Dafina Alishani

78

Profili

Emri i plotë

Dafina Alishani

Dafina Alishani ka lindur në korrik të vitit 1990 në Prizren. Ka përfunduar studimet në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Stamboll të Turqisë dhe Hagë të Holandës, si dhe studimet post-diplomike në po të njëjtin drejtim në Universitetin e Stambollit. Përgjatë 2013-2017 punoi në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Turqi.

Në periudhën 2008-2016 udhëhoqi Zyren për Mikëpritje të Festivalit Dokufest, ndërsa së fundmi prej periudhës 2017–2018 asistoi kompaninë konsulente KDM në kompaninë ABI. Në vitet 2017-2018 ishte anëtare e Kryesisë së Rrjetit të Organizatave Kulturore në Prizren. Nga viti 2017 u bë pjesë e inciativës feministe në Prizren, FEMaktiv. Aktualisht është menaxhere e Zinxhirit Evropian të Kinemave “Cinemarine Europe”.

Në vitin 2017 iu bashkëngjit degës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren dhe u zgjodh asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit. Është anëtare e Komitetit për Politikë dhe Financa në Kuvendin Komunal të Prizrenit dhe nga viti 2019 është anëtare e Kryesisë së degës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren.