14 10 2021

Shëndetësia, prioritet i Valon Ramadanit

Sot, kryetari i ardhshëm i Ferizajt, Valon Ramadani dhe kandidatët për Kuvend Komunal, Shqipe Jashari, Adnan Selmani, Fatmir Ilazi dhe Ferinaze Isufi, vizituan Spitalin e përgjithshëm të qytetit dhe takuan disa nga punonjësit atje. Me vetëm disa reparte funksionale, në mungesë të aparaturave e mjeteve esenciale, në kushte të mungesës së pastërtisë e higjienës, pacientët që marrin shërbime në spital, janë të rrezikuar, në vendin ku do duhej të ndiheshin të sigurt.

Kjo përkundër punës së palodhshme të stafit mjekësor, angazhimi i të cilëve po është i pamjaftueshëm, në drejtim të përmirësimit të gjendjes në të cilën është katandisur jo vetëm spitali, por shëndetësia në përgjithësi, nga qeverisjet e deritanishme komunale, hatërmbetjet e të cilave Ferizajn e kanë lënë pa spital. Me Lëvizjen në Qeverisje dhe Valon Ramadanin si Kryetar, Ferizaj do ta ketë spitalin e vet, me të gjitha repartet e nevojshme për ofrimin e shërbimeve. Pacientët më nuk do të përballen me mungesa të materialeve që në spital do duhej të ishin të domosdoshme, e ambientet në të do të mirëmbahen, ashtu që ato të mos jenë burim infeksioni.

#BASHKËQEVERISIM

#VALONIpërKRYETAR

Kontribo