25 01 2025

Arbër Rexhaj

Shkrime

Emri i plotë

Arbër Rexhaj

Arbër Rexhaj është lindur më 16 dhjetor 1985 në Prizren. Ai ka përfunduar studimet për Gjuhë dhe
Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, ku është përzgjedhur si student i
dalluar. Po ashtu, ka përfunduar Fakultetin e Shkencave Politike dhe aktualisht ndjek studimet post-
diplomike për “Letërsi Shkencore” në Universitetin e Prishtinës.
Arbër Rexhaj ka një karrierë të pasur si edukator dhe krijues. Për dhjetë vite ka punuar si profesor në
shkollën e mesme “Remzi Ademaj” në Prizren. Ai është botues i veprave letrare, përfshirë romane,
poezi, monografi, recensione dhe publicistikë. Ka shërbyer për dy mandate si kryetar i Asociacionit
të Shkrimtarëve të Prizrenit dhe Klubit Letrar “Fan S. Noli”.
Në politikë, Arbër Rexhaj ka qenë Kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren nga viti
2010 deri në vitin 2013 dhe anëtar i Kryesisë së Lëvizjes gjatë viteve 2020-2022. Aktualisht, ai është
anëtar i Kryesisë së Qendrës së VETËVENDOSJE! në Prizren.
Në periudhën 2014-2017, ka shërbyer si asambleist në Asamblenë Komunale të Prizrenit, ku u
vlerësua si asambleisti më aktiv nga Instituti Demokratik i Kosovës. Gjatë kësaj kohe, ka kryesuar
Komisionin Parlamentar për Arsim në Prizren.
Arbër Rexhaj është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës për tre legjislatura radhazi: 2017-2019,
2019-2021 dhe 2022-2025. Në legjislaturën e fundit, ai ka qenë anëtar i Komisionit për Siguri dhe
Mbrojtje si dhe Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Arbër Rexhaj mbetet i përkushtuar ndaj avancimit të
arsimit, kulturës dhe sigurisë në Kosovë.