25 01 2025

Arbresha Meha

Arbresha Meha ka lindur më 20 qershor 1970 në Viti dhe jeton në Prishtinë. Është ligjëruese në
fushat e komunikimit, informimit dhe menaxhimit të arsimit, me përvojë të gjerë kombëtare dhe
ndërkombëtare.
Ka përfunduar studimet post-doktorale në Shkencat e Komunikimit në Universitetin e Vjenës, ku
hulumtoi bashkëpunimin mes akademisë dhe industrisë në Austri. Gjithashtu, mban diplomë në
Shkencat e Komunikimit dhe Informimit (Ph.D.), Menaxhimin dhe Marketingun e Biznesit (M.A.) dhe
Gjuhën dhe Letërsinë Angleze (B.A.).
Aktualisht, Arbresha është Profesore e Asociuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj,
ku punon për ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe lidhjen e tij me tregun e punës. Ajo ka dhënë
kontribut të rëndësishëm në hartimin e politikave arsimore dhe zhvillimin e kapaciteteve
institucionale në bashkëpunim me organizata të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare.
Si kandidate për deputete nga lista VETËVENDOSJE!/GUXO, Arbresha synon të përmirësojë cilësinë e
arsimit në Kosovë, të nxisë zhvillimin ekonomik përmes inovacionit dhe të forcojë lidhjet mes
industrisë dhe institucioneve arsimore. Qëllimi i saj është të promovojë politika të drejta zhvillimore
dhe të sjell përvojën e saj si kontribut në fushën e arsimit.

Kontribo

25 01 2025

Enver Dugolli

Enver Dugolli ka lindur më 27 janar 1963 në Nekoc të Drenicës. Studimet universitare dhe master i
ka përfunduar në sociologji në Universitetin e Prishtinës.
Si rezultat i veprimtarisë dhe bindjeve të tij politike, Enveri ka qenë i burgosur politik dy herë, në
vitin 1981 dhe 1997, duke kaluar mbi 10 vite në burgje të ndryshme. Ai është një nga të mbijetuarit
e Masakrës së Burgut të Dubravës, dhe u lirua nga burgosja e tij e dytë në vitin 2001.
Pas luftës, Enver Dugolli shërbeu në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe më pas në Forcën e Sigurisë së
Kosovës, ku kreu detyra të rëndësishme ushtarake. Më pas ka qenë Atashe i Mbrojtjes në Tiranë dhe
u nderua me gradën Gjeneral Brigade në pension.
Angazhimin e rregullt politik e filloi në mars të vitit 2018 si anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i
Këshillit të Përgjithshëm.
Enver Dugolli ka shërbyer si Zëvendësministër i Mbrojtjes në Qeverinë Kurti I dhe për një kohë në
Kurti II. Aktualisht, është deputet i legjislaturës së VIII dhe Nënkryetar i parë i Komisionit për Çështje
të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Njohës i thellë i fushës së sigurisë, Enveri është autor i librit “Qark i (Pa)Mbyllur Burgjesh”, botuar në
vitin 2019. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.
Në legjislaturën e ardhshme parlamentare, Enver Dugolli do të angazhohet për mundësi të
barabarta, forcimin e shtetit të së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe punësimin, si dhe për
siguri dhe drejtësi.

Kontribo

25 01 2025

Gramos Agusholli

Gramos Agusholli u lind në janar të vitit 1976 në Pejë. Në qytetin e lindjes ai përfundoi shkollimin fillor e
atë të mesëm, për të vazhduar specializimin si laborant dentar në Stamboll përgjatë viteve të 90-ta.
Përkrahe punës si laborant dentar, Gramosi vazhdoi studimet për Menaxhment Biznesi në Prishtinë.
Profesionin si laborant dentar e si ndërmarrës e ka kulmuar me një laborator të suksesshëm dentar në
qytetin e Pejës.
Gramosin e karakterizon tipari i të qenit njeri i përkushtuar. Ai, përpos që është i përkushtuar në
përmirësimin e statusit ekonomik të qytetarëve, është shumë i angazhuar për të mbështetur
profesionistet e rinjë në hapat e tyre të parë në fushat e tyre përkatëse.
I përkushtuar është Gramosi edhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ku angazhohet për të jetësuar
Alternativën Qeverisëse, dhe sektorin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale e ka prioritet
Gramosi beson që si deputet do të japë kontribut të çmuar që secili qytetar i Kosovës të ketë të drejtën
për kujdes shëndetësor gjithëpërfshirës dhe cilësor, që mund t’i përgjigjet nevojave reale të të gjithë
qytetarëve të Kosovës pa dallim.

