Sylejman Meholli
Profili
Emri i plotë
Sylejman Meholli
Sylejman Meholli u lind në Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë. Studimet e larta i përfundoi për Mjekësi të Përgjithshme dhe Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës. Studimet master i ka përfunduar në drejtimin Shoqëria Civile dhe Zhvillimi Lokal, në Universitetin e Prishtinës.
Që nga viti 2017 është profesor i lëndëve mjekësore në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”, në Mitrovicë. Aktualisht është udhëheqës i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, në Komunën e Vushtrrisë. Në këtë pozitë ai menaxhon me politikat shëndetësore për kujdesin parësor shëndetësor, duke rritur ndjeshëm cilësinë dhe kushtet e shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë.
Aktualisht është Nënkryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Vushtrri. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai po kandidon si deputet në zgjedhjet parlamentare 2019 për të çuar përpara parimet, programin dhe Alternativën Qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.