtare si Federata ndërkombëtare farmaceutike dhe Asociacioni
    Evropian i Farmacistëve Spitalor.
    Aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga viti 2010, Besimi ka mbajtur role të rëndësishme, përfshirë
    atë të anëtarit të kryesisë, koordinatorit,X kryetarit dhe aktualisht nënkryetarit të Qendrës së LVV-së
    në Vushtrri. Ai ka shërbyer si Nënkryetar i Komunës së Vushtrrisë (2017-2021) dhe aktualisht është
    deputet i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
    Me përvojën dhe ekspertizën e tij në sektorin farmaceutik dhe qeverisjen lokale, Besimi mbetet një
    aset i çmuar për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Si deputet, ai synon të kontribuojë në avancimin e
    sektorit shëndetësor dhe përmirësimin e qeverisjes lokale, duke promovuar politika që përmirësojnë
    jetën e qytetarëve.

    Kontribo

    25 01 2025

    Sylejman Meholli

    Dr. Sylejman Meholli, i lindur më 4 nëntor 1988 në fshatin Akrashticë, Komuna e Vushtrrisë, është
    kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri dhe kryesues i Grupit të Asambleistëve në
    Kuvendin Komunal.
    Gjatë viteve 2018-2021, Dr. Meholli shërbeu si drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje
    Sociale në Komunën e Vushtrrisë, ku implementoi reforma të thella në Kujdesin Parësor
    Shëndetësor, duke rritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Në zgjedhjet lokale të
    vitit 2021, ai u zgjodh asambleisti më i votuar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri dhe në regjionin
    e Mitrovicës.
    Me profesion, doktor i mjekësisë, Dr. Meholli është në përfundim të specializimit në Shëndetësi
    Publike me fokus në Epidemiologji në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
    Paralelisht, ai është profesor në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë,
    ku luan një rol të rëndësishëm në formimin profesional të kuadrove të rinj në fushën e mjekësisë.

    Përveç karrierës në shëndetësi, Dr. Meholli ka përfunduar studimet bazike dhe master në Shkenca
    Politike në Universitetin e Prishtinës, duke kombinuar ekspertizën profesionale me angazhimin
    politik.
    Si kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Dr. Meholli synon të adresojë sfidat në shëndetësi,
    arsim, mirëqenie sociale, mbrojtje të ambientit dhe zhvillim lokal.

    Kontribo

    25 01 2025

    Enver Haliti

    Enver Haliti ka lindur më 20 janar 1977 në Ferizaj. Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të
    Universitetit të Prishtinës dhe studimet master i ka përfunduar në Menaxhment në Universitetin e
    Evropës Juglindore.
    Veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Enveri ka shërbyer në Brigadën 138 “Agim Ramadani” në
    Zonën Operative të Dukagjinit.
    Me përvojë të gjatë në pozita menaxhuese, Enver Haliti ka punuar në ndërmarrje prodhuese dhe
    shërbyese në Kosovë dhe për disa vite në Zvicër, duke fituar aftësi të çmuara në menaxhim dhe
    zhvillim strategjik.
    Në politikë, Enveri ka mbajtur funksione të rëndësishme, përfshirë, Drejtor i Drejtorisë së Kulturës,
    Rinisë dhe Sportit, më pas si Drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Ferizajt,
    Gjithashtu, Enveri ka qenë Kryesues i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE në Kuvendin
    Komunal të Ferizajt,
    Në vitin 2019, Enveri është zgjedhur deputet, për të u rizgjedhur prapë në vitin 2021. Flet
    rrjedhshëm gjuhët frënge dhe angleze. Është i martuar dhe ka katër fëmijë.

    Kontribo