Kontribo

25 01 2025

Nasuf Bejta

Nasuf Bejta ka lindur më 3 nëntor 1960 në fshatin Smrekonicë, Komuna e Vushtrrisë. Ka diplomuar
në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, drejtimi Elektronikë, në Universitetin e
Prishtinës “Hasan Prishtina.”
Me një përvojë prej 34 vitesh si mësimdhënës në shkollën e mesme teknike “Lutfi Musiqi” në
Vushtrri, Nasufi ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm në edukimin e gjeneratave të reja.

Angazhimin e tij politik e filloi në zgjedhjet e vitit 2021 si pjesë e listës së përbashkët, Lëvizja
VETËVENDOSJE! – GUXO, ku u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Gjatë mandatit
të tij, ai është përqendruar në çështje që lidhen me arsimin dhe energjinë, duke promovuar politika
për zhvillimin e këtyre fushave jetike.
Në këto zgjedhje, Nasufi kandidon për një mandat të dytë nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me
synimin për të avancuar më tej reformat në arsim dhe politikat energjetike.

Kontribo

25 01 2025

Shqipe Metaj-Isufi

Shqipe Metaj-Isufi u lind në tetor të vitit 1976 në Prishtinë. Ajo është profesoreshë e Gjuhës
Angleze, aktualisht kandidate për PhD në Shkencat Arsimore.
Karrierën e saj si mësimdhënëse e filloi në vitin 1997, në shkollën fillore “Emin Duraku” dhe nga viti
2003 vazhdoi në Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj. Gjithashtu, ka
ligjëruar në Kolegjin Universitar AAB dhe në shkollën private të gjuhëve të huaja “Lindastar”, duke
kontribuar në edukimin e gjeneratave të reja.
Shqipja është e angazhuar në Lëvizje si anëtare e Kryesisë së Qendrës në Ferizaj dhe anëtare e
Kryesisë së Gruas për VETËVENDOSJE! në Prishtinë. Kontributi i saj politik pasqyron përkushtimin
ndaj çështjeve të komunitetit.
Në zgjedhjet e vitit 2021, Shqipja u zgjodh deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Gjatë këtij
mandatit, Shqipja ka punuar për avancimin e sistemit arsimor dhe promovimin e të drejtave të grave
dhe barazisë gjinore.
Në këto zgjedhje, ajo kandidon për një mandat të dytë, duke synuar të vazhdojë kontributin e saj
profesional në arsim dhe të intensifikojë përpjekjet për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave.
Shqipja është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve.

Kontribo

25 01 2025

Ismajl Kurteshi

Ismajl Kurteshi ka lindur më 15 shkurt 1952 në Gjilan, ku edhe jeton. Ai ka përfunduar studimet në
Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, Gjuhë dhe Letërsi Angleze, dhe ka mbi 40 vite
përvojë pune në arsim, përkthime dhe politikë.
Gjatë karrierës së tij, Ismajl Kurteshi ka mbajtur një sërë funksionesh të rëndësishme, duke
përfshirë, Kryetar i Komunës së Gjilanit, Deputet në Kuvendin e Kosovës, Drejtor i Arsimit në
Komunën e Gjilanit. Aktualisht, Ismajli është Këshilltar Komunal në Gjilan dhe një aktivist i
përkushtuar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku shërben si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm.
Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismajli synon të angazhohet në promovimin e
mirëqenies sociale, veçanërisht për të moshuarit dhe Personat me Aftësi të Kufizuara, përmirësimin
e arsimit dhe forcimin e pushtetit lokal, duke punuar për të sjellë ndryshime pozitive në
këto fusha kyçe.

