25 01 2025
Imri Demelezi
Imri Demelezi është lindur në vitin 1985, në Viti. Ai është diplomuar në Agroekonomi në Fakultetin e
Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës dhe ka përfunduar studimet master për
“Zhvillim të Qëndrueshëm të Hapësirave Bujqësore dhe Rurale” në Universitetin e Bolonjës në Itali.
Gjithashtu, ka specializuar për “Bujqësi Organike Mesdhetare” në IAM Bari, Itali.
Me përvojë të pasur akademike dhe profesionale, Imri ka punuar si asistent në FBV të UP nga viti
2010 deri në 2012 dhe si hulumtues shkencor në BOKU, Vjenë nga viti 2013. Më pas ka ligjëruar në
Kolegjin UBT deri në marrjen e pozitës së zëvendësministrit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe
Zhvillimit Rural në Qeverinë Kurti I dhe II.
Imriu është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga viti 2012 dhe ka udhëhequr nënkomitetin për
Bujqësi në Viti. Ai është bashkëthemelues i Grupit Punues të LVV në Vjenë dhe koordinator i
komitetit për bujqësi. Në zgjedhjet parlamentare të 2019 ishte kandidat për deputet nga Lëvizja
VETËVENDOSJE!.
Si deputet, Imriu do të angazhohet për avancimin dhe mbikëqyrjen e legjislacionit në bujqësi,
ushqim, pylltari, siguri ushqimore dhe ujore. Ai synon forcimin e rolit të fermerëve, grave dhe rinisë
në sektorin agro-ushqimor dhe përkrahjen e tyre për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.