30 10 2019

Takim me kandidatët për deputetë nga komuniteti boshnjak, egjiptian dhe ashkali

Sot, Kryetari Kurti, së bashku me anëtarin e Kryesisë së Lëvizjes, z. Xhelal Sveçla, takoi kandidatët për deputetë nga komuniteti boshnjak, egjiptian dhe ashkali, znj. Emilija Redžepi, znj. Duda Balje, z. Artan Berisha, z. Veton Berisha dhe z. Hetem Arifi.

Me përfaqësuesit e këtyre komuniteteve biseduam për mbarëvajtjen dhe rezultatin e procesit zgjedhor, për planet e qeverisë së re, sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit për shtetndërtim demokratik dhe progres socio-ekonomik.
Kryetari Kurti i njoftoi se prioritet i qeverisë së re do të jetë zhvillimi ekonomik që sjell punësim, luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit institucional përmes gjyqësorit të drejtë, dhe politikat sociale që zbusin pabarazinë në shoqëri.

Kurti i siguroi përfaqësuesit e komuniteteve që qeveria e tij do t’i trajtojë të gjithë qytetarët e Republikës në mënyrë të barabartë pavarësisht përkatësisë kombëtare dhe theksoi se përparimi i komuniteteve pakicë bëhet përmes zhvillimit ekonomik dhe se kjo do të jetë prioritet me qeverinë e re. Në përfundim të takimit shprehëm gatishmërinë për ta vijuar dhe zgjeruar komunikimin dhe bashkëpunimin mes nesh.

Kontribo