Kontribo

25 01 2025

Nora Fetoshi

Nora Fetoshi është lindur më 27 korrik 1989 në Prishtinë, ndërsa jeton në Prizren me familjen e saj.
Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Gjatë studimeve, si rezultat i përkushtimit të saj ajo ishte përfituese e bursës nga komuniteti i Uells-
it në UK.
Bashkë me stafin akademik dhe studentë organizuan për herë të parë Konferencën e përvitshme
KETNET (Kosova English Teachers Network) të rrjetëzimit të mësimdhënësve. Ka përvojë edhe në
fushën e përkthimit të teksteve të shumta në gjuhën angleze.
Nora ka qenë Këshilltare Politike në Komunën e Prishtinës, pastaj në Ministrinë e Administrimit të
Pushtetit Lokal. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ishte Këshilltare për Komunikim dhe Media.
Për gati dy dekada Nora është aktiviste politike. Në Lëvizjen VETËVENDOSJE është angazhuar si
koordinatore e Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shefe e Protokollit. Përkushtimin
politik e ka pasur për një shoqëri të drejtë e barabartë me theks në ato sociale, të drejtave të grave e
për ambientin.
Është Kryetare e Gruas për VETËVENDOSJE! dhe anëtare e Kryesisë së Lëvizjes në Prizren.
Nora, vazhdimësinë e angazhimit të saj politik në listën fituese të Lëvizjes e sheh në fushën e sigurisë
dhe shtyrjes përpara të kauzës gjinores.

Kontribo

25 01 2025

Ilir Gashi

Ilir Gashi ka lindur më 21 maj 1978 në Prizren, ku edhe jeton, ai është i martuar dhe baba i katër
fëmijëve. Përveç gjuhës shqipe, ai flet rrjedhshëm anglisht, turqisht dhe serbisht.
Studimet i ka ndjekur në Shkencat Politike dhe ka përfunduar masterin në drejtimin e Trashëgimisë
Kulturore dhe Menaxhimit të Turizmit.
Një pjesë të madhe të karrierës së tij, ka qenë i angazhuar në organizatat e shoqërisë civile, duke
realizuar projekte të shumta kulturore dhe edukative. Ka menaxhuar organizimin e 15 edicioneve të
panairit të librit në Prizren, panairit kulturor dhe projektit “Promovimi i Diversitetit Kulturor në
Kosovë.” Gjithashtu, ka kontribuar në disa media elektronike lokale si redaktor i programeve
informative dhe kulturore.
Angazhimi i tij politik ka filluar në vitin 2017 me zgjedhjen si anëtar i Kuvendit Komunal në Prizren,
ku vazhdon të shërbejë gjatë mandatit të tij të dytë.
Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ai synon të kontribuojë në përmirësimin e qeverisjes
lokale, mbrojtjen dhe promovimin e kulturës dhe trashëgimisë kulturore, zhvillimin e turizmit, si dhe
në adresimin e çështjeve që lidhen me ambientin, urbanizmin dhe mirëqenien sociale.

Kontribo

25 01 2025

Teuta Mulaj

Teuta Mulaj është lindur më 10 mars 1991 në Vjenë, Austri, dhe aktualisht jeton dhe vepron në
Klinë. Është e martuar dhe është nënë e dy fëmijëve.
Studimet universitare i ka kryer në Histori dhe Edukatë Qytetare, në Fakultetin e Edukimit të
Universitetit të Prishtinës, dega Gjakovë.
Përvoja profesionale e saj përfshin një angazhim të gjatë në arsim, ku ka dhënë kontribut të
rëndësishëm për zhvillimin dhe avancimin e metodave dhe praktikave edukative. Përtej fushës së
arsimit, ajo ka qenë aktive në projekte komunitare që synojnë përmirësimin e jetës sociale dhe
mbështetjen për grupet më të margjinalizuara të shoqërisë.
Në angazhimin politik, Teuta është Kryetare e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Klinë. Nën
drejtimin e saj, Qendra ka intensifikuar aktivitetet organizative dhe ka forcuar lidhjet me qytetarët,

duke adresuar sfida të rëndësishme lokale dhe duke rritur ndërgjegjësimin për politikat e partisë në
nivel lokal.
Si deputete e zgjedhur, ajo synon të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit. Po ashtu,
prioritetet e saj përfshijnë drejtësinë sociale dhe zhvillimin ekonomik, me fokus të veçantë në
avancimin e të drejtave dhe mirëqenies së qytetarëve të Klinës dhe të gjithë Kosovës.

