12 12 2018

Fatmire Mulhaxha Kollçaku

Shkrime

Emri i plotë

Fatmire Mulhaxha Kollçaku

Pozita

Nënkryetare e dytë

Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka kryer Fakultetin e Mjekësisë dhe Specializimin në fushën e pidemiologjisë. Ka vijuar studimet post-diplomike për Menaxhment Shëndetësor, në kuadër të projektit të Agjencionit Evropian në partneritet me Universitetin e Prishtinës. Karrierën si mjeke e ka filluar në organizatën “Nënë Terezë”, në Prishtinë.

Në mesin e shumë trajnimeve të kryera janë edhe “Médicins Sans Frontièrs (Mjekët pa Kufij) – Trajnim mbi kujdesin psikologjik post traumatik”, 1999-2000; “Forcimi i Kapaciteteve në Ministrinë e Shëndetësisë, Kosovë” dhe “Trajnimin për Menaxhimin e Programit/DFID 2006. Po ashtu ajo ka vijuar edhe “Shkollën Rajonale Verore mbi Sigurimet Shoqërore 2006”. Ne kuadër të programit “Hope Fellowship” ajo ka kryer trajnimin dhe vizitën studimore në Washington: “Leadership Study Tour 2007″.

Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka qenë deputete në Kuvend të Kosovës gjatë legjislaturës 2004-2007. Gjatë atij mandati ajo ka udhëhequr Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. Bazuar në performancën dhe angazhimin e treguar ajo ka marrë mirënjohje nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) si deputetja më e zëshme e vitit 2007. Aktualisht ajo punon në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Gjatë aktivitetit të saj 15 vjeçar në politikë, ajo ka qenë e angazhuar në veçanti në sektorin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale. Aktualisht ajo është Nënkryetare e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Kandidatë të tjerë