25 01 2025

Arijeta Rexhepi

Shkrime

Emri i plotë

Arijeta Rexhepi

Arijeta Rexhepi ka lindur më 7 korrik 1976 në Gjilan. Studimet i ka përfunduar në Fakultetin e
Edukimit në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Matematikë-Informatikë.
Me një përvojë mbi 25-vjeçare si mësimdhënëse e matematikës dhe informatikës, Arijeta ka dhënë
kontribut të madh në edukimin e gjeneratave të reja. Përveç angazhimit profesional, ajo ka shërbyer
si asambleiste në Kuvendin e Gjilanit për dy mandate dhe është aktiviste e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
që nga viti 2011, duke qenë aktualisht kryetare e GVV-së në Gjilan.
Në mandatin e saj të parë si deputete e Kuvendit të Kosovës, Arijeta ka qenë e angazhuar në
projekte sociale dhe politike që synojnë drejtësi sociale, barazi dhe përmirësimin e mirëqenies së
qytetarëve. Ka qenë e angazhuar në Komision për arsim, kulturë, rini e sport, në Komisionin për
Legjislacion, në Komisionin për të drejtat e komuniteteve dhe në komisionin ad hoc te krijuar nga
kuvendi, Komisionin për vetingun.
Si deputete, Arijeta është e përkushtuar të vazhdojë përfaqësimin e qytetarëve me transparencë
dhe integritet. Synimet e saj përfshijnë fuqizimin e të rinjve dhe grave, promovimin e arsimit cilësor
dhe zhvillimin e politikave që mbështesin një Kosovë më të drejtë dhe të barabartë.