Kontribo

25 01 2025

Shpend Bardiqi

Shpend Bardiqi është lindur më 28.02.1994 në Fushë-Kosovë. Aktivitetin e tij politik e ka filluar që në
shkollën e mesme “Sami Frasheri, kur i’u bashkua aktiviteteve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Që nga fillimi i aktivitetit të tij, u përkushtua në shtrirjen e strukturave të Lëvizjes, në përfaqësimin e
kauzave kombëtare dhe çështjeve tjera të interesit lokal.
Aktualisht, Shpendi është Kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Fushë-Kosovë, njëherit
edhe asambleist Komunal në këtë Komunë. Gjatë mandatit të tij tashmë tre vjeçar ka qenë aktiv
duke ngritur çështje dhe shqetësimi nga komuniteti lokal, mirëpo edhe duke ofruar zgjidhje për to.
Ka një përvojë pune si inxhinier i ndërtimit në kompaninë kanadeze “AG Engineering”, dhe aktualisht
është i punësuar në kompanine gjermane “Schneider Liftkos”.

Kontribo

25 01 2025

Gazmir Raci

Gazmir Raci është politikolog me mbi dy dekada përvojë në shoqërinë civile, organizata
ndërkombëtare dhe institucione qeveritare, me fokus në fqinjësinë e mirë, dialogun dhe
bashkëpunimin rajonal.
Aktualisht, punon si zyrtar i Projekteve të Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë –
Mal i Zi, duke adresuar sfidat zhvillimore dhe ndërtuar ura bashkëpunimi në fushat e turizmit,
ambientit dhe zhvillimit ekonomik.
Në vitet e fundit, Gazmiri ka qenë i angazhuar si analist politik, ku ka ofruar perspektiva të vlefshme
mbi çështjet politike dhe sociale në Kosovë.
Nga viti 2000 deri në vitin 2010, Gazmiri shërbeu si Kryetar i Rrjetit Rinor të Pejës, duke qenë një
lider aktiv në shoqërinë civile. Për angazhimin e tij, ai është vlerësuar nga Ambasada Amerikane me
çmimin “Everyday Heroes.”
Pasioni i tij për promovimin e një jetese të shëndetshme dhe të qëndrueshme reflektohet në faktin
se është një ndër themeluesit e grupit më të madh të çiklistëve në Ballkan.
Angazhimet e tij profesionale dhe personale reflektojnë vizionin e tij për një Kosovë të zhvilluar dhe
të integruar në BE, NATO dhe OKB. Ai mbetet i përkushtuar ndaj forcimit të fqinjësisë së mirë,
bashkëpunimit rajonal dhe qeverisjes së mirë në nivel lokal.

Kontribo

25 01 2025

Shuajb Blakçori

Shuajb Blakçori ka lindur më 13 prill 1992 në Letanc, Podujevë. Ai ka përfunduar studimet master në
Ekonomi të Gjelbër dhe Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik, duke u specializuar në hartimin dhe
zbatimin e politikave që mbështesin ekonominë dhe ruajtjen e mjedisit.

Në aspektin profesional, Shuajbi aktualisht mban pozitën e Drejtorit të Inspeksionit në Komunën e
Podujevës, ku ka kontribuar në zbatimin e rregulloreve dhe përmirësimin e shërbimeve lokale. Më parë
ka shërbyer si Drejtor i Administratës, duke ndihmuar në rritjen e efikasitetit të qeverisjes lokale.
Si deputet i zgjedhur nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ai synon të angazhohet pë zhvillimin ekonomik
të qëndrueshëm, duke mbështetur politikat që krijojnë vende të reja pune dhe forcojnë bazën
ekonomike të vendit, gjithashtu për zhvillimin e infrastrukturave sportive dhe kulturore, për të
përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, sidomos të rinjve.

