25 01 2025

Alban Bajrami

Alban Bajrami është lindur më 9 qershor 1993 dhe jeton në Ferizaj. Ka përfunduar studimet bachelor
në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe po vazhdon studimet master
në Integrime Evropiane.
Për dy vite ka punuar si drejtor në një kompani private për menaxhimin e resurseve njerëzore, duke
fituar përvojë të rëndësishme në menaxhim dhe organizim.
Angazhimi politik i tij nisi në moshën 20-vjeçare në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ku gradualisht ka
mbajtur pozita të rëndësishme, si kryetar Pike, anëtar i Kryesisë dhe ushtrues detyre i Sekretarit
Organizativ në Qendrën e Ferizajt.
Që nga viti 2021, Albani ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Kosovës, duke qenë një zë aktiv për
adresimin e sfidave sociale dhe ekonomike të vendit. I nxitur nga vullneti për barazi sociale dhe
gjinore, ai e sheh zbatimin e meritokracisë si një hap kyç drejt përmirësimit të mirëqenies në vend.
Alban Bajrami beson fuqishëm se sistemi i drejtësisë duhet të reformohet përmes procesit të
vettingut, për të ndërtuar institucione të pakorruptuara dhe të besueshme. Si kandidat për deputet
nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ai synon të vazhdojë angazhimin për një shoqëri të drejtë, me
mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik, luftën
kundër korrupsionit dhe fuqizimin e institucioneve demokratike.

Kontribo

25 01 2025

Brunilda Gjura Tafili

Brunilda Gjura ka lindur në Peshkopi, Shqipëri, dhe që nga viti 2009 jeton dhe vepron në Kosovë.
Aktiviste politike që nga viti 2017, ajo është pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe aktualisht shërben

si Këshilltare në Sekretariatin e Përgjithshëm të Lëvizjes. Brunilda është duke përfunduar Masterin e
dytë në Gazetari dhe Komunikim Masiv.
Një emër i shquar në fushën e autosportit, Brunilda është kampione e Kosovës për tre vite radhazi
dhe e para grua shqiptare që ka fituar çmimin prestigjioz “Helmeta e Artë.” Me mbi 45 çmime dhe
trofe në karrierë, ajo arriti sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur e gjashta në botë në Lojërat
Olimpike të Motorsportit (Auto Slalom Electric për femra) të mbajtura në Spanjë në tetor 2024.
Autosportin e ka përdorur si platformë për thyerjen e barrierave gjinore dhe për të promovuar
kauza të rëndësishme, si sensibilizimi për kancerin e gjirit dhe mbështetja për të mbijetuarit e
dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Si deputete e ardhshme, Brunilda synon të përqendrohet në barazinë gjinore dhe politikat
gjithëpërfshirëse, mbrojtjen e të drejtave të grupeve të margjinalizuara dhe zhvillimin e sportit me
fokus në gjithëpërfshirje. Angazhimi i saj reflekton përkushtimin për një shoqëri më të drejtë dhe
mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kontribo

25 01 2025

Fatbardha Zogaj Reka

Biografi e shkurtër e kandidates për deputete FATBARDHA ZOGAJ REKA
Fatbardha Zogaj Reka u lind më 7 korrik 1972 në Prishrinë. Ajo jeton dhe punon në Ferizaj.
Fatbardha ka përfunduar studimet në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, dega
Matematikë-Informatikë. Ajo ka 28 vjet përvojë në arsim si mësimdhënëse e Matematikës dhe
krahas mësimdhënies për 24 vjet është e angazhuar si trajnere në programe të ndryshme për
ngritjen dhe avansimin e cilësisë në arsim dhe edukimin për të drejtat e fëmijëve.
Në periudhën 2004-2008 ka qenë e angazhuar në Kuvendin Komunal të Ferizajt si Koordinatore për
të Drejtat e Fëmijëve.
Kontributin në arsim Fatbardha e ka orientuar edhe në një drejtim tjetër shumë të rëndësishëm. Ajo
është bashkautore e librave shkollor MATEMATIKA 6 , MATEMATIKA 7 dhe MATEMATIKA 9.
E rritur dhe edukuar nga prindër që gjithë jetën ia kushtuan çështjes kombëtare, Fatbardha,
natyrisht që iu bashkua programit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Ajo është Kryetare e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj dhe ka kandiduar për deputete
në Kuvendin e Republikës së Kosovës me synimin se do të jetë zë i lartë dhe i arsyeshëm i
përfaqësimit dinjitoz për të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Fokusi i saj në këtë rrugëtim do të jenë angazhimi për arsim cilësor që përgatit individ të gatshëm
për tregun e punës e akademik të nivelit të lartë, mirëqenia dhe shëndetësi që rrisin standardin e
jetës, barazia gjinore dhe avansim të të drejtave të fëmijëve dhe të rinjëve.

Kontribo

24 01 2025

Salih Zyba

Salih Zyba ka lindur më 1 janar 1977 në Prizren. Studimet universitare i kreu në Menaxhment dhe
Informatikë, në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Ka një histori të spikatur si ushtar i tri luftrave çlirimtare. Pas luftës, ai u angazhua në shërbimet
publike, duke punuar në Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, deri në largimin e tij për shkak
të përfshirjes aktive në aktivitetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Anëtar i Lëvizjes që nga themelimi, Salih Zyba ka mbajtur pozita të rëndësishme brenda organizatës,
duke qenë anëtar i Kryesisë për dy mandate, pjesë e Këshillit të Përgjithshëm dhe kryetar i Qendrës
së Lëvizjes në Therandë. Ai ka shërbyer gjithashtu si Drejtor i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës.
Në karrierën e tij parlamentare, Zyba është zgjedhur deputet për tri mandate radhazi në Kuvendin e
Kosovës. Si deputet, ka shërbyer në komisione kyçe, duke përfshirë Komisionin për Bujqësi, Pylltari,
Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore,
Persona të Pagjetur dhe Peticione, si dhe Komisionin Hetimor Parlamentar për Hidrocentrale.
Aktualisht, në legjislaturën VIII, ai është Nënkryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së
Kosovës për Inteligjencë dhe anëtar i Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe
Zhvillim.
Salih Zyba mbetet i përkushtuar në promovimin e sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit, duke ofruar
kontribut të vazhdueshëm në këto fusha përmes angazhimit të tij politik.

Kontribo