02 11 2019

Takim me ish deputeten e Parlamentit Evropian, tani kryetare e Forumit të Gruas të Partive Popullore Evropiane, Doris Pack

Dje, nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z.Besnik Bislimi, dhe anëtaret e kryesisë znj. Fitore Pacolli dhe z. Kreshnik Ahmeti, pritën në takim ish deputeten e Parlamentit Evropian, tani kryetare e Forumit të Gruas të Partive Popullore Evropiane, Doris Pack, e cila shoqërohej nga drejtori i Konrad Adenauer Stiftung në Kosovë, Johannes D. Rey dhe zyrtarë të tjerë të këtij fondacioni.

Në një ambient miqësor u diskutua për procesin dhe rezultatin zgjedhor. Znj. Pack uroi Lëvizjen VETËVENDOSJE! për rezultatin dhe u interesua për procesin e negociatave për themelimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! njoftoi znj. Pack për prioritetet programore të Qeverisë. Palët diskutuan për nevojën e prioritizimit të çështjeve socio-ekonomike si edukimi, zhvillimi ekonomik i vendit dhe ngritja e mirëqenies së qytetarëve. Në takim u pajtuam se për arritjen e këtyre qëllimeve domosdoshmëri do të jetë lufta e pakompromis kundër korrupsionit.

Në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan që t’i vazhdojnë dhe thellojnë raportet në mes tyre.

Kontribo