Kontribo

25 01 2025

Fjolla Ujkani

Fjolla Ujkani është lindur më 13 maj 1997, në fshatin Reznik, Komuna e Vushtrrisë. Ajo ka diplomuar në
Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës dhe aktualisht ndjek studimet pasuniversitare në
Administratë Publike-Diplomaci në Universitetin AAB.
Nga viti 2017, Fjolla ka qenë anëtare e Kuvendit Komunal në Vushtrri si përfaqësuese e Lëvizjes
VETËVENDOSJE!. Në vitin 2019, ajo u zgjodh deputete për herë të parë në Kuvendin e Kosovës, ku
shërbeu si anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe
Peticione.
Në vitin 2021, ajo fitoi mandatin e dytë si deputete, duke u angazhuar si nënkryetare e Komisionit
për Integrime Evropiane. Gjatë këtij mandati, Fjolla ka përfaqësuar Kosovën në takime dhe forume
evropiane të nivelit të lartë, si pjesë e Procesit të Berlinit dhe komisioneve parlamentare për
marrëveshje ndërshtetërore.
Në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, Fjolla synon të fokusohet në proceset integruese të
Kosovës drejt Bashkimit Evropian, fuqizimin e pozitës së gruas në jetën shoqërore dhe institucionale,
si dhe avancimin e politikave për të rinjtë.

Kontribo

25 01 2025

Milazim Salijaj

Milazim Salijaj i lindur më 12.08.1963 në fshatin Duraj, Komuna e Kaçanikut, ku dhe jeton.
Me një formim të gjerë profesional, ai është Gjeodet, Inxhinier i Hidroinfrastrukturës dhe i
diplomuar në Juridik me Menagjim të Patundshmërive me Infrastrukturë.
Karrieren e tij profesionale e nisi si gjeodet në sektorin e Kadastrit ne Komunen e Kacanikut, ku
punoi deri në vitin 2004. Më pas, nga viti 2005, u angazhua në N. SH.” Gjeoprojekt ”, ku
shërbeu si menaxher dhe gjeodet i licencuar, duke vepruar në sektorin privat deri më14
shkurt 2021, kur u zgjodh Deputet në Kuvendin e Kosovës.
Me mbi 30 vite përvoje profesionale në fushën e Kadastrit, të drejtave pronësore dhe
Gjeodezisë, Salijaj ka ofruar kontribut të rëndesishëm si ekspert gjyqësor për çështje pronësore
dhe kadastrale per mbi 20 vite. Ai gjithashtu ka eksperiencë te pasur 25 – vjeçare në planifikimin
urban, hartimin dhe menaxhimin e projekteve infrastrukturore, perfshirë rrjetet e kanalizimit,
ujësjellesit dhe projekte të shumta të infrastrukturës rrugore.
Gjithashtu z. Salijaj është kryetar i Shoqates se Gjeodetëve të Kosovës për regjionin e Ferizajit
dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës.

Nga 2021, Milazim Salijaj është zgjedhur deputet dhe është anëtar i Komisionit Parlamentar për
Mjedis, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Me përkushtimin dhe përvojen e tij, Milazimi synon të
avancoj legjislacionin dhe zbatimin e projekteve që përmiresojnë cilisinë jetesës në Kosovë.

