Rozeta Hajdari

21

Profili

Emri i plotë

Rozeta Hajdari

Rozeta Hajdari ka lindur më 10 qershor 1974, në Pejë. Hajdari ka marrë titullin magjistre e shkencës për biznes dhe ekonomi nga Universiteti “Linneaus” në Växjö, Suedi dhe tani është kandidate për doktoratë në programin menaxhment dhe informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Ka ligjëruar lëndët e menaxhimit të biznesit dhe ekonomisë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë dhe në RIT Kosova (AUK).

Rozeta Hajdari ka 20 vite përvojë pune profesionale, duke përfshirë punën dhe kontributin e saj në ndërtimin e institucioneve, planifikimin dhe koordinimin e politikave, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin, në nivel kombëtar dhe sektorial, me fokus të veçantë në ekonomi, arsim, qeverisje të mirë, reforma të administratës publike, efektivitetin e ndihmës ndërkombëtare dhe integrimin evropian. 

Në shkurt të vitit 2020, ajo u emërua ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. Rozeta drejtoi veprimtarinë e pesë portfoliove nga pesë ministri, të shkrira në një ministri, duke ndjekur parimet e punës së ndershme dhe qeverisjes së mirë.

Mbështetur në përvojën profesionale dhe besimin e qytetarëve, Rozeta do të punojë për të identifikuar dhe shfrytëzuar sa më mirë burimet tona vendore – natyrore e njerëzore – për zhvillim të qëndrueshëm shoqëror e ekonomik. Ajo beson se Kosova ka burime të mjaftueshme për të gjithë, me kusht që të shfrytëzohen mirë. Rozeta  do të angazhohet për të zëvendësuar skemat e elitave të korruptuara me programe që përkrahin ndërmarrësin e vyeshëm, dhe do të ndihmojë veçanërisht industrinë për ta bërë konkurruese në tregun evropian.