Leonora Shabani – Bajraktari

72

Profili

Emri i plotë

Leonora Shabani – Bajraktari

Leonora Shabani – Bajraktari u lind më 24 korrik 1978 në Prishtinë. Ajo ka studiuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike pranë Universitetit të Prishtinës, si dhe për Shkenca Politike në Kolegjin Universum.

Leonora është bashkëthemeluese e Shoqatës Down Syndrome Kosova, ku ka implementuar fushata për ngritjen e vetëdijes për edukimin e hershëm të fëmijët me aftësi të kufizuara, arsim gjithëpërfshirës, si dhe për mbrojtjen sociale të grupeve të cënueshme.

Gjatë vitit 2017 edhe zyrtarisht iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Aktualisht, ajo është Kryesuese e Grupit të Këshilltarëve të Lëvizjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës, anëtare e Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë dhe bashkë-koordinatore e asambleistëve të Lëvizjes.

Leonora, gjatë vitit 2018 ka inicuar programin e praktikës profesionale për studentë në ndihmë të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore, ajo ka filluar të zbatojë këtë praktikë në disa shkolla fillore dhe të mesme, duke mobilizuar mbi gjashtëdhjetë (60) vullnetarë, studentë të drejtimeve psikologji, edukim dhe logopedi.