Kontribo

25 01 2025

Valon Hoti

Valon Hoti është lindur më 07 nëntor 1988 në Malishevë.
Ka ndjekur studimet në në fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Nga viti 2007 është i angazhuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, duke qenë aktivisht pjesë e organizimit
si dhe pjesë e strukturave drejtuese. Nga viti 2014 deri në 2017 anëtar në Kuvendin Komunal në
Malishevë. Nga viti 2018 deri në vitin 2023 ka qenë i angazhuar në cilësinë e koordinatorit për
Qendra në Lëvizje. Përgjatë kësaj periudhe i angazhuar në trupa të brendshëm organizativ, si
komisioni i përgjithshëm zgjedhor dhe pjesë e shtabeve zgjedhore. Krahas angazhimit politik, në
periudha të ndryshme i angazhuar edhe në sektorin privat.
Aktualisht është i angazhuar në cilësinë e këshilltarit të lartë politik/shefit të kabinetit në MMPHI.
Si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Republikës synon që të shtyjë përpara programin politik të
Lëvizjes VETËVENDOSJE!, politikat progresiste e veçmas ato që kanë të bëjnë me mirëqenien e
qytetarëve tanë, si në agjendën legjislative të Kuvendit të Republikës, e po ashtu edhe përmes
angazhimit në komisione parlamentare. Sikurse në aktivitetin politik zotohet që disiplina e marrja e
përgjgjësive që i takojnë, do ta shoqërojnë edhe përgjatë angazhimit të tij si deputet. Do të
angazhohet për barazi e për një republikë ku rendi e ligji ruhen e respektohen me fanatizëm.
Komuna prej nga vjen, pra Malisheva, sigurisht që do ta ketë vëmendjen e tij, duke u angazhuar për
përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë në atë zonë, përmes nismave e projekteve të ndryshme që
për qëllim kanë zhvillimin e qytetit.
Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Kontribo

25 01 2025

Hamdi Jaha

Hamdi Jaha, i lindur më 28 shtator 1964 në fshatin Recicë të Podujevës, është inxhinier ndërtimtarie
me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në fushën e ndërtimtarisë, mbrojtjes së ambientit dhe
menaxhimit urban.
Ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës dhe studimet pasuniversitare në Zvicër, duke
vazhduar doktoraturën në Universitetin Politeknik të Tiranës me fokus në zvogëlimin e ndotjes dhe
trajtimin e ujërave.
Në pozitat e tij si Drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në Podujevë dhe
si drejtor në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Jaha ka udhëhequr projekte madhore për zhvillimin
urban dhe mbrojtjen e burimeve natyrore. Përvoja ndërkombëtare në Zvicër e ka pajisur atë me
njohuri teknike dhe menaxheriale që ai i ka sjellë në Kosovë për të përmirësuar infrastrukturën dhe
mbrojtjen e mjedisit.
Angazhimi i tij atdhetar nis nga vitet 1981, kur u përfshi në rezistencën për çlirimin e Kosovës, duke
bashkëpunuar me figura si Zahir Pajaziti, Adem Jashari dhe Afrim Zhitia. Për shkak të veprimtarisë së
tij, Jaha përjetoi përndjekje dhe kaloi në ilegalitet, duke luajtur rol të rëndësishëm në mobilizimin e
diasporës shqiptare në Zvicër.

Si kandidat për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Hamdi Jaha synon zhvillimin ekonomik të
qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit dhe fuqizimin e institucioneve demokratike, duke ofruar
përvojën dhe përkushtimin e tij për të mirën e qytetarëve të Kosovës.

Kontribo

25 01 2025

Egzona Tërdevci

Egzona Tërdevci ka lindur më 21 mars 1994 dhe jeton në fshatin Gllobar, Komuna e Drenasit. Ajo ka
përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, në Banka, Financa dhe
Kontabilitet, dhe aktualisht ndjek studimet për master në të njëjtin drejtim.
Egzona ka përvojë pune prej pesë vitesh në sektorin privat, në financa dhe prokurim, duke zhvilluar
aftësi menaxheriale dhe analitike. Ajo ka shërbyer si Asistente në kabinetin e Zëvendësministrit në
Ministrinë e Ekonomisë, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërmarrësisë, më pas si Asistente në
Komisionin Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe aktualisht është Këshilltare Politike
Profesionale në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në politikë, Egzona është anëtare aktive e Lëvizjes VETËVENDOSJE! prej disa vitesh. Ajo ka shërbyer
si anëtare e kryesisë së Qendrës në Drenas dhe ka drejtuar sekretariatin për emancipim politik. Nga
shtatori i 2022, është kryetare e Qendrës së Lëvizjes në Drenas. Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, u
zgjodh Këshilltare Komunale dhe aktualisht është Kryesuese e Grupit të Asamblistëve të LVV-së në
Drenas.
Si deputete e zgjedhur, Egzona synon të angazhohet për përfaqësimin e grupeve të
nënpërfaqësuara, veçanërisht grave dhe të rinjve. Ajo synon të shtyjë përpara projekte që
përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe zhvillimin ekonomik në Drenas dhe më gjerë.

