17 10 2022

Tentim-grabitje të 17 mijë m2 pronë publike, kryetari i Prishtinës heshtë!

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë mbajti sot konferencë për media pas vendimit për caktimin e seancës ndaj padisë dhe kërkesës për vendosjen e masës së përkohshme për projektin e dyshimtë të NPB-së dhe kompanive të tjera.

Sekretari i Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, Egzon Azemi tha se tash e një vit jemi dëshmitarë të përpjekjes për grabitjen e 17 mijë m2 hapësirë publike në qendër të kryeqytetit tonë. Kjo pronë e qytetarëve është vendosur në shënjestër të mafias së ndërtimit dhe pastrimit të parasë falë veprimeve të paligjshme të ish bordit të Ndërmarrjes Publike Banesore, përmes kryeshefit Hajdar Hoxha, dhe tolerimit në mosbashkëpunim të ish Kryetarit të Komunës dhe ish drejtorëve të tij.

“Sigurisht pas gjithë këtyre shkeljeve dhe pas reagimeve që ngritëm, Prokuroria konfirmoi hetimet dhe policia u urdhërua të kryej bastisjet në zyrën e NPB-së. Ju bëjmë thirrje iniciuesve të këtij projekti, atyre që po i mbrojnë e mbështesin, atyre që po provojnë të ndërhynë edhe në sistemin e drejtësisë, që mos të provojnë t’i prekin provat apo njerëzit që po interesohen në zbardhjen e këtij rasti jashtëzakonisht të dëmshëm e të dyshimtë ngase të gjithë jemi me sytë tek ju. Por veçanërisht prokuroria’’, tha Azemi.

Ndërsa Këshilltari Komunal i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, Gëzim Sveçla tha se u deshën plot 71 ditë që gjykata të mbajë seancën ku do duhej të mbrohen 17 mijë metra katrorë pronë publike. Edhe pas kësaj po vazhdon heshtja e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, që paraprakisht këtë Ndërmarrje ia la nën kujdesje aksionarëve të PDK-së.

“Heshtja në këtë rast është tolerim i krimit. Në vend se Komuna të bashkohej me ne në këtë padi, Komuna nëpërmjet NPB ka sjellë sot përgjigje në padinë tonë ku e mbron këtë projekt të paligjshëm e për më keq, mbrojtja e kompanive private në sinkronizimin me Komunën, pra NPB, mbrojnë veprimet e bëra nga ata që tani janë në hetim nga prokuroria. Çfarë mund të thuhet më shumë, përveçse figurë e krimit të organizuar”, përfundoi Sveçla.

Kontribo