29 12 2018

Ismajl Kurteshi

Shkrime

Emri i plotë

Ismajl Kurteshi

Pozita

Deputet

Ismajl Kurteshi u lind ne vitin 1952 në Gjilan, ku jeton me familjen e tij. Ai është profesor i gjuhës dhe letërsisë angleze. Ismajl Kurteshi është anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që prej vitit 2010. Ai ka qenë i zgjedhur si anëtar i kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kryesues i Këshillit të Përgjithshëm dhe koordinator i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan.

Në mandatin e tij të fundit si deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Republikës së Kosovës ai ka qenë edhe anëtar i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, dhe rikandidon si deputet në zgjedhjet parlamentare 2017.