Kontribo

25 01 2025

Drita Pajaziti

Drita Pajaziti ka lindur në Podujevë më 1994. E diplomuar në Shkenca Politike në Fakultetin Filozofik
të Universitetit dhe Master i Studimeve Evropiane dhe Administratë Publike në Prishtinë, Drita është
aktiviste për barazi sociale dhe zhvillim, Drita është një profesioniste e angazhuar në promovimin e
fuqizimit të gruas dhe krijimin e mundësive të barabarta.
Karrierën e saj e nisi si vullnetare për tri vite në organizata të shoqërisë civile, duke kontribuar në
mbrojtjen e të drejtave dhe përmirësimin e kushteve shoqërore. Më pas, për katër vite, ka punuar
aktivisht në fuqizimin e grave në nivel lokal përmes shoqërisë civile. Në dy vitet e fundit, ka ndërtuar
një karrierë të suksesshme menaxheriale në sektorin privat, duke mbajtur pozita udhëheqëse në një
kompani të ndërmjetësimit të sigurimeve.
Prej vitit 2020, Drita është një anëtare aktive e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke kontribuar në
zhvillimin e politikave dhe projekteve për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe forcimin e
demokracisë. Aktualisht shërben si Këshilltare Komunale në Kuvendin Komunal të Podujevës, ku ka
qenë e angazhuar në nisma dhe projekte që kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe
mirëqenien e komunitetit.
Si deputete, Drita Pajaziti synon të promovojë një agjendë gjithëpërfshirëse dhe të drejtë, me fokus
në barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, arsimin, zhvillimin ekonomik, mbështetjen për bujqësinë
dhe integrimin evropian, duke sjellë reforma dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët e Kosovës.

Kontribo

25 01 2025

Jetmir Ajdini

Jetmir Ajdini ka lindur më 16 nëntor 1991 në fshatin Zgatar, komuna e Sharrit. Shkollimin e mesëm
të lartë e kreu në shkollën e mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren. Studimet universitare i vijoi në
Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, ku aktualisht është duke ndjekur studimet
postdiplomike si specializant i ortopedisë dhe traumatologjisë.
Jetmiri ka punuar si mjek i përgjithshëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren deri
në 2021, dhe më pas vazhdoi si specializant në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë në QKUK-
Prishtinë, ku vazhdon të punoj edhe sot.
Angazhimin politik e nisi në Lëvizjen VETËVENDOSJE! në vitin 2020. Në zgjedhjet komunale të vitit
2021, Jetmiri u zgjodh asambleisti më i votuar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën e Sharrit dhe
aktualisht është kryesues i grupit të asambleistëve të Lëvizjes në Sharr.
Si deputet i Kuvendit, Jetmiri synon të përqendrohet kryesisht në çështjet e shëndetësisë dhe
mirëqenies sociale. Ai do të angazhohet për avancimin e politikave shëndetësore dhe përmirësimin
e shërbimeve shëndetësore për qytetarët në të gjitha nivelet. Zona e Sharrit, si njëra nga prioritetet
e tij kryesore, do të jetë në qendër të angazhimit të tij, duke promovuar projekte konkrete për
zhvillimin e lagjeve dhe fshatrave të kësaj komune.

Kontribo

25 01 2025

Basri Hyseni

Basri Hyseni ka lindur më 4 shkurt 1966 në Carralevë, Komuna e Shtimës, ku jeton edhe sot. Ai ka
përfunduar studimet në Fakultetin e Bujqësis, dhe Masterin në Ekonomi – Menaxhment dhe
Informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Me një përvojë mbi 35-vjeçare në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik, Basriu ka punuar si
asistent në Fakultetin e Bujqësisë për shtatë vite, dhe si koordinator në Ministrinë e Bujqësisë,
Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, më pas si konsulent për organizata ndërkombëtare prestigjioze si IFC
(World Bank Group), Zyra e BE-së, UNDP, USAID, dhe GIZ. Ai ka dhënë kontribut në projekte të
rëndësishme që lidhen me zhvillimin rural dhe bujqësinë në Kosovë.
Ky është angazhimi i parë i Basriut në politikë. Si kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ai synon të
përqendrohet në: investimet kapitale në bujqësi, politikat për ndryshimet klimatike, ngritjen e
digave, përmirësimin e politikave bujqësore dhe mbështetjen e projekteve nga komuniteti.
Fushat e tij kryesore të kontributit përfshijnë bujqësinë, ekonominë dhe mbrojtjen e ambientit me
fokus në adresimin e ndryshimeve klimatike. Basriu është i përkushtuar për të avancuar këto fusha,
duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Kontribo

25 01 2025

Gegë Lleshi

Gegë Lleshi është lindur më 1 gusht 1968 në fshatin Vraniq të Gjakovës, është profesor i edukatës
fizike dhe një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin. Ai përfundoi studimet
për Edukatë Fizike në vitin 1996 dhe më pastaj pas luftës kreu një trajnim gjashtëmujor me KFOR-in
Amerikan dhe Anglez për Inspektor të Rendit (Polici Ushtarake) në vitin 2002.
Karriera e Gegës filloi si profesor i edukatës fizike nga viti 1997 deri në vitin 1998, ndërsa angazhimi i
tij për çështjen kombëtare e çoi drejt themelimit të UÇK-së në Dukagjin. Si një nga drejtuesit
kryesorë, ai luajti një rol të rëndësishëm në organizimin dhe mobilizimin e njësive të para. Pas luftës,

Ai shërbeu si Shef i Administratës dhe Shef i Policisë Ushtarake në Trupat Mbrojtëse të Kosovës nga
viti 1999 deri në vitin 2005. Nga viti 2005 deri 2008 Koordinatore Zyra e Sigurisë Publike, Zyra e
Kryeministrit.Nga viti 2008 deri 2010 Shef i Inspektorave dhe Sigurimit ne ART(Autoriteti Rregullator
i Telekomunikacionit).Nga 2010 deri 2019 Menaxher i Kontrollit të mbrenshëm dhe Trajnimit ne
Posten e Kosovës.Nga 2019 Departamenti i Shitjes dhe Marketingut AKP(Agjensioni Kosovar i
Privatizimit).
Përfshirja e Gegës në aktivitete politike dhe shoqërore daton që nga vitet e tij si student, kur kryesoi
Unionin e Studentëve në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe u angazhua në mbajtjen gjallë të arsimit
shqip në Kosovë gjatë viteve të okupimit. Ai ishte gjithashtu një promotor i pajtimit të gjaqeve dhe i
luftës kundër varfërisë në mesin e shqiptarëve të Kosovës.
Në politikë, Gegë Lleshi është pjesë aktive e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga viti 2020. Ai ka një
ndikim të fortë në mobilizimin e votuesve në disa komuna, përfshirë Gjakovën, Deçanin, Klinën,
Rahovecin, Istogun dhe Prishtinën, duke mbështetur fuqishëm platformën e kësaj lëvizjeje.
Gjatë mandatit të tij si deputet, ai synon të fokusohet në çështje kyçe si forcimi i ushtrisë së Kosovës
dhe përgatitja e saj sipas standardeve të NATO-s, zhvillimi i sportit dhe përmirësimi i infrastrukturës
sportive, si dhe përmirësimi i sistemit arsimor për të krijuar një rini të arsimuar dhe të fuqizuar. Ai
gjithashtu do të promovojë politika për të adresuar çështjet klimatike dhe për të ruajtur mjedisin.
Me përkushtimin dhe përvojën e tij të gjerë profesionale dhe politike, Gegë Lleshi synon të
kontribuojë në ndërtimin e një shteti të fortë dhe të drejtë, duke u angazhuar për përmirësimin e
jetës së qytetarëve të Kosovës.